Aktiviteti fizik ėshtė i domosdoshėm pėr tė mbajtur trupin nė formėn e duhur, por njė studim i ri ka treguar se stėrvitja e vazhdueshme ka potencialin pėr tė bėrė njė individ mė tė zgjuar.
Palestra, vrapi apo sporti ndikojnė pėr tė fuqizuar muskujt dhe pėr tė reduktuar lodhjen. Nė njė mėnyrė tė ngjashme ndikon ky proces edhe mbi trurin e njeriut.
Njė studim shkencor nė Universitetin e Karolinės sė Jugut tregoi se aktiviteti fizik ndikon pėr tė formuar struktura tė reja mitokondrike brenda qelizave qė prodhojnė energjinė trupore.
Njė pjesė e kėtyre qelizave ndodhen nė tru dhe ndikohen nga aktiviteti fizik pėr tu bėrė mė aktive. Ekzistojnė gjithmonė e mė shumė prova se aktiviteti fizik ndihmon pėr ta mbajtur trurin tė freskėt dhe pėr ta bėrė atė qė tė punojė mė shpejt dhe nė mėnyrė mė efikase, deklaroi udhėheqėsi i studimit, Mark Davis.
Ai shtoi se ndėrtimi i njė rezervuari tė madh mitokondrish nė tru ėshtė nė gjendje tė krijojė njė mbrojtje natyrale ndaj sėmundjeve qė shfaqen nė moshėn e tretė, si Alzheimer, Parkinson apo skleroza akute.
Burimi:
TOP CHANNEL