Receta Gatimi

Ligjet e Ashpra te Kanunit qe vrasin endrrat e Femrave Shqiptare!...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    I Habitur Ligjet e Ashpra te Kanunit qe vrasin endrrat e Femrave Shqiptare!...

    Rrėfime rrėqethėse pėr fatin e atyre vajzave tė Krahinės sė Dukagjinit tė cilat bien ndesh me ligjet drakonike tė Kanunit qė ia mohon femrės shqiptare tė drejtat e jetės sė saj tė lirė.

    Tė ngujohesh, tė vdesėsh dhe tė humbasėsh jetėn, tė verbohesh apo tė mos kesh mundėsi tė shkollohesh si bashkėmoshatarėt e tu, tė jetosh nė izolim dhe me frikėn e panikun ndaj vdekjes, tė pėrjetosh ankth dhe tė mos gjendet dikush pranė pėr tė thėnė, tė hash ushqimin dhe tė ndjesh neveri ndaj tij, tė luftosh me vehten dhe mundimin, tė heqėsh zitė e ullirit dhe tė jetosh e dėrrmuar dhe e brengosur gjithė jetėn, tė ecėsh dhe tė bėsh tė njėjtėn rrugė ēdo ditė, e cila pėrfshin aksin “dhomė-kuzhinė-dhomė”, tė jetosh ferrin e Dantes dhe tė mos dish tė tregosh vuajtjet e mėdha qė heq, tė fillojnė goja tė mbyllet nga halli e mėrzia, tė qash dhe tė fshish lotėt nga frika se po tė shikon dikush, tė gjendesh pėrballė gacės dhe tė pėrdorėsh mashėn pėr orė tė tėra, e pėr njė ēast tė mendosh se e mira ėshtė tė qėllosh vehten me tė, tė vjen tė vjedhtė nga gjithēka, urren ēdo gjė e ēdokėnd, qoftė edhe pa arsye, kjo ėshtė jeta jote, nuk e ke zgjedhur ti, por ajo tė ka rėnė pėr hise ty!

    Kėsi pėrjetimesh gjenden nė mozaikun e heshtur tė atyre femrave, tė cilat nga ligjet e Kanunit tė Lekės mėsohet tė jenė bėrė viktima tė pafajshme.

    Faji nuk njeh pėrmasa, e pafajshmja as nuk njihet! Shteti nuk mund tė organizojė dhe tė bėjė diēka mė tepėr, ndėrsa femra vazhdon tė ndihet si nė kohė tė lashta, e diskriminuar dhe e dhunuar, me tė drejta tė kufizuara.

    Absurdi ėshtė se ligjet e shtetit shqiptar dhe ligjet ndėrkombėtare i njohin tė drejta tė barabarta njerėzve,
    qoftė femrave apo meshkujve, e nga ana tjetėr funksionimi i ligjeve tė Kanunit famėkeq ia mohon femrės shqiptare kėto tė drejta, nė ēdo aspekt tė jetės sė saj.

    Babai vret vajzėn pėr tė mbrojtur nderin e familjes!

    Nė kėtė reportazh tė pėrgatitur nga prof. dr. & publicisti Mark Xholi dhe me regji tė Fran Shtjefnit, sjellim pėrpara lexuesit tė njė pjesė tė dhimbjes sė pėrjetuar nga ato femra dhe gra tė penalizuara nga ligjet e mbrapshta tė Kanunit.

    kanuni njeh pėrmasa zbatimi dhe praktikimi mė tė mėdha, ne nje bashkebisedim me njerėz tė kėtyre zonave, qė patėn kurajon tė na tregonin se sa shumė gra dhe femra kanė vdekur, janė ngujuar dhe vazhdojnė tė jenė tė tilla, se sa vajza tė reja kanė zgjedhur rrugėn e emigrimit pėr t’i ikur vdekjes sė thirrur nga babai apo vėllai, apo edhe nga hasmi.

    Njė banorė tregon se si njė vajzė nga ky fshat ėshtė vrarė brutalisht nga babai i saj. Vajza do tė vritej nėn vėzhgimin e tė gjithė njerėzve tė fisit, tė cilėt do tė duartrokitnin aktin e bėrė nga babai-prind, i cili dėrgon nderin e familjes nė vendin e vet.

    Ngjarja e ka zanafillėn qė pasi vajza martohet me njė nga djemtė e zonės dhe pas ndjekjes sė ritualeve tradicionale tė lidhjes sė krushqisė mes familjeve, ndodh qė dhėndri pas martesės bėn me dije se vajza tė cilėn kishte marrė pėr grua nuk ishte e virgjėr. Menjėherė babai i saj merr pėrsipėr, qė vajza e tij tė mos vritej nga burri, por nga vetė familja e saj.

    Dhe babai sė pari kėrkon falje tek familja e dhėndrit, ndėrkohė sė dyti thėrret gjithė pleqninė e fiseve qė tė bėhen pjesė pėr vendosjen e nderit tė familjes sė tij, duke vrarė vajzėn e tij nė mes tė fshatit. Duke mėsuar mė tej pėr ngjarjen e ndodhur, menjėherė kalojmė tek viktimat e tjera femra nga kanuni dhe nuk kemi tė ndalur duke dėgjuar dhe duke reflektuar me vehten tonė, se si ka mundėsi, sot nė shek. XXI nė njė pjesė tė Europės tė ndodhin gjėra tė tilla, veēse ndotėse dhe tė paimagjinueshme pėr shoqėrinė?!

    I vėllai vret dhėndrin, i humb ēdo gjurmė tė jetės motrės sė vet

    Ngjarja tjetėr lidhet me zonėn e Bogės nė Dukagjin, ku kryetar i familjes, pas vdekjes sė tė atit ėshtė djali i madh, i cili ėshtė 30 vjeē. Para 5 vitesh, vajza e kėsaj familjeje M., asokohe 20 vjeē kėrkon tė vazhdojė studimet nė njė universitet.

    Ajo pengohet nga i vėllai asokohe 25 vjeē, me arsyetimin e mjaftueshmėrisė sė nxėnies deri nė shkollėn e mesme dhe me panevojshmėrinė e vazhdimit tė studimeve tė larta si shkak edhe i imoralitetit qė ka brenda auditoreve tė arsimit tė lartė.

    Mė nė fund, vajza nga mėrzia merr guximin e madh, tė cilin pak e aspak femra tė kėtyre zonave mund ta merrnin pėrsipėr, arratisjen. Ajo arratiset, ikėn nga shtėpia! Dikush i kishte premtuar fejesėn dhe emigrimin, ku atje ku do tė shkonte mund tė vazhdonte studimet e saja, pėr tė cilat ajo aq shumė dėshironte. Ajo ndjek kėtė rrugė, nė momentin qė po bėhet gati tė nis jetėn e re, vėllai i saj V. kishte informacionet e duhura.

    Njė ditė pėrpara nisjes sė tyre nga aeroporti i Tiranės, ai vret tė fejuarin e motrės sė tij, dhėndrin e ardhshėm tė shtėpisė dhe sjell motrėn nė krahinėn e Bogės. Qė nga ajo ditė, nuk dihet fati i vajzės sė shkretė. Disa thonė se ėshtė e mbyllur nė shtėpi, ca thonė e ka vrarė i vėllai, ka edhe zėra se ajo ėshtė mbytur vetė nė pusin e shtėpisė, siē ka edhe prej tė paktėