Nė televizor duken ndryshe dhe janė mė serioz. Nė paraqitjet e tyre publike janė mendjemėdhenj dhe rrallėherė flasin me ne.
Por aktorėt kryesor tė politikės kosovare nė serinė kreative The Pimpsons, tė publikuar ekskluzivisht nė rrjetet sociale si Facebook e Twitter, vijnė nė njė format tė stripit dhe shumė tė ndjekur nga publiku.
The Pimpsons ėshtė njė serial vizatimor i shprehur me humor tė zi, ku ata qė janė pjesė e kėtij reality shou vuajnė mjaft shumė nga dora dhe mendja kreative e autorit tė kėtij seriali, i cili nė shenjė pakėnaqėsie ndaj ngjarjeve ditore politike, ka zgjedhur qė ti pėrqesh ata qė merren me politikė nė Kosovė.
Personazhet kryesore tė The Pimpsons janė liderėt e partive politike, pėrkatėsisht kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, kreu i opozitės, Isa Mustafa, Presidentja, Atifete Jahjaga, Albin Kurti, Shpend Ahmeti, ambasadori amerikan, Christopher Dell, Arben Gashi, Azem Syla, zėvendėsi i ambasadorit amerikan, Michael Murphy, Vlora Ēitaku, Edita Tahiri, Ahmet Shala, ish-presidenti Behgjet Pacolli, dhe personazhet tjera tė politikės, si Mimoza Kusari, Blerand Stavileci, Sabri Hamiti, Qėndrim Gashi, Ilir Deda e Berat Buzhala.
Mirėpo, e veēanta e ēdo episodi tė paraqitur nė baza ditore janė anėtarėt e rinj qė gatuhen brenda ditės si dhe gjuha qė ata pėrdorin brenda serialit.
Nė versionet e publikuara deri mė tash, Hashim Thaēi duket tė jetė mė i afėrt me ambasadorin Dell, ndėrsa Mimoza Kusari e njohur si Limoza, i bindet shefit tė saj, Behgjet Pacollit, dhe nė anėn tjetėr paraqet kėrkesa tė cilat shefi ia plotėson asaj.
Dy prej temave tė cilat mė sė shumti zėnė vend nė The Pimpsons janė shkuarja e politikanėve tė Kosovės nė Bansko tė Bullgarisė pėr ta pėrpiluar planin pėr zhvillim ekonomik, si dhe dhembjet qė liderėt e partive i vuajnė nga prurjet e reja nė politikė.
Autori i kėtij stripi e pėrshkruan krijimin e tij humoristik, si njė parodi e programit te famshėm televiziv amerikan, e cila pėrshkruan gjendjen aktuale politike nė Kosovė, akterė kryesorė tė sė cilės janė personazhet dhe vakitė e tyre, ndėrsa premton se nė ditėt nė vijim, temat dhe personazhet e reja do ti servohen publikut, i cili kėrkon diēka tė tillė.
Nė rast se nuk keni arritur ta kuptoni se pėr ēka ėshtė fjala, dhe ēka po ndodh nė familjen e The Pimpsons atėherė klikoni nė adresėn e tyre nė Facebook, pėraktėsisht nė www.facebook.com/pimpsons