Ka pėrfunduar tė premten fushata e pėrvitshme ndėrkombėtare e 16 ditėve tė aktivizimit kundėr dhunės ndaj gruas. Nė Shqipėri fushata u zhvillua me moton ”Dhuna ėshtė krim. Familje pa dhunė, shoqėri nė paqe”.

18 gra tė vrara nga bashkėshorti, i dashuri apo babai i tyre si pasojė e dhunės ekstreme tė ushtruar ndaj tyre. Shifra tronditėse ėshtė dy herė e gjysmė mė e lartė se vitin e kaluar. Ajo publikohet nga Qendra e Aleancės Gjinore pėr Zhvillim, njė organizatė kjo jo fitimprurėse me seli nė Tiranė. Drejtorja e kėsaj Qendre, Mirela Arqimandriti thotė se fushata e sivjetme u nis pikėrisht nga ky fakt i rėndė.

“Numri i grave tė vrara nga burrat sivjet ėshtė vėrtet alarmant. Shoqėria civile ėshtė ngritur nė kėmbė veēanėrisht gjatė 16 ditėve tė fushatės ndėrkombėtare kundėr dhunės ndaj gruas. Kemi firmosur njė peticion drejtuar Parlamentit dhe organeve zbatuese qė dhuna nė familje tė quhet krim dhe tė ndėshkohet si vepėr penale” thotė Mirela Arqimandriti.