E qeshura mund te jete e dobishme si dieta e mire ose ushtrimet per pacientet me semundje te zemres.

E qeshura nga e cila na dhemb barku permireson qarkullimin e gjakut, zbulon hulumtimi me i ri.
Kur vullnetaret kane shikuar pjeset qesharake nga filmi “There’s something about Mary”, enet e tyre te gjakut ishin te zgjeruara.
Por kur u kane treguar pamjet stresuese nga filmi “Saving Private Ryan”, enet e gjakut i kishin te ngushtuara, dhe keshtu eshte zvogeluar rrjedha e gjakut ne zemer.
“Magnituda e ndryshimit te cilen e kemi pare pas te qeshures, ishte e ngjashme me ate te cilen mund ta shohim pas ushtrimeve aerobike,” thote profesori Micheal Miller nga fakulteti i mjekesise i Universitetit Maryland.
“Eshte shume e dobishme ta perfshijme te qeshuren e perditshme si pjese te menyres se shendetshme te pergjithshme te jeteses ne parandalimin e semundjeve te zemres.”
“Me fjale tjera, te hani perime, te merreni me ushtrime dhe te qeshni mire cdo dite, por ashtu qe t’iu dhemb barku,” rekomandon per fund Miller.