I mbytur nė borxhe dhe i pėrfshirė keqazi nė bixhoz, njė i ri nga Durrėsi ėshtė vetėplagosur pėr tė sajuar grabitjen e tij nga persona tė panjohur.
20-vjeēari Ulian Seferi ka menduar tė shpėtojė nga njė borxh qė i kishte sė fundmi pronarit tė njė pike lojėrash fati ku edhe punonte.
Nga denoncues i rastit ai ka pėrfunduar nė njė tė ndaluar tė policisė, e cila pas verifikimeve tė para ka zbardhur shpejt ēėshtjen dhe e ka vėnė tė riun nėn akuzėn e konsumimit tė veprave penale tė kallėzimit tė rremė dhe mbajtjes pa leje tė armėve luftarake.
Njė dite mė parė Seferi ka mbėrritur nė spitalin rajonal tė Durrėsit, i plagosur nė kėmbė me armė zjarri. Siē ndodh rėndom nė kėto raste, autoritetet spitalore kanė njoftuar policinė.
Nė deklarimin e tij i plagosuri ka thėnė se nė kohėn kur kthehej pėr nė banesė, nė zonėn e Spitallės, lagjen nr. 15 tė Durrėsit, ėshtė sulmuar nga dy persona tė panjohur, tė maskuar dhe tė armatosur qė e kanė plagosur nė kėmbė dhe i kanė marrė ēantėn qė mbante nė brez me 480.000 lekė.
Nga hetimet e ndėrmarra nga shėrbimet policore pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje rezultoi se i plagosuri e kishte krijuar vetė me dije tė plotė njė skenar tė tillė.
Rezultoi se ai ėshtė vetėplagosur me pistoletė, pasi i detyrohej pronarit tė njė subjekti lojrash fati, ku ishte i punėsuar, njė shumė prej 500.000 lekėsh. I riu jo vetėm punonte, por paratė qė klientėt linin nė lojėrat e fatit i riluante duke u zhytur edhe vetė nė borxhe.