Aktori Andy Whitfield, ylli i serialit televiziv Spartacus: Blood And Sand, ndėrroi jetė nė moshėn 39-vjeēare pėr shkak tė njė forme kanceri.
Aktori vdiq ditėn e djeshme nė Sidnei, kryeqytetin e Australisė.
Whitfield ka lindur nė Uells, por ka jetuar nė Australi pėr njė kohė tė gjatė. Ai ishte krejtėsisht i panjohur pėr publikun deri nė momentin kur u bė protagonist i serialit Spartacus, serial i famshėm pėr skenat e dhunės dhe ato erotike.
Aktori po pėrgatitej pėr sezonin e dytė tė serialit, kur 18 muaj mė parė iu diagnostikua sėmundja dhe u zėvendėsua nė rolin e protagonistit kryesor nga bashkėpatrioti i tij, Liam McIntyre.