Xhelozia, burri vret gruan e mė pas veten
Shkodėr, ngjarja e rėndė ndodhi nė sytė e djalit 17-vjeēar
Pėr motive xhelozie, njė 45-vjeēar ka qėlluar pėr vdekje gruan e tij dhe mė pas ėshtė vetėvrarė me tė njėjtėn armė. Ngjarja e rėndė ka ndodhur mėngjesin e djeshėm nė njė lagje tė qytetit tė Shkodrės. Viktimat janė Tonin Nikolli dhe gruaja e tij Eleni Nikolli, 35 vjeēe. Krimi brenda familjes ka ndodhur rreth orės 08.00 tė mėngjesit nė lagjen "Tre Heronjtė" tė qytetit verior nė ambientet e brendshme tė familjes Nikolli. Nė mėngjes herėt, autori dhe njėkohėsisht viktimė e kėtij krimi tė rėndė, Tonin Nikoli, ėshtė parė tė dalė nga banesa duke pirė kafen e mėngjesit nė afėrsi tė shtėpisė. Mė pas ėshtė kthyer nė banesė, kur ka parė gruan e tij tė veshur pėr tė dalė pėr nė punė. Nė atė moment ka nisur njė debat, ku si pikėnisje ka pasur xhelozinė. Disa minuta pas debatit, Tonini ka qėlluar pėr vdekje me njė plumb nė kokė gruan e tij, pasi ka parė trupin e pajetė tė bashkėshortes tė mbuluar nė gjak Tonini ėshtė vetėqėlluar me njė plumb nė kokė. Nė momentin qė ėshtė kryer krimi nė banesė, nė dhomėn tjetėr ndodhej djali 17-vjeēar i kėsaj familjeje, qė pasi ka dėgjuar krismat ka parė nėnėn dhe babanė tė vrarė me plumb nė kokė. Pas kėsaj skene tragjike, fėmija i vetėm i kėsaj shtėpie ka lėshuar britmėn duke kėrkuar ndihmėn e xhaxhait dhe tė fqinjėve aty pranė, por gjithēka ka qenė e kotė, pasi viktimat burrė e grua kanė gjetur vdekjen nė ēast. Grupi hetimor, pas marrjes nė pyetje tė fėmijės e disa tė afėrmve dhe pas skicimit tė vendit tė ngjarjes, ku autori Tonin Marku ėshtė gjetur i vdekur me pistolete nė dorė, ka arritur nė pėrfundimin se burri ka qėlluar fillimisht me njė plumb nė kokė gruan e tij, duke i shkaktuar vdekjen e saj nė vend dhe mė pas ka qėlluar veten pėr vdekje po me plumb nė kokė. Mėnyra se si janė gjetur trupat e viktimave, me distancė nga njėri-tjetri, goditjet nė kokė nga e njėjta pistoletė dhe ajo qė e pėrforcon mė shumė mosmarrėveshjet e vazhdueshme dhe tė rėnduara nė ēift, kanė bėrė qė ekspertiza e policisė ta klasifikojė ngjarjen si krim brenda familjes. Sipas policisė, shkak i kėtij krimi tė rėndė mendohet tė jetė bėrė xhelozia dhe mosmarrėveshjet nė ēift, ku prej disa kohėsh marrėdhėniet e ēiftit Eleni dhe Tonin Nikolli kishin pasur mjaft probleme, tė cilat pėrfunduan nė mėnyrė tragjike me vdekjen e bashkėshortėve dhe njė fėmijė tė lėnė jetim. Por, nga fqinji mėsohet se "autori i kėtij krimi tė rėndė, njėkohėsisht dhe viktimė e kėtij krimi, njihet si njė njeri i qetė nė zonėn ku banonte Marku. Por, kohėt e fundit, marrėdhėniet e tyre ishin acaruar pėr problemet e tyre tė brendshme. Jemi tė habitur si ka mundėsi qė Tonini tė vrasė gruan dhe veten, pasi nuk njihej si njeri agresiv apo problematik pėr shoqėrinė, pėrkundrazi njihej si natyrė e qetė qė shikonte punėn e tij". Marrėdhėniet e rėnduara nė ēift nė qytetin e Shkodrės pasqyrohen dhe nga divorcet e shumta qė bėhen nė kėtė qytet, kėshtu qė nga fillimi i vitit numėrohen mbi 270 divorce, qė i bie ēdo ditė, pėrveē tė dielave, nė gjykatė tė bėhet njė divorc, por pėr tė mos mjaftuar kjo, mosmarrėveshjet nė ēift po shoqėrohen me krime mjaft tė egra dhe tragjike.