Receta Gatimi

Zoti..?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18

    Zoti..?

    Historia eshte shkeputur nga libri: Leter El Grekos - Nikos Kazanzaqis.
    Historine e tregon nje prift autorit. Prifti jeton ne malin Athos qe eshte mal vetem me manastire. Ne ate mal thone qe ska fare femra (as zogj femra, as insekte femra, eshte mal i shenjte)
    ...Nuk eshte vuajtje me thote, dhe pernjeheresh zeri i tij u forcua, nuk eshte vuajtje, eshte gezim. Gezim i mallkuar, i bekuar. Prej vitesh perpiqem ta kuptoj, por nuk mundem, prandaj te kam thirrur, kerkoj ndihme...

    - Prej shume vitesh mor bir kam kerkuar te shoh zotin, por nuk kam arritur, gjate shume viteve jam perkulur dhe kam thirrur: "Mire une qe jam i padenje per per ta pare zotin por te pakten te ndjej pranine e tij" Therrisja, qaja, rrija pa ngrene por me kot, zemra ime nuk hapej qe te hynte zoti. Lutja nuk me bente asgje, as te pangrenet as vetmia. Nuk ishte kjo rruga drejt zotit.
    Nje dite igumeni me dergoi te shoh nje ferme poshte ne Selanik. Ishte vere. Kisha 20 vjet qe nuk kisha dale nga manastiri, 20 vjet qe qe nuk kisha degjuar te qeshuren e nje femije, 20 vjet qe nuk kisha pare nje grua. I burgosur prej 20 vjetesh po thithja ajrin e paster te fushes. Ne mbremje me erdhi nje grua qe te me sillte ushqimin ne prag te portes. Por une nuk e haja pikerisht sepse ma sillte nje grua. Ajo vinte ne mengjes edhe e merrte perseri. Hezitonte nje cast sikur donte te me pyeste pse nuk haja, por nuk guxonte. Megjithate, nje mbremje ishte e diele, ajo kishte lare floket dhe ishte veshur me rrobat e te dieles, nje fund me qendisje te kuqe. Bente vape edhe ajo kishte zberthyer pak bluzen e i dukej pak gusha. Ajo erdhi dhe vendosi pjaten dhe veren mbi tavoline kesaj rradhe, dhe e di perse? Sepse ishte e porsalare? Sepse ishte e clodhur?

    Banja, parfumi dhe nje kopse e zberthyer mund ta ndihmonin tunduesin te sundonte nje burre. Ajo mori zemer e me tha. - Ka disa dite qe nuk ke ngrene At Ignat. Pse? Une nuk iu pergjigja, ajo nuk po ikte. Ti je dobesuar At Ignat, trupin e ka bere zoti edhe ne atij duhet ti japim per te ngrene. - Largohu Satana thashe me gjysem zeri. Gruaja u tmerrua dhe nxitoi drejt daljes. Por kur e pashe qe po afrohej te dalja u tremba, u tremba se mos me ikte. E arrita dhe e kapa per flokesh. E fika llampen dhe ashtu per flokesh e hodha ne shesh. Une hungerija si dem, ajo heshtte. Shtrengova shallin e saj te kokes dhe nje te tundur i i zbertheva njeherazi jelekun. Sa vite kane kaluar qe atehere? Tridhjete? Dyzet? Hic ska kaluar, koha eshte ndalur. Ke pare ti kohe te ndalur. Kam tridhjete vjet qe une i zberthej jelekun dhe ai akoma nuk eshte zberthyer i teri.
    E mbajta deri ne agim, nuk e lashe te ikte. Cfare kenaqesie qe ishte, o zot, cfare lehtesimi, cfare ringjallje! Gjate gjitha jetes sime une kisha qene i kryqezuar, ate nate u ringjalla. Dhe ka akoma nje gje me te tmerrshme; per here te pare une pashe zotin. Vetem ate nate e kam pare. Vetem ate nate zemra ime u hap dhe zoti hyri brenda meje.

    Mundesuar nga Informacione
    zeriyt/com

  2. #2
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Tek po shfletoja ne nje forum qe e vizitoj shpesh rigjeta kete artikull dhe vendosa ta ndaj ketu me ju.

    Thua te ket ndjere me te vertet zotin..? Po sikur ky "zot" te jete thjeshte improvizues qe te komandoj njerzimin(ku besimtaret mos te kalojne ligjet e kuranit bibles) po ateistet, ku qendron diferenca?



    Jeni te mirepritur te bisedojm, nuk dua qe te kalojme ne zenka fetare,flm

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    arjol neve tem si kjo kemi pas dhe me para ...mbase prandaj nuk jan pergjigj te tjeret
    megjithate....po e jap pergjigjen time me nje histori qe mbase e ke lexuar ......esht shum domethenese dhe kuptim plot !!

    A ekziston Zoti? Gjatė njė ore mėsimi, profesori pyet nxėnėsit: - A ishte Zoti ai qė krijoi gjithēka qė ekziston? Njė nxėnės pėrgjigjet me guxim: - Po, ai e krijoi! - Vėrtet mendoni qė Zoti krijoi gjithēka qė ekziston?... - pyeti pėrsėri profesori. - Po. - pėrgjigjet nxėnėsi. - Nė qoftė se Zoti ka krijuar gjithēka qė ekziston, atėherė Ai ka krijuar edhe tė keqen meqenėse edhe ajo ekziston. Atėherė, i bie qė Zoti ėshtė i keq! - tha profesori, krenar qė kishte provuar edhe njė herė se besimi ishte vetėm njė mit. Atėherė nxėnėsi thotė: - Mund t'ju bėj njė pyetje? - Sigurisht! - pėrgjigjet profesori. Nxėnėsi u ngrit nė kėmbė dhe e pyeti: - A ekziston i ftohti? - Ēfarė pyetje ėshtė kjo? Sigurisht qė ekziston! Apo nuk e ke ndjerė ndonjėherė tė ftohtin? - ia ktheu profesori i habitur. - Realisht, profesor, tė ftohtit nuk ekziston! Sipas ligjeve tė fizikės, ajo qė ne quajmė tė ftohtė, nė tė vėrtetė ėshtė mungesa e ngrohtėsisė. Ēdo trup mund tė studiohet nėse zotėron ose rrezaton energji. Zero absolute ėshtė mungesa totale e ngrohtėsisė, por tė ftohtit nuk ekziston. Ne pėrdorim kėtė term pėr tė pėrshkruar si ndihemi kur nuk ka ngrohtėsi. Mė thoni, a ekziston errėsira? - vazhdoi nxėnėsi. - Ekziston djalosh! - pėrgjigjet profesori. - As errėsira nuk ekziston! Nė tė vėrtetė ajo ėshtė mungesa e dritės. Dritėn mund ta studiojmė, errėsirėn jo. Nėpėrmjet eksperimenteve fizike mund tė shpėrbėjmė dritėn e bardhė nė disa ngjyra tė ndryshme qė e pėrbėjnė atė nė varėsi tė ndryshimit tė gjatėsisė sė valėve tė dritės, ndėrsa errėsirėn jo! Si mund ta pėrcaktojmė shkallėn e errėsirės nė njė vend? Duke u bazuar te drita qė ndodhet nė atė vend. Errėsira ėshtė vetėm njė term i pėrdorur nga njeriu pėr tė pėrshkruar gjendjen kur nuk ka dritė. Dhe pėr ta mbyllur i riu e pyet profesorin pėr herė tė fundit: - Profesor, a ekziston e keqja? Dhe profesori pėrgjigjet: - Siē tė thashė nė fillim, nė botė jemi dėshmitarė tė krimeve, dhunės, shkatėrrimit. Kėto janė e keqja! Studenti pergjigjet: - E keqja nuk ekziston, profesor! E keqja ėshtė mungesa e sė mirės. Si nė rastet e mėparshme, e keqja ėshtė njė term qė njeriu e pėrdor pėr tė pershkruar mungesėn e Zotit. Zoti nuk e krijoi tė keqen! E keqja vjen si rezultat i mungesės sė Zotit nė zemrat e njerėzve, njėsoj si nuk ekziston tė ftohtit, apo errėsira kur nuk ka dritė! I riu, mori duartrokitje nga tė gjithė studentėt e tjerė. Rektori i universitetit, qė ishte i pranishėm nė orėn e mėsimit, e pyet: - Si e ke emrin? - Ai u pergjigj: Albert Ajnshtajn! Zoti ėshtė njė realitet i paprekshėm, por jeton nė zemren tonė!
    e me lejo te te them dhe dicka
    njerizt me injorant te kesaj bote jan ATEISTET.... !!! sepse vjen nje moment dhe njeriu e mendon vet si jam krijuar , pse jam krijuar ?! dhe vet shkenca e pranon egzistencen e zotit....!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-04-2013, 09:36 PM
  2. Celular apo orė? Zoti e di, por kushton 300.000 dollarė
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-12-2010, 11:34 AM
  3. Zona e trurit ku lind besimi tek Zoti
    Nga ReniX nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 06:35 PM
  4. Zoti Kryeminister
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-11-2007, 06:58 AM
  5. O i zoti shpise???
    Nga Alb-Angel nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 10:26 AM