PERMBAJTJA E PROJEKTIT
KAPITULLI. I RIVIERA SHQIPTARE, POZITA GJEOGRA-FIKE, MADHESIA, RELIEVI
KAPITULLI. II KLIMA DHE HIDROGRAFIA
KAPITULLI. III BOTA BIMORE DHE SHTAZORE
KAPITULLI. IV ORGANIZIMI ADMINISTRATIV DHE QEN-DRAT E BANUARA
KAPITULLI. V POPULLSIA
KAPITULLI. VI EKONOMIA
Kapitulli I Pozita, Madhėsia, Relievi
Riviera shqiptare shtrihet ne pjesen jug-perendimore te Republikes se Shqiperise. Ajo fillon nga Kepi i Guzes ne Gadishullin e Karaburunit dhe perfundon ne Kepin e Stillos ne kufi me Republiken e Greqise. Shtrihet sin je rrip I ngushte toke midis Detit Jon ne perendim dhe Vargmalit Bregdetar ne lindje. Nga veriu ne jug ka nje shtrirje prej 87 km dhe gjeresi nga perendimi ne lindje shkon 8-10km ne pjesen e saj me te gjere. Siperfaqja e saj e pergjithshme eshte 832km2 .
Per arsye studimi ne do te pershkruajme vetem pjesen e Rivieres nga Kepi I Guzes deri ne gjirin e Borshit. Riviera lidhet me krahinat e tjera nepermjet qfave si: me Luginen e Dukatit, nepermjet Qafes se Llogarase (1050km) dhe ne pjesen jugore nga Gjiri i Borshit nepermjet Qafes se Derrases per ne Luginen e Shushices.
RELIEVI
Riviera paraqet nje bukuri mahnitese te relievit shqiptar, ajo eshte nje nga thesaret e cmuara natyrore te vendit tone dhe perben nje resurs shume te rendesishem oer zhvillimin e turizmti (elitar). Pergjate rripit te tokes nga Kepi i Guzes deri ne Borsh, hasim forma te shumellojshme relieve. Gadishulli i Karaburunit paraqet ne vetvete forma te relievit shkembor, i cili nga ana e Detit Jon ngrihet thik mbi det dhe vetem rralle krijon hapesira gjijesh shume te vegjel detare. Si rezultat i abrazionit detar jane krijuar shpella apo guva te cilat kane dukur te mahnitshme si: Granata etj. Duke shkuar drejt jugut, lartesiste fillojne dhe zbuten gjersa ne Palase hasim nje kon te madh aluvional te quajtura rruge te bardha.
Me tej relieve vazhdon kodrinor duke u ulur shkalle shkalle deri ne bregdet. Nga ana lindore vazhdon shpati perendimor i malit te Ҫikes, mjaft i thepisur me gerryrje te medha te shkembinjeve dhe pergjithesisht i zhveshur nga bimesia. Ndryshe keto jane quajtur malet Akro-Keruale.
Nga Palasa gjer ne Borsh, formon nje sere gjiresh dhe plazhesh mjaft piktoreske si Plazhi i Dhermiut, i Jalit, i Spites, Llamanit, Palermos, Qeparoit dhe Borshit. Formo-hen peizazhe te mrekullueshme bregdetare, forma te ndryshme shkembinjsh, ka-nione (si ai I Gjipese), forma erozioni siperfaqesor si Bokerrimat e Kuqe te Vunoit apo gadishuj te vegjel qe futen ne det. Ne pjesen jugore shtrihen dy fusha relativisht te medha dhe shume pjellore me origjine aluvionale si Fusha e Qeparoit dhe ajo e Borshit.
Trualli i Rivieres Shqiptare eshte i ndertuar nga shkembinj gelqeror dhe rrale shfaqen shkembinj terrigjene. Ne Karaburun gjejme edhe mermer, ndersa ne shpatatet e Vargmalit Bregdetar pervec gelqeroreve gjejme edhe sterrale, conglomerate.
KAPITULLI II KLIMA DHE HIDROGRAFIA
KLIMA
Riviera shqiptare ka klime tipike mesdhetare detare me dimer te bute e relativisht te lagesht dhe me vere te nxehte e te thate. Eshte rajon bregdetar i thyer. Ne pergjithesi kjo zone del shpejt nga ndikimi ciklanor, si rrjedhim edhe periudha me mot te mire eshte me e gjate sesa ne pjesen veriore te rajonit. Eshte e hapur nga ererat detare por e mbrojtur nga ererat qe vine nga thellesia e territorit. Faktoret qe ndikojne ne formimin e klimes se ketij rajoni jane:
1. Pozita e saj gjeografike prane deteve Jon dhe Adriatik si pjese perberese te Detit Mesdhe si dhe ndikimi i aktivitetit cilonal dhe anticiklonar mbi kete rajon.
2. Relievi i shumellojshem dhe drejtimi I percaktuar i vargjeve malore dhe luginave.
3. Ndikimi freskues ne vere dhe zbutes ne dimer i Deteve Adriatik dhe Jon, me ane te brizave detare, efekti i te cilave eshte mjaft i ndjeshem jo vetem prane bregdetit (ne territorin perreth qytetit te Vlores, Orikumit, Himares), por edhe ne brendesi te rajonit edhe ne lartesi te tij.
Klima eshte nje factor ndikues edhe ne zhvillimin e turizmit ne vend. Temperaturat me te uleta shfaqen ne muajin Janar dhe mbarojne ne muajin Shkurt (ne Borsh fillojne me 11 Janar dhe mbarojne me 22 Shkurt). Me vone temperaturat vijne duke u ngritur sidomos ne periudhat Korrik Gusht.
