Nė njė kohė qė dimri ka hyrė nė muajin e fundit, pėr shumė studentė kjo ėshtė njė periudhė studimi e ngarkuar. Ata vuajnė nga ethet e provimeve.“Mė dridhen duart dhe nuk ndihem mirė. Herėn e fundit isha aq keq sa mė ėshtė dashur tė vjell tre herė para se tė dilja nga shtėpia”.Xheniferi, e cila nuk preferon tė thotė mbiemrin, mund tė ishte diplomuar nė degėn e kimisė nė Universitetin e Bonit, nėse nuk do tė kishte problemin e ankthit. Sapo afron njė provim oral, atė e pushton paniku dhe nuk mund tė pėrqėndrohet pėr tė studiuar. Kur vjen provimi ajo nuk mund t'i pėrgjigjet asnjė pyetje edhe pse ajo di pėrgjigjen e saktė.

Problemi ėshtė i zakonshėm. Ėshtė e vėshtirė tė thuash se sa studentė vuajnė nga ankthi i provimeve, por pothuajse ēdokush student njeh dikė tjetėr qė vuan nga ky problem, thotė Xhenifer. Nė Universitetin e Bonit ēėshtja po trajtohet me seriozitet. Psikologia Claudia Kerp drejton njė workshop, qė ka si qėllim tė pėrgatisė studentėt pėr tė pėrballuar ankthin dhe tė pėrfundojnė me sukses studimet.

Ka shumė faktorė qė ndikojnė nė gjendien e ankthit para provimeve, shpjegon psikolgoia Kerp. “Disa studentė janė tė stresuar sepse nuk kanė mėsuar aq sa duhet pėr provimin dhe nė kėtė rast paniku ėshtė i kuptueshėm. Nga ana tjetėt ka studentė qė e venė veten nėn presion. Ata duan tė arrijnė rezultate maksimale dhe duan tė mėsojnė nė mėnyrė perfekte. Mė pas ka edhe studentė tė cilėt kanė dėshtuar nė provimet e mėparshme, gjė qė i bėn shumė nervozė nė provimet e ardhshme.”

Yvone, e cila ėshtė gjithashtu njė studente nė degėn e kimisė nė Universitetin e Bonit - Gjermani, vuan nga ankthi i provimeve. Ajo ka luftuar ankthin pėr disa vite me radhė. Ja ē’thotė duke folur me radion DW: “Unė ndiej ankth edhe kur jam duke pirė njė kafe me njė shoqe. Nuk jam nė gjendie ta shijoj sepse filloj tė ankohem se nuk kam mėsuar sa duhet dhe gjėrat qė ende nuk i di.”

Fatmirėsisht shumė profesorė i kuptojnė kėto vėshtirėsi tė studentėve. “Herėn e fundit qė nuk munda tė kaloja nė njė provim profesori mė pyeti nėse isha nė gjendje tė vazhdoja apo jo, sepse isha ulur para tij, po dridhesha dhe po flisja duke belbėzuar. Ai mė kėshilloi qė tė ndiqja workshopet kundėr anktheve tė provimeve”, thotė Xhenifer.

Pėr psikologen Claudia Kerp ky ishte vendimi i duhur, sepse dėshtimi nė njė provim ul akoma mė shumė besimin tek vetja dhe kjo e ēon studentin nė njė vetė izolim social. Nė workshopet e saj, ku salla ėshtė gjithmonė e mbushur, Kerp i ndihmon studentėt nė dy mėnyra. Ata mėsojnė se si tė organizojnė kohėn e tyre dhe si tė veprojnė me simptomat e ankthit. “Mbi tė gjitha studentėt duhet tė dijnė sa material kanė pėr tė studiuar dhe mė pas ta ndajnė nė pjesė tė vogla. Kjo e bėn studimin mė tė lehtė” thotė psikologia Kerp.

Njė pikė tjetėr mjaft e rėndėsishme ėshtė qė materiali tė ushtrohet me gojė dhe pėr kėtė Kerp rekomandon qė studentėt duhet tė mėsojnė nė grupe tė vogla. Por edhe pse studenti ndihet i pėrgatitur, ankthi mund ta pushtojė gjatė provimit. Frymėmarrja e rregullt mund tė parandalojė njė gjė tė tillė shpjegon Kerp. “Duke u fokusuar tek frymėmarrja ju e shpėrqėndroni veten nga mendimet negative qė pėrkeqėsojnė akoma mė shumė gjendjen e ankthit. Vetėm dy minuta i'u duhen pėr tu qetėsuar.”

Duke folur pėr kėto gjėra mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr ankthit. Teknika e dytė ka si qėllim pėr tė kontrolluar ato se ēfarė mendojmė gjatė provimit.

“Studentėt tė cilėt vujanė nga ankthi tentojnė tė pėrqėndrohen nė gjėrat qė nuk kanė studiuar dhe jo nė ato qė i dinė shumė mirė. Studentėt duhet tė kuptojnė se cilat mendime ua shtojnė ankthin pėr t'i larguar mė pas nga mendja. Kjo ndihmon gjithashtu edhe nė pėrspektivėn e tė menduarit dhe provimi mund tė merret si njė bisede me miqtė”, shprehet Kerp.

Reēeta e Kerp ėshtė rezultative dhe ka patur shumė histori suksesi. Workshopet kanė ndihmuar shumė edhe Xhenifer-in. Ajo tani ėshtė nė gjendie tė organizojė mė mirė kohėn e saj dhe tė kontrollojė ankthin ndėrkohė qė studion. “Dėgjimi i pėrvojave tė studentėve tė tjerė se si pėrballojnė stresin ėshtė njė ndihmė e madhe. Ne ndihmojmė njėri tjetrin duke folur pėr njė problem tė pėrbashkėt”.