E pėrditshmja britanike Daily Mail publikoi sot njė ngjarje sa tragjike aq dhe unike nė llojin e saj. Njė ēift i fejuar prej 5- vitesh kanė kaluar nė traumė pasi prindėrit e tyre u takuan dhe mė pas u thanė se ishin motėr dhe vėlla.
Vajza e re, e cila do tė lindė njė fėmijė muajin tjetėr, ka mbetur e shokuar nga lajmi qė babai i fėmijės sė saj, ėshtė i vėllai. Ēifti ėshtė njohur gjatė studimeve universitare dhe pas 5 vitesh fejese vendosėn tė martoheshin. Pak ditė para martesės prindėrit e tyre janė takuar dhe gjatė kėtij takimi ėshtė zbuluar gjithēka.
Identiteti i ēiftit nga Afrika e Jugut ėshtė mbajtur i fshehur. Prindėrit e tyre janė divorcuar kur djali dhe vajza ishin ende foshnjė. Ata kanė ndarė fėmijėt dhe nuk janė takuar mė asnjėherė, deri nė momentin e ftesės pėr dasmė.
Daily Mail raporton se pas ngjarjes gazetat lokale shkruajnė se nė momentin e ndarjes sė prindėrve vajza ishte 9- muajshe, ndėrsa djali 2 vjeē. Babai i ēiftit deklaroi se ishte ndarė nga e shoqja nė vitin 1983, pasi ajo e tradhtonte. Marrėveshja e ndarjes ishte bėrė e tillė qė burri do tė rriste djalin, ndėrsa gruaja vajzėn.
Ndėrkohė qė tė dy prindėrit nuk u kishin thėnė fėmijėve qė kishin motėr apo vėlla. Ata nuk janė takuar asnjėherė gjatė 5 viteve tė fejesės, vetėm njė javė mė parė u ftuan nga fėmijėt pėr tė diskutuar rreth dasmės qė duhej tė zhvillohej tė dielėn e kaluar.
Nė Afrikė ėshtė traditė qė familja e dhėndrit tė paguajė njė prikė pėr familjen e nuses. Nisur nga tradita, tė dyja familjet lanė njė takim pėr tė bėrė marrėveshjen rreth pagesės. Gjithēka u shkatėrrua kur prindėrit u takuan ballė pėr ballė.
Vajza tha pėr gazetėn lokale Sowetan se mbeti e shkatėrruar nga zbulimi. E jona ishte dashuri me shikim tė parė. Studionim bashkė dhe kur e takova pėr herė tė parė krijuam njė lidhje tė menjėhershme. Gjithēka qė donim, ishte tė krijonim njė familje tė lumtur me shumė fėmijė, ėshtė shprehur vajza duke shtuar se tashmė gjithēka ėshtė shkatėrruar dhe, sipas saj, problemi mė i madh ėshtė shpjegimi qė do ti japin fėmijės sė tyre.