Receta Gatimi

5 tradhtarėt mė tė mėdhenj tė historisė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    5 tradhtarėt mė tė mėdhenj tė historisė

    Tradhtia ėshtė krimi mė i madh qė mund tė bėhet kundėr atdheut dhe nė shumicėn e rasteve dėnohet me vdekje. Koncepti i tradhtisė ndryshon shumė sipas vendeve por sidomos sipas kohėrave nė tė cilat njerėzimi ka jetuar. P. sh., nė ditėt e sotme, nė Palestinė ėshtė radhiti e lartė ndaj shtetit ti shesėsh tokė njė hebreu, edhe nis nuk ėshtė shtetas izraelit, ndėrsa nė Anglinė e shek. te XIV ishte tradhti edhe po ta shihje nė ėndėrr ose ta imagjinoje vdekjen e mbretit, tė mbretėreshės, ose tė fėmijėve te tyre. Kjo ėshtė lista e 5 tradhtarėve mė tė mėdhenj tė historisė njerėzore. Kėta nuk janė tradhtarė individualistė ose njerėz qė tradhtuan pėr pėrfitim, por tradhtarė qė lanė pasoja tė tmerrshme nė historinė botėrore.






    1. Judė Iskarioti

    Tradhtia mė e madhe nė botė pėrbėn njė rast tė jashtėzakonshėm tradhtie. Ajo vlejti vetėm 30 monedha argjendi. Kjo ishte shuma qė priftėrinjtė e lartė tė asokohshėm i paguan tė famshmit dhe famėkeqit Judė, qė ai t’u dorėzonte Jezus Krishtin. Megjithėse nuk ka tė bėjė me tradhti ushtarake apo patriotike e tė tjera si kėto, juda ėshtė bėrė sinonimi mė i goditur i fjalės tradhti.

    Ishte Nata e Pashkėve. Priftėrinjtė menduan se nėse do ta arrestonin Jezusin, do ta ulnin goxha popullaritetin e tij, pasi shpifjet qė thoshin se Jezusi ėshtė blasfemues nuk pinin shumė ujė nė popull.

    Kėshtu qė, vendosėn ta arrestonin natėn e pashkėve. Ishte pikėrisht Juda qė pėr shpėrblimin qesharak prej 30 monedhash argjendi, qė sipas kronikanėve dhe studiuesve, nė kohėn pėr tė cilėn bėhet fjalė me to mund tė blije vetėm dy dele, drejtoi gardėn qė do tė arrestonte Jezusin drejt kopshtit tė Gest’hemane, aty ku Mesia kishte kampuar bashkė me dishepujt e tjerė. Sikur ta kishte parandier namin e keq qė do t’i dilte dhe peshėn e asaj qė kishte bėrė, Judė Iskarioti tė nesėrmen u ktheu paratė priftėrinjve dhe vari veten.

    2. Marcus Junius Brutus

    Pėrpara se tė lindte Perandoria Romake, ishte koha e Republikės Romake, parimet e sė cilės janė baza e pothuaj tė gjitha republikave demokratike qė janė krijuar qysh atėherė, pėrfshi kėtu edhe SHBA-tė. Republika Romake i kishte bazat e saj nė shpėrndarjen e pushteteve dhe kishte njė formė tė decentralizuar tė qeverisjes. Gaius Julius Cezar vendosi t’i jepte fund kėsaj ndarjeje tė pushteteve dhe tė pėrqendronte gjithė qeverisjen nė duart e tij, duke e shpallur veten “Diktator tė pėrjetshėm”. Senati i alarmuar pėr kthesėn qė po merrnin ngjarjet nė dėm tė vetė senatorėve, formuan njė grup konspirativ, misioni i tė cilit ishte vrasja e Jul Cezarit. Nė krye tė grupit vrasės u vendos miku mė i ngushtė dhe njėkohėsisht krahu i djathtė i Cezarit, Marcus Junius Brutus.

    Ne 15 mars tė vitit 44 p. K., Jul Cezari u vra. Sipas analizave tė historianėve nga e gjithė bota, mendohet qė Cezari tė ketė marrė rreth 10 goditje me thike ose shpatė, 8 prej tė cilave mendohet t’i ketė realizuar pikėrisht Brutusi. Kėto sigurisht qė janė mė shumė hamendėsime sesa fakte, por fakti mė i madh dhe mė i pakundėrshtueshėm ėshtė qė Cezari frymėn e tij tė fundit nuk e pėrdori as pėr tė ulėrirė nga dhimbja, as pėr tė bėrė ndonjė deklaratė dashurie, as pėr tė lėnė ndonjė porosi. Me frymėn e tij tė fundit Gaius Julius Cezar tha: “Et tu, Brute?”, qė do tė thotė “Edhe ti, Brut?” Mirėpo vrasja e diktatorit, si shumica e tradhtive doli pėr keq, si pėr Senatin ashtu edhe pėr Brutin. Menjėherė pas vdekjes sė Cezarit, Roma u zhyt nė njė seri tė pafund luftėrash civile. Nė njė nga kėto luftėra, Bruti, nė krye tė njė ushtrie tė madhe, tentoi tė pushtonte Romėn dhe tė bėhej vetė perandor. Roma atė kohė kishte njė forcė mbrojtėse shumė tė vogėl, por qė i dha njė leksion tė madh Brutit: “Tradhtarėt kurrė nuk fitojnė”. Bruti pėsoi njė humbje tė turpshme nė periferinė e Romes. Tė nesėrmen Marcus Junius Brutus, tradhtari i udhėheqėsit mė tė madh tė antikitetit, Gaius Julius Cezar, vrau veten. Ishte tetor i vitit 42 p. K.

    3. Philippe Petain

    Historia e Petainit ėshtė njė histori e rėnies nga parajsa nė ferr. Nė Luftėn e Parė Botėrore, Petain luftoi heroikisht nė mbrojtje tė Francės dhe aleatėve fitues dhe pėr kėtė arsye u shpall menjėherė Hero Kombėtar i Francės. Gjatė paqes midis dy luftėrave ai mori titullin Mareshal i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura Franceze. Falė suksesit dhe popullaritetit tė tij, atė e inkurajuan dhe i ofruan njė karrierė politike si udhėheqės, mirėpo nuk pranoi. Nė vitin 1940, Franca po priste me ankth ardhjen e nazistėve nė kufi. Philippe Petain u emėrua menjėherė Komandant Suprem i Forcave tė Armatosura Franceze dhe Gjeneral i Pėrgjithshėm. Franca besonte se heroi i saj, me gjenialitetin e treguar nė fushėbeteje do t’i shkėrmoqte trupat naziste dhe do tė ruante lirinė aq tė vyer dhe aq tė dėshiruar pėr popullin. Ēfarė bėri heroi? Brenda njė jave ia dorėzoi Francėn Hitlerit pa shkrehur asnjė pushkė tė vetme. Jo vetėm kaq, por bėri Vichyn kryeqytet dhe hodhi poshtė njė mal me reforma liberale qė republika e tretė franceze kishte bėrė. Madje, shkoi dhe mė tej, u bė aleat i pashpallur i nazistėve gjatė pjesės sė mbetur tė Luftės se Dytė Botėrore. Mirėpo, nuk mundi t’i shpėtonte fatit tė zakonshėm tė tradhtarėve: pas luftės u arrestua, u akuzua pėr tradhti dhe u dėnua me vdekje. Por, Presidenti Sharl de Gol, pėr shkak tė moshės sė madhe dhe kontributit tė tij gjatė Luftės sė Parė, e zbuti dėnimin me vdekje nė dėnim me burgim tė pėrjetshėm. Philippe Petain vdiq nė burg nė vitin 1951 nė moshėn 95-vjeēare.

    4. Viskun Quisling

    Quisling ishte njė tjetėr bashkėpunėtor i nazistėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Mirėpo, tradhtia e tij nuk ishte surprizė, si e Petainit. Quisling ishte themeluesi i Partisė Fashiste Norvegjeze, e cila ishte modeluar sipas partisė sė Hitlerit. Kur Gjermania sulmoi Norvegjinė, Quisling bėri puē shteti, duke tentuar tė marrė pushtetin. Mirėpo puēi i tij dėshtoi dhe atij iu desh tė priste derisa gjermanėt ta pushtonin vendin e tij qė ai tė bėhej kryeministėr. Pushteti i tij ishte kukull, pasi nė tė vėrtetė drejtonin nazistėt, por Quisling me dėshirė dhe pėrkushtim tė rrallė udhėhoqi njė varg maskaradash dhe vrasjesh tė patriotėve norvegjezė. Quisling u arrestua nė 9 maj 1945 dhe u ekzekutua nė 24 tetor 1945. Emri i tij ėshtė bėrė sinonim i kolaboracionit dhe tradhtisė, madje prej emrit tė tij ka dalė termi “qeveri kuislinge”.

    5. Benedict Arnold

    Asnjė listė tradhtarėsh nuk do tė ishte e plotė pa pasur nė brendėsinė e saj Benedict Arnoldin, babain e kryetradhtarėve amerikanė tė tė gjitha kohėrave. Historia e tij ėshtė e pazakontė. Ai ishte hero amerikan i luftės revolucionare. Nė rangun e kolonelit, ai udhėhoqi milicinė e Connecticutit, sė bashku me Ethan Allen (udhėheqės i famshėm i njė ēete milicie amerikane gjatė luftės kundėr mbretėrisė) dhe ēetėn e tij gjatė betejės pėr pushtimin e fortesės Tincorderoga, fortesė kjo shukė e rėndėsishme pėr trupat mbretėrore. Menjėherė pas kėsaj, ai mori gradėn gjeneral dhe korri disa nga fitoret mė tė bujshme tė luftės Anglo-Amerikane, pėrfshi kėtu dhe betejėn e famshme tė Saratogės. Por fatkeqėsisht, ai u ndie i nėnvlerėsuar nga Kongresi Kontinental i atėhershėm, pasi mendonte se ata nuk i merrnin shumė seriozisht fitoret e tij. I mbushur me njė urrejtje tė thellė kundrejt Kongresit, nė vitin 1770, ai tentoi t’u dorėzonte West Pointin anglezėve. Komploti i tij u zbulua para se tė realizohej, por pėr ēudinė e tė gjithėve, Arnoldi ia doli mbanė tė arratisej. Menjėherė pas kėsaj, ai u bashkua me forcat angleze, tė cilat i dhanė gradėn gjeneral brigade. Benedict Arnold filloi njė seri fitoresh tė vogla kundėr vėllezėrve tė tij, por karriera e tij ushtarake nė emrin e mbretit ishte shumė e shkurtėr. Nė vitin 1781, britanikėt fimosėn aktin e kapitullimit nė Yorktown.

    Pas luftės, Benedict Arnold u transferua nė Kanada, mė pas nė Londėr. Roli i tij nė histori ėshtė i dyskajshėm: nė Angli ai ėshtė njė hero, nė Amerikė konsiderohet si mė i poshtri i tė gjithė tradhtarėve.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Keta qenkan ata tradhtaret

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. POEZI KUSHTUAR MESUESES SIME TE HISTORISE
    Nga andi_pg nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-04-2011, 09:42 PM
  2. Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori
    Nga eugjeni nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 08:29 PM
  3. Gjinjtė mė tė mėdhenj nė botė
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 03:43 PM
  4. Qente me te medhenj ne bote!
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 09:51 AM
  5. Shqipėria, kjo parajsė e adhuruesve tė historisė
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 03:40 PM