Edhe pse numrat e magjisė shpesh na lėnė gojėhapur, shumica e tyre kanė njė shpjegim logjik. Tash mund tė mėsoni se ēfarė qėndron prapa 12 iluzioneve mė tė mėdha nė botė.
Zhdukja e Statujės sė Lirisė
David Copperfieldi ėshtė mjeshtėr i zhdukjes, por kur nė vend tė zhdukjes sė zakonshme tė lepujve dhe pėllumbave zhdukė simbolin kombėtar tė rėndė mbi 200 tonelata, kjo ėshtė muhabet tjetėr.
Vetėm disa momente pas zhdukjes sė Statujės sė Lirisė, para publikut u zbulua zgjidhja e thjeshtė. Publiku i Cooperfieldit, i cili e pėrjetoi zhdukjen, nė fakt qėndronte nė njė platformė rrotulluese shtyllat e sė cilės janė tė mbuluara me perde. Platforma lėvizte ngadalė, kėshtu qė spektatorėt nuk e kuptonin se po rrotulloheshin.
Ndarja nė dysh e asistentes me sharrė
Motosharra qė ndanė nė dysh asistenten, ėshtė njė prej numrave mė tė popullarizuar dhe mė tė vjetėr tė magjisė. Ky numėr dramatik, i cili edhe mė tutje ėshtė interesant pėr publikun, ekzekutohet gati qė njėqind vjet.
Nė video shihet njė karrige e cila ėshtė mjaft e thellė qė vajza ti fusė kėmbėt brenda. Ndėrsa, vajza tjetėr - e cila gjendet nė kuti - i qet kėmbėt jashtė. Rripi i cili duhet ta mbajė viktimėn nėn kontroll, shėrben si maskė pėr vendin ku tė dy personat ngjiten.
Sharra kalon me kujdes ndėrmjet dy njerėzve.
Qėndrimi pezull
Chris Angel ėshtė yll roku ndėrmjet iluzionistėve, falė simpatisė qė ka tek adhurueset femra. Ndėrsa, numri i tij kryesor ėshtė qėndrimi pezull mbi tokė.
Qoftė kur qėndron pezull nė rrugė, apo nė qendėr tregtare, ai tėrheqė njė numėr tė madh tė publikut, ose bėn qė tė qėndrojnė pezull njerėzit tjerė.
Sekretin e zbuloi vetė Angel. Pėr kėtė numėr me rėndėsi ėshtė qė publiku tė qėndrojė prapa tij, derisa ai heqė njėrėn kėpucė e cila mbetet e lidhur me tjetrėn, e mė pas - tash me kėmbėt e lira e tė cilat nuk duken para publikut - ai lėvizė pėrpara.
Qėndrimi pezull horizontalisht
Qėndrimin pezull horizontal, kur tė gjithė dėshirojnė tė kuptojnė se si ekzekutohet ky numėr, nuk ėshtė lehtė ta inskenosh.
Njėra prej mėnyrave ėshtė qė platforma tė jetė nė njė shtyllė ēeliku, e cila ėshtė e mbuluar qė tė duket si njėra prej kėmbėve tė iluzionistit.
Derisa platforma noton, iluzionisti nuk guxon tė lėvizė. Ndėrsa, kur lėshohet, duhet tė ecė me kujdes pėr tė mos e zbuluar shufrėn e ēelikut nė skenė.
Gijotina
Gijotina ėshtė njė numėr i cili tėrheqė shumė shikuesit. Me kėtė numėr pėrdoret njė presė e mprehtė, e cila ndanė mollėn nė gjysmė, por jo edhe qafėn e vajzės.
Pjesa e poshtme ėshtė vendimtare, pasi ka disa pjesė tė vogla qė parandalon qė presa ta mbėrrijė qafėn, derisa derėza e vogėl ku futet qafa i lejon asistentes qė para se tė lėshohet presa, ta lėshojė qafėn edhe pak. Nė kėtė mėnyrė krijohet pėrshtypja se po i kėputet qafa.
E tėrė kjo nuk shihet pėr shkak tė veshjes sė asistentes gjatė ekzekutimit tė kėtij numri.
Letrat depėrtojnė nėpėr dritare
Ky numėr fillon me zgjedhjen e njė letre nga pjesėmarrėsi, e mė pas e kthen nė letrat tjera dhe pėrzihen mirė. Iluzionisti i merr letrat dhe i hedhė pėr dritare, ndėrsa nė xham mbetet vetėm ajo letėr tė cilėn e kishte pėrzgjedhur pjesėmarrėsi, dhe atė nga ana tjetėr e xhamit.
Si mund tė depėrtojė letra pėrtej xhamit?
Pasi pjesėmarrėsi nė kėtė numėr ua tregon letrėn tė gjithėve, pėrveē magjistarit - pėrfshirė kėtu edhe asistentes sė tij e cila qėndron prapa xhamit - ajo e ka tė lehtė ta ngjet tė njėjtėn letėr nė xham, kur publiku e ka tė pėrqendruar vėmendjen diku tjetėr.