Facoleta nė lavatrice? Kontrollo. Corapet e bardha tė bėra rozė? Tė gjithė jemi gjendur nė kėtė situatė. Njė corape e vetme? Po. Lexoni mė poshtė qė tė zbuloni 10 gafat e larjes dhe shihni si mund ti shmangni ato.
Shtrydhja
Gradimi i lavatrices nė temperaturė shumė tė lartė, ose tė lini pulovrėn tuaj tė preferuar nė tharje shumė gjatė mund tė cojė nė tkurrje tė rrobave. Nė mėnyrė qė ta riktheni nė gjėndjen e parė, shtoni 3 lugė gjelle balsam flokėsh nė njė ene me ujė nė temperaturėn e dhomės dhe zhyteni nė ene pulovrėn pėr 5 minuta, e mė pas tėrhiqini me kujdes fibrat qė tė marė formėn fillestare. Thajeni me njė peshqir tė thatė.
Harroni rrobat nė tharje
Ky ėshtė gabimi mė i shpeshtė qė ndoshta bėni kur lani rrobat. Nėse i lini rrobat shumė gjatė nė tharje, ka shumė mundėsi qė tė jenė gjithė rrudha kur ti vishni. Qė ti rregulloni menjerė, vendosini rrobat dhe njėherė nė tharje dhe fusni dhe njė peshqir tė lagur me to.
Nuk lexoni etiketat
Lexoni gjithmonė etiketat e produkteve dhe rrobave qė do tė lani. Neglizhimi do tė conte nė rroba tė tkurrura dhe tė dėmtuara.
Ku janė corapet?
Cuditėrisht corapet zhduken gjithmonė nė vrimėn e zezė e misterioze tė lavatrices. Mbrojini ato duke i futur nė qese rrjetė. Nėse gjeni ndonjė corape tė vetmuar, vėrini nė njė ene nė dhomė derisa ti gjeni shokun.
Pėrdorni shumė detergjent
Shumė njerėz hedhin shumė detergjent nė lavatrice, duke rezultuar nė rroba tė pista dhe lavatrice tė prishura. Lexoni gjithmonė etiketat e detegjentėve qė tė dini sa tė hidhni. Lavatricet e mira zakonisht pėrdorin mė pak detergjent se lavatricet standarte
Gabime nė klasifikim
Klasifikimi i gabuar mund tju kthejė bluzėn e bardhe tėrė njolla. Blini 3 kosha qė tju ndihmojnė ti ndani nė mėnyrėn e duhur tė errėtat, tė bardhat dhe ngjyrat para se ti fusni nė lavatrice.
Kur harroni tė zbrazni xhepat dhe tė mbyllin zinxhirėt
Sigurohuni qė tė kontrolloni xhepat, pėr buzkuq, shami dhe monedha.Gjithashtu mos harroni tė mbyllni zinxhirėt dhe cdo gjė tjetėr qė mbėrthehet .
Lavatrice tė tejmbushura
Ndoshta mendoni ja dhe kėto xhinset dhe do e vė pėrsėri. Mos e bėni kėtė gjė. Lavatricet e tejmbushura pėrfundojnė nė rroba mė tė pista ose edhe nė njė lavatrice tė prishur.
Kur harroni heqėsin e njollave
Kur njė njollė ndjen nxehtėsinė e tharjes, atėherė vendoset akoma dhe mė shumė dhe bėhet edhe mė e vėshitrė pėr tu hequr. Blini njė heqės njollash nė from stik, spray ose dhe detergjent enkas qė mund ta hidhni nė lavatrice.
Era myk
E vutė lavatricen pėrpara se tė mbaronit disa porosi dhe kur ktheheni nė shtėpi vjen njė erė e keqe. I latė pėrsėri rrobat nė lavatrice shumė gjatė. Qė tė hiqni erėn, rijalini rrobat me njė porcion zbardhues pėr tė bardhat, ose njė zbardhues TĖ SIGURTĖ pėr ngjyra.