Tajitja e kimikateve tė stresit ndalet kur truri pėrpunon pėrvojat emotive gjatė kohės sė fazės sė REM (Rapid Eye Movement - Lėvizjes Rapide tė Syve LRS) tė gjumit.
Shumė njerėz me stres emocional shkojnė pa qejf nė shtrat, dhe nuk e dinė qė pikėrisht gjumi dhe ėndėrrimi mund tua fshijė kujtimet e kėqija. Shkencėtarėt kanė zbuluar qė ėndėrrimi - nė fazėn e Lėvizjes Rapide tė Syve ėshtė me rėndėsi thelbėsore kur duam tė luftojmė me turbullirat e brendshme.
Hulumtuesit nga Universiteti Berkley besojnė qė trupi ynė pėrpunon pėrvojat emotive derisa ėndėrron dhe lehtėson kujtimet e dhimbshme qė janė vėshtirė tė pėrballohen. Rezonanca magnetike ka treguar qė gjumi nxit reduktim dramatik nė reaktivitet nė amigdalė, pjesėn e trurit qė pėrpunon emocionet. Kjo mundėson pjesėn e trurit tė ngarkuar pėr gjykim racional (korteksi prefrontal) tė kthejė kontrollin ndaj reaksioneve emocionale tė personit.
Pėrveē kėsaj, incizimet e aktivitetit elektrik tė trurit tė pjesėmarrėsve nė studim gjatė kohės sė gjumit kanė treguar qė niveli i neurokimikateve tė stresit ėshtė reduktuar gjatė gjumit.
Shkencėtarėt thonė qė faza LRS e gjumit vepron si terapi, melhem qetėsues i cili largon intensitetin e pėrvojės emotive nga dita e mėhershme.
Edhe pse njė tė tretėn e jetės e kalojmė nė gjumė, nuk ka pajtueshmėri shkencore pėr funksionin e gjumit. Kėto rezultate mė tė reja ofrojnė disa nga njohuritė e para nė funksionin emocional tė fazės LRS tė gjumit, sė cilės zakonisht i takon 20 pėr qind e kohės tė cilėn njeriu i shėndetshėm e kalon nė gjumė.