Slavka Jerman (56) nga Sllovenia i erdhi gjynah pėr motoristin tė cilin policia e kishte dėnuar 500 euro dhe ia dhuroi paratė. Si garanci se do t’ia kthente paratė, motoristi ia dha kartėmonedhėn e zhubrosur prej njė milion dinarė.
Gruaja e “hėngri foren” e motoristit se kishte nevojė urgjente pėr paratė qė ta paguante dėnimin sepse policia po e priste nė rrugė. Gruaja naive ia dhuroi burri pesė kartėmonedha nga 100 euro, ndėrsa ai ia ktheu njė kartėmonedhė tė vjetėr.

Motoristi i tha se ato ishin para tė Francės me vlerė prej 800 euro, njofton televizioni slloven.

“Isha duke u ngutur, ndėrsa kartėmonedha ishte e zhubrosur. M’u duk e dyshimtė, por mė vonė e kuptova mashtrimin”, tha viktima. Motoristi nuk e hoqi helmetėn kėshtu qė gruaja nuk pati shumė dėshmi pėr t’i treguar policisė. Nuk e mbajti mend as regjistrimin.

“Eurot Franceze” qė i mori ishte vetėm njė kartėmonedhė prej njė milion dinarė e kohės sė hiperinfalcionit nė Jugosllavi
.