Njė doktor nė Japoni ka hyrė nė telashe me policinė pasi ka postuar nė YouTube pamjet teksa drejtonte me shpejtėsi njė makinė tip Ferrari.
Ai po pėrballet me akuzėn e tejkalimit tė kufirit tė shpejtėsisė, pasi pamjet tregojnė se ai i ka dhėnė makinės me 124 kilometra nė orė nė njė zonė ku limiti ishte 40 km/h.
Doktori 50-vjeēar nga Okaua, nė prefekturėn e Fukuokės, u denoncua nė polici nga pėrdorues tė ndryshėm tė faqes sė internetit kushtuar videove, tė acaruar nga veprimi i tij.
Kur u mor nė pyetje nga policia, ai tha se dėshironte tu tregonte njerėzve se sa e bukur ishte makina e tij.
Videoja prej 6 minutash, e titulluar Ferrari 458 Italia Drive in Japan 2011, u filmua me njė kamera tė pozicionuar prapa shoferit.
Ajo tregon makinėn qė niset nga njė parking nėntokėsor dhe mė pas ecėn me shpejtėsi pėrgjatė rrugėve tė Fukuokės, nė jug tė Japonisė.
Ngjarja ka ndodhur mėngjesin e 24 prillit tė vitit tė kaluar, por arrestimi i 50-vjeēarit u krye vetėm nė ditėt e fundit, pas njė hetimi disamujor tė policisė, qė mblodhi denoncime nga tė paktėn 84 persona.
Sipas njė tė pėrditshmeje japoneze, policia zbuloi shpejtėsnė e makinės duke u bazuar nė distancėn e pėrshkuar dhe nė kohėn qė i ishte dashur automjetit.
Burimi:
TOP CHANNEL