Njė austriak ėshtė gjithmonė e mė pranė realizimit tė njė rekordi tė pabesueshėm, atė tė hedhjes nga njė lartėsi prej 37 kilometrave, qė ėshtė kufiri i atmosferės sonė.
Ai gjatė rėnies sė lirė ka tejkaluar shpejtėsinė prej 550 kilometrave dhe e vetmja gjė qė i ka shkaktuar probleme ka qenė i ftohti i madh. “Ka qenė pothuajse e pamundur t’i lėviz duart”, deklaroi ai pas zbritjes nė tokė.
Bėhet fjalė pėr austrianin Felix Baumgartner, i cili realizoi hedhjen e tij mbi shtetin amerikan New Mexico, nė bordin e njė kapsule, ndėrsa i gjithė procesi nuk ka pothuajse asgjė tė pėrbashkėt me parashutizmin e zakonshėm.
“Pamja ėshtė shumė mė e bukur nga ajo qė kisha menduar se do tė shihja nga 22 kilometra mbi tokė. Jam shumė i kėnaqur me pėrgatitjet e deritanishme”, u shpreh austriaku 42 vjeēar.
Aktualisht, rekordi pėr hedhjen nga lartėsia mė e madhe mbahet nga njė amerikan, Joe Kittinger dhe ai ėshtė vendosur nė vitin 1960, por brenda disa muajsh, nėse gjithēka do tė shkojė mirė, Baumgartner do tė spostojė mė tej kufirin e hapėsirės pėr njeriun.
Shikoni videon: