Receta Gatimi

Si tė pėrballohet hipertensioni


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Si tė pėrballohet hipertensioni


    Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumė ndėrlikime, por nė raste tė tensionit tė lartė paraqet simptoma tė tilla si: dhimbje koke, marramendje, dhimbje dhe ndjenje rėndesė nė gjoks, pagjumėsi, urinim i shpeshtė, etje e madhe, dobėsi muskulore dhe humbje ekuilibri.

    Tensioni i lartė i gjakut, hipertensioni jo shumė i lartė,sipas specialisteve, mund tė pėrballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime nė jetėn e pėrditshme, si dhe nė regjimin ushqimor.


    Humbisni kilet e tepėrta

    Mungesa e peshės ėshtė njė hap tepėr i rėndėsishėm nė normalizimin e hipertensionit. Madje nuk ėshtė e rastit qė shpesh personat qė vuajnė nga hipertensioni pėrfshihen nė kategorinė e njerėzve me mbipeshė.
    Rreziku nga kilogramėt e tepėrt ėshtė mė i madh kur mbipesha ėshtė grumbulluar nė disa pjesė tė trupit, konkretisht nė bark dhe kraharor.
    Tė mirat e mungesės sė mbipeshės janė tė shumta. Pėrveē se ajo ndikon nė uljen e tensionit tė lartė arterial, vepron edhe nė rėnien e nivelit tė kolesterolit etj. Gjithashtu, ndihmon nė rregullim e niveleve tė sheqerit nė gjak nė rast diabeti. Mos harroni se kombinimi i tensionit tė lartė, i kolesterolit nė rritje dhe diabetit pėrbėn njė faktor tepėr rėndues pėr funksionimin normal tė sistemit kardiak.

    Shėtisni
    Specialistėt ju kėshillojnė tė sėmurėve me tension tė lartė qė tė ecin tė paktėn 2-3 herė nė javė pėr 45. Pėrkundrazi, ata ndalojnė ushtrimet me peshė pasi nė kėtė mėnyrė rritet shumė presioni arterial dhe vonon qė tė vijė nė nivele fiziologjike.
    Ndėrkaq, nuk pėrjashtohet qė njė i sėmurė me hipertension tė kryejė ushtrime me pesha, por kjo do tė realizohet vetėm pasi ai tė ketė nisur tashmė njė program aerobie, sipas kėshillave tė mjekut tė tij dhe nė bazė tė rezultateve tė analizave tė domosdoshme.

    Ndėrprisni duhanin
    Duhani shkakton ēarjen e kapilareve dhe ndikon nė humbjen e elasticitetit tė tyre. Ėshtė provuar se akoma edhe njė cigare ėshtė e aftė tė shkaktojė ēarje dhe kjo sepse presioni i gjakut, qė qarkullon nė brendėsi tė kapilarėve, rritet. Pėrveē tensionit tė gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrės pasi kjo e fundit ėshtė e detyruar tė punojė mė tepėr me qėllim qė tė mbulojė nevojat e organizmit me oksigjen.
    Me ndėrprerjen e duhanit muret e kapilareve bėhen mė elastike, ndėrsa zemra punon me ritėm normal dhe nuk lodhet.

    Kontrolloni stresin
    Megjithėse kjo kėshillė ėshtė e vėshtirė qė tė zbatohet, pasi stresi ėshtė i pranishėm nė jetėn tonė tė pėrditshme, e vėrteta ėshtė se nėse dėshironi ta pėrballoni me sukses hipertensionin duhet tė kontrolloni stresin. Me fjale tė tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke ēuar nė rritjen e tensionit tė gjakut.
    Personat e brezit tė tretė janė mė tė prekur nga hipertensioni pasi kapilarėt e tyre janė mė tė fortė, mė shumė pak elasticitet, pėr shkak tė moshės.

    Kujdesuni pėr regjimin ushqimor
    Preferoni peshk dhe zarzavate. Peshqit si sardelet, salmoni etj. pėrmbajnė tre pėrbėrje yndyrore tė cilat ėshtė provuar se ndihmojnė nė uljen e tensionit tė gjakut. Studimet rreth kėsaj ēėshtje janė realizuar nė popuj tė cilėt konsumojnė shumė peshk, si p.sh. eskimezėt. Natyrisht qė efekti i kėtyre pėrbėrjeve tek ju varet nga shpeshtėsia e konsumimit tė peshkut.
    Mirė ėshtė qė tė preferoni tė hani peshk dy herė nė javė dhe tė kufizoni konsumin e mishit tė viēit, pulės etj. deri nė njė herė nė javė.
    Frutat dhe zarzavatet kanė nė pėrbėrjen e tyre lėndė tė cilat ndihmojnė nė ruajtjen e kapilarėve nė gjendje sa mė tė mirė. Pjesa e brendshme e tyre "sulmohet" nga tensioni i lartė i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Nė sajė tė lėndėve tė vlefshme qė pėrmbajnė frutat dhe zarzavatet, kapilarėt qėndrojnė hapur duke lehtėsuar qarkullimin sa mė normal tė gjakut.
    Specialistėt propozojnė qė vaktet tuaja tė kenė nė pėrbėrjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrė mishi.

    Rregulloni temperaturėn e shtėpisė
    I ftohti ėshtė njė faktor rėndues pėr hipertensionin, megjithėse shumė e injorojnė. Nuk ėshtė e rastit qė nė verė kardiologėt zvogėlojnė sasinė e ilaēeve kundėr hipertensionit, pėr shkak se nxehtėsia ul tensionin. Pėrkundrazi, ndenja nė tė ftohtė rrit presionin arterial. Ndaj ėshtė e rėndėsishme qė shtėpia juaj tė jetė e ngrohtė.

  2. #2
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    iceman kjo hyn ne pun dhe per ty

+ Pėrgjigju tek Diskutimi