Gjate vitit ne Vlore verehen 7 dite te akullta, ne Borsh 3 dite te akullta dhe ne Himare 3 dite te akullta. Gjysma e ftohte e vitit (Nentor Mars) Himara ka temperature me te larta, kurse ne gjysmen e ngrohte (Prill Tetor) ndodh krejt e kunderta. Borshi ka temperatura me te larte se Himara, vetem ne periudhen Mars Tetor kane temperatura te perbashketa.
Pergjithesisht regjistrohen me shume dite te kthjelleta sesa me vranesi. Maksimumi i rrezatimit diellor regjistrohet ne Korrik, ndersa minimum ne Dhjetor.
RESHJET
Sasia mesatare vjetore e reshjeve e vit arrin deri ne 1000 1200 mm ne vit. Me shume bien ne muajt Dhjetor Janar, ndersa sasia me e vogel ne muajt Korrik Gusht Shtator. Deti dhe relievi ndikojne shume ne sasine dhe shperhapjen e reshjeve. Vargmalet Bregedtare qe fillojne nga Gdishulli i Karaburunit dhe vazhdojne me malet e Ҫikes, pengojne ardhjen e masave ajrore te ftohta, kurse masat ajrore te ngrohta e te lageshta perplasen ne shpatin jugor dhe shkarkojne nje pjese te lageshtires. Kjo eshte arsyeja e reshjeve te shumta ne kete zone. Karakteri i reshjeve eshte i rrembyeshem dhe shpsh sjell permbytje sidmos ne muajt Nentor Dhjetor Janar. Debora eshte nje fenomen jo i zakonshem per kete rajon, por edhekur bie nuk qendron per nje kohe te gjate. Kjo shpjegohet me ndikimin zbutes te detit dhe depertimin lirisht te ererave te ngrohta jug-perendimore. Ne pjesen jugore te Rivieres Shqiptare (Borsh) eshte verejtur nje sasi e madhe debore deri ne trashesine 4 cm.
Pozita gjeografike e rajonit prane deteve, format e ndryshme te relievit, vargmalet e larta, luginat gjatesore me drejtime veriperendim juglindje si dhe fushat e hapura ne very, bejne qe ky rajon te jete nen ndikimin e vazhdueshem te ererave te fuqishme si ererat freskuese.
HIDROGRAFIA
Hidrografia e Rivieres Shqiptare eshte e perbere nga Deti Jon, lumenjte Kalasa, Bi-strica dhe Pavla. Deti Jon eshte det i thelle mesdhetar, i hapur deri ne Gjirin e Artes dhe mjaft i ngrohte. Eshte i gjate 270km dhe ka tipare shume te ndryshme nga Deti Adriatik. Pergjate tij ngrihen male, prandaj ky bregdet eshte i larte dhe shkembor. Ne kete bregdet plazhet jane te rralle dhe zallore. Ka edhe sektore te tjere fushore ne grykederdhjen e lumit te Pavles dhe Kalamase, ku brigjet jane te uleta e fushore me plazhe ranore dhe sektore te mocaluar. Pamja terheqesa, burimet e pastra, ujerat e kulluara etj. u japin plazheve bukuri te rralle dhe vlera te medha turistike.
Lumi Bistrica, Kalamasi dhe Pavla jane lumenj fushor me shtrat te shkurter. Ata kane regjim mesdhetar me prurje mjaft te shumta ne stinen e dimrit (Dhjetor Janar) dhe te pakta ne stinen e veres (Korrik Gusht) per shkak te temperaturave re larta. Keta lumenj i derdhinurjet e tyre ne Detin Jon. Gjate shtratit te tyre krijohen pamje te bukura dhe mjaft piktoreske qe terheqin dhume vizitore. Riviera Shqiptare eshte mjaft e pasur edhe me ujera nentokesore, te cilat per vete karakterin e relievit dhe te ndertimit gjeologjik shfaqen ne keto dy forma:
a) Ujerat nentokesore qe dalin ne siperfaqe ne forme burimesh dhe qe jane karakteristike per zonen malore, jugore e juglindore
b) Ujerat ne forme pellgjesh nentokesore pa dalje ne siperfaqe qe jane karakteristike per zonen e ulet fushore dhe ate kodrinore.
Ajo qe terheq vemendjen eshte se keto shperthime ujrash kane nje vargezim njeri mbas tjetrit dhe njeri mbi tjetrin nga buza e detit deri ne lartesite e maleve. Shkalla e dyte e burimeve eshte me e cuditshme, per faktin se ato jane burime me uje te embel dhe te ftohte qe shperthejne nga shtrati i detit, nga poshte lart, 15 20cm, prane brigjeve te detit. Te tilla jane burime si ne Himare (Potan), Borsh, Orikum etj. Shkallezimi i trete i burimeve me dalje uji ne siperfaqe jane me te rralla. Keto rezerva ujore jo vetem qe perdoren si uje I pishem, por gjate viteve te pushtetit popullor jane ndertuar edhe hidrocentrale te vogla per fshatrat e kooperativat bujqesore si ne Dhermi, Palase, Vuno, Qeparo etj. Ne rezervat ujore te pellgjeve ujore pa dalje ne siperfaqe ne zonat fushore e kodrinore, ku diku skishte fare shperthim ujrash, jane bere shpime hidro-gjeologjike gjte viteve te pushtetit popullor. Aty jo vetem u sigurua uje i pishem por edhe prurje uji te fuqishme si ne: Fushe Dukat prane Orikumit etj.
Pamje nga Riviera Shqiptare Deti Jon
Lumi i Bistrices
P.S Me flani per kete teme te pazakonte, por duke qene se kisha nje problem me Word-in, duhej ta hidhja diku punen me projekt. Me gjithate pak njohuri me teper per rivieren tone te bukur shqiptare, sdo t'iu bente keq