Secili qė ka punuar me rrjetė pa tela (wireless) e di shumė mirė se, muhabetet pėr 100 metra e mė shumė tė radiusit tė mbulimit, nuk janė gjithmonė tė sakta. Nganjėherė mjafton edhe njė mur i trashė, qė tė prish tėrė sinjalin. Ja disa kėshilla, se si tė mbuloni mė mirė banesėn apo shtėpinė, me sinjal tė rrjetės pa tela.
Shumė shtėpi sot kanė mė shumė se njė kompjuterė, andaj nevoja pėr rrjetėzim ėshtė ēdo ditė e mė e madhe, ndėrsa mėnyra mė praktike ėshtė rrjetėzimin nėpėrmes rrjetės pa tela. Fatkeqėsisht, radio-valėt me anė tė tė cilave udhėtojnė tė dhėnat, dinė tė jenė tinėzare, andaj sinjali ndoshta nuk do tė jetė i mjaftueshėm sa duhet nė tė gjitha pjesėt e banesės apo shtėpisė.
1. Nėse keni banesė apo shtėpi me dy etazhe, routerin pa tela apo access pointin vendoseni nė katin e sipėrm. Nėse keni vetėm njė kat, atėherė provoni qė pajisjen ta vendosni nė ndonjė pikė mė tė lartė, pėr shembull mbi vitrinė.
2. Kini vėmendjen te pengesat, qė mund tė jenė nė mes tė routerit dhe kompjuterit. Konstruksionet metalike, akuariumet, muret e trasha dhe pasqyrat, ndikojnė dukshėm nė kualitetin e sinjalit.
3. Provoni tė vendosni komponentėt e rrjetės pa tela, sa mė larg qė mundeni nga pajisjet qė mund tė nxisin pengesa/interferenca, siē janė telefonat pa tel, poēet halogene apo furrat me mikrovalė.
4. Ndėrroni kanalin tė cilin punon rrjeta juaj. Pothuajse nė tė gjitha pajisjet ėshtė kanali 6, kryesisht shumica e shfrytėzuesve nuk e ndėrron atė, andaj ekziston mundėsia qė dy pajisjet e afėrta t’i pengojnė njėra-tjetrės. Ky problemi mė sė shpeshti theksohet nė ndėrtesa publike, ku mund tė gjenden numėr mė i madh i rrjetave pa tela.