Receta Gatimi

Njė grua nga Tirana bie nė koma dhe zgjohet piktore


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Njė grua nga Tirana bie nė koma dhe zgjohet piktore

    Nė kohėt e shkuara do ishte cilėsuar si njė mrekulli apo dhuratė e ardhur nga qielli, por sot mjekėt po pėrpiqen tė japin njė pėrgjigje shkencore pėr njė ngjarje tė rrallė qė ka ndodhur nė vendin tonė.

    Njė grua ka dalė nga gjendja e komės, por pėr ēudinė e tė gjithėve ajo arrin tė bėjė diēka qė nuk e kishte bėrė kurrė mė parė, tė pikturojė. Bėhet fjalė pėr Vjollcėn e cila ėshtė 56 vjeē dhe vetėm para pak vitesh e zbuloi talentin qė fshihej brenda saj.

    “Unė kam 5 vjet qė pikturoj. Ėshtė e ēuditshme sepse menjėherė pas zgjimit nga koma fillova pikturėn. Tashmė pikturoj ēdo ditė”, shprehet Vjollca.

    Pasi qėndroi nė gjendje tė pavetėdijshme pėr 48 orė, sapo u zgjua Vjollca e kuptoi se diēka kishte ndodhur. Njė interes shumė i madh i lindi pėr pikturėn. Ajo kujton se nuk kishte shfqaur interes pėr tė mė parė.

    “Qė atė ditė kur u zgjova pashė njė piktor dhe mė lindi dėshira pėr tė pikturuar. Shkova tek ai dhe bleva mjetet qė mė duheshin, tė cilave nuk u dija as emrin”, tregon Vjollca.

    E ardhur nė botėn e pikturės pasi kishte kaluar gjysmė shekulli jetė, Vjollca e pati jo pak tė vėshtirė tė pranohet nga rrethi i piktorėve shqiptarė. E pėr kėtė arsye, siē kanė bėrė shumė shqiptarė ndėr shekuj, ajo zgjodhi qė talentin e saj nė botėn e artit ta shtegtojė pėrtej Adriatikut, nė Itali.

    Talenti i shafqur tek Vjollca ishte pasaporta e saj drejt botės sė artit . Me stilin e saj karakteristik ku mbizotėrojnė ngjyrat, Vjollca shumė shpejt filloi tė merrte pjesė nė ekspozitat mė tė mėdha tė artit nė botė duke lėnė gjurmė me talentin e saj.

    E nė kėtė rrugėtim tė suksesshėm nė hapat e artistėve me famė botėrore, pėr Vjollcėn shumė shpejt nisėn tė jepeshin ēmimet e para dhe sigurisht vlerėsime mjaft pozitive nga kritikėt e artit nė mbarė botėn.

    “Paolo Levi mė ka vlerėsuar shumė duke thėnė qė ngjyrat pėrfaqėsojnė jetėn e mrekullueshme qė ka kjo piktore dhe kur ajo pikturon i punon pjesa inkoshiente”, thotė piktorja.

    Vjollca tregon se rryma e cila i pėrshtatet mė shumė asaj ėshtė impresionizmi. Ajo qė e vlerėson shumė njė piktor ėshtė mėnyra e kombinimit tė ngjyrave, qė tek pikturat e Vjollcės ėshtė i mrekullueshėm.

    Njė rast i tillė, kur njė person zgjohet piktor, duket se ėshtė surprizues edhe pėr vetė mjekėt. Doktori neurolog Agron Islami shpjegon mėnyrėn se si mundet njė person nė gjendje kome tė fitojė disa cilėsi qė nuk i ka pasur mė parė.

    “Nė momente tė caktuara, kur personi zgjohet nga koma, disa qendra tė sistemit nervor qė kanė qenė tė fjetura riaktivizohen. Kjo bėn qė prirje tė ndryshme, tė panjohura mė parė tė vihen nė dukje”, shpjegon neurologu.

    Duke prezantuar dy piktura tė saj nė ekspozitėn qė po realizohet nė ambientet e Muzeut Kombėtar, Vjollca premton se shumė shpejt do tė kthehet nė atdheun e saj me njė prezantim tė krijimtarisė: “Nė tetor do tė hap njė ekspozitė nė Shqipėri me rastin e ditėlindjes sė vajzės sime.”

    Pikturat qė Vjollca realizon janė kryesisht lule apo peisazhe nga vende tė ndryshme. Por, ka diēka para sė cilės piktorja jonė dorėzohet dhe nuk e bėn dot.

    “Portretet janė e vetmja gjė qė nuk di tė bėj”, zbulon ajo.

    Rasti i Vjollcės ėshtė jashtėzakonisht i veēantė dhe talenti i saj po ashtu.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    HHaha Ra ne koma dhe u cua artiste

  3. #3
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    woww hahahha

  4. #4
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    e degjova ne tv kte ...vertet shum rast i rrall

  5. #5
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    kujdes se mos provoni te bini ne koma ju...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Denis Dollapaj, nė koma nė emėr tė repit
    Nga vaaldr1n nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 12:19 PM
  2. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-06-2012, 10:47 PM
  3. 34-vjecarja zgjohet adoleshente
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-06-2011, 03:03 PM
  4. Del nga koma, harron fėmijėn
    Nga ulkina nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-03-2011, 03:33 PM
  5. Kroaci, zgjohet nga koma, flet gjermanisht
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2010, 11:15 PM