Disa personazhe VIP kanė menduar ti fusin nė kurth fansat e tyre nė ditėn e gėnjeshtrave 1 prill, me disa shaka tė hidhura apo tė ėmbla pėr jetėn e tyre personale. E para qė ka bėrė njė gėnjeshtėr nga ato qė miqtė e saj e kanė quajtur aspak pa kripė, ka qenė shakaja e Ronela Hajatit, e cila u dha porosi disa miqve tė jepnin lajmin nė wall-in e saj nė Facebook se kishte humbur jetėn nė njė aksident automobilistik me njė mikeshėn e saj. Shumė prej miqve kanė rėnė pre e kėtij lajmi, duke vazhduar me komente ngushėlluese nė wall-in e saj, por kėngėtarja kur e pa qė situata u bė shumė serioze, nuk ka vonuar duke thėnė se ishte njė shaka nga ato qė di ti bėjė vetėm ajo. Ndėrkohė qė kanė vazhduar sot mė njė shaka pak a shumė tė hidhur, po patjetėr shumė mė tė butė se ajo e Ronelės, dy kėngėtaret Rezarta Shkurta dhe Tuna Sejdiu, tė dyja tė martuara. Ato kanė ndryshuar mė 1 prill statuset e tyre nga marrie, i kanė bėrė single. Sigurisht qė ka qenė njė shaka qė nuk ėshtė marrė aspak seriozisht nga fansat e tyre. Kėngėtarja Anjeza Shahini ka bėrė njė shaka tė butė pėr 1 prill, ndėrsa ka shkruar se ėshtė pajtuar me tė dashurin.