Femrat me ngjyrė tė errėt tė flokėve shpesh mund tė bėjnė gabime nė grim pėr shkak tė kontrastit tė madh qė krijohet ndėrmjet ngjyrės sė errėt tė flokėve dhe ngjyrės sė lėkurės sė fytyrės (tenit).
Pėr femra me ngjyrė tė errėt tė flokėve, pėrshtaten mė shumė nuancat e ndryshme tė ngjyrave tė ndezura dhe intensive, si pėr sy ashtu edhe pėr buzė, mirėpo me kusht qė tė pėrcaktohet pėr definim vetėm njėra prej tyre. Vendosni: sytė apo buzėt? Assesi tė dyja! Nė tė kundėrtėn, do tė dukeni shumė tė ngarkuara me grim. Nėse jeni nė dilemė se nė cilėn prej kėtyre tė pėrcaktoheni, asnjėherė nuk do tė gaboheni nėse vendosni qė ata tė jenė sytė.
Sytė e grimuar bukur, me nuancė tė kumbullės sė verdhė, ullirit apo ato tė boronicės, nuk do ti zhgėnjejnė asnjėherė femrat me ngjyrė tė errėt tė flokėve. Sidomos, nėse e zbatoni hijen nė mėnyrė tė drejtė, me ndihmėn e aplikatorit, i cili shpėrndan hijen nė kapakun e syrit nė mėnyrė tė barabartė, duke filluar nga mesi i syrit nė drejtim tė kėndeve tė jashtme tė tij dhe duke kompletuar grimin e syve me njė definim tė lehtė me laps ngjyrė vjollce apo tė mbylltė a ngjyrė kafe.
Pėrfundoni me definim tė qepallave me maskara tė zezė apo tė kaftė. Nėse keni ten me nuancė tė hapur, ndėrsa flokėt ngjyrė tė errėt, atėherė rekomandohet tė pėrdoren nuanca mė tė hapura pėr sy./