Temperaturat e ulėta, era e ftohtė dhe mungesa e diellit gjatė ditėve tė dimrit shkaktojnė qė lėkura e fytyrės tė bėhet mė e zbehtė dhe ta humbė shkėlqimin e freskėt rinor.
Pėrveē asaj, lėkura e humbė lagėshtinė dhe pėr shkak tė kalimit konstant nga vendet e ftohta nė ato tė ngrohta, fillon tė thahet, e nė disa raste fillon edhe tė qėrohet.
Kujdesi ndaj lėkurės nė dimėr ėshtė i detyrueshėm dhe nė asnjė moment nuk duhe tė anashkalohet. Pėrveē pėrdorimit tė rregullt tė kremit hidratues, rekomandohet qė tė paktėn njė herė nė javė tė bėni maska natyrale pėr fytyrė. Ja disa reēeta pėr kujdes tė lėkurės sė fytyrės duke mos pėrdorur preparate kimike:
Lėkurė e thatė: maskė me avokado, karrotė dhe vaj ulliri
Lėkura e thatė ėshtė mė tepėr e prekur nga tė ftohtit e dimrit. Pėr ta freskuar dhe zbutur atė, bėni maskė nga pėrbėrės mė i rekomanduar pėr kujdes tė lėkurės sė thatė avokado.
Pėrbėrėsit e maskės:
1/2 avokado
1 karrotė tė madhe
1 lugė tė vogėl vaj ulliri
Zieni karrotėn dhe mė pas prejeni nė copėza tė imta. Qėroni avokadon, pėrzieni me karrotėn, shtoni njė lugė vaj ulliri dhe gjithė masėn e fituar tundeni mirė deri sa tė bėhet qullė.
Maskėn e fituar vendoseni nė fytyrė tė pastėr dhe lėreni tė qėndrojė 15 minuta. Mė pas pastroni fytyrėn me ujė tė vakėt.
Lėkurė e yndyrshme: masė me kungull, limon, mjaltė dhe vezė
Lėkura e yndyrshme ėshtė sfidė e ēdo sezoni, jo vetėm nė dimėr. Njėri nga tretmanet mė tė mira shtėpiake pėr lėkurė tė yndyrshme ėshtė maska me kungull.
Kungulli ėshtė i pasur me zink, i cili e kontrollon yndyrėn e lėkurės dhe ndihmon nė pamjen e shenjave tė mbetura nga aknet. Kungulli mundėson edhe eksfolim tė butė tė lėkurės.
Pėrbėrėsit e maskės:
2 lugė supe nga kungulli i prerė hollė
1 lugė tė vogėl lėng limoni
1 tė bardhė tė vezės
1 lugė supe mjaltė
Nė njė enė pėrzieni mirė tė gjitha pėrmbajtjet. Nė lėkurė tė pastėr vendosni njė shtresė tė hollė tė masės sė fituar, duke shmangur zonėn rreth syve. Lėreni maskėn tė veprojė pėr 15-20 minuta.
Lėkurė normale: maskė me limon dhe jogurt
Pastroni poret e fytyrės nė mėnyrė natyrale me ndihmėn e lėngut tė limonit dhe jogurtit. Kjo masė homogjene do tė ju ndihmojė tė keni lėkurė mė tė pastėr dhe mė tė freskėt tė fytyrės.
Pėrbėrėsit e maskės:
1 lugė lėng limoni
2 lugė jogurt
Pasi tė keni pėrzier jogurtin dhe lėngun e limonit, vendoseni maskėn me lėvizje rrethore. Masazha e butė do tė ju ndihmoje nė pėrmirėsimin e qarkullimit dhe tė fitoni njė shkėlqim nė fytyrėn tuaj. Lėreni maskėn tė veprojė pėr 10 minuta.
Lėkurė e kombinuar: maskė me mjaltė dhe lėng portokalli
Lėkura e kombinuar ėshtė problematike sepse pėr pjesė tė ndryshme tė fytyrės duhet tė kujdesemi ndryshe. Nėse pėrdorni preparate qė e thajnė lėkurėn, ato pjesė tė fytyrės ku lėkura ėshtė mė e thatė gjatė periudhės sė dimrit mund tė skuqen dhe tė qėrohen.
Maska me portokall dhe mjaltė do tė ju ndihmojė qė ta zbusni dhe ta forconi lėkurėn e fytyrės, duke mos i irituar pjesėt e thata.
Pėrbėrėsit e maskės:
1 lugė mjaltė
1 lugė lėng portokalli
Fillimisht duhet tė ngrohni pak mjaltėn qė tė mund ta pėrzieni me lėngun e portokallit, e pastaj vendosni njė shtresė tė hollė nė fytyrė. Lėreni maskėn tė veprojė 10 minuta. Mė pas pastroni fytyrėn me ujė tė vakėt.
Pėr tė gjitha llojet e lėkurės: maskė me mollė, karrotė dhe vaj ulliri
Nėse dėshironi njė tretman pėr lėkurėn tuaj, bėni njė pėrzierje tė pasur nga molla, karrota dhe vaji i ullirit.
Pėrbėrėsit e maskės:
2 lugė mollė tė prerė imėt
2 lugė karrota tė prerė imėt
1 lugė tė vogėl vaj ulliri
Fillimisht duhet ngrohur vaji i ullirit, por keni kujdesė tė mos jetė shumė i ngrohtė. Shtoni karrotėn dhe mollėn dhe pėrzieni. Maskėn e fituar vendoseni nė fytyrė tė pastėr dhe lėreni tė veprojė 20 minuta. Mė pas pastroni me ujė tė ngohtė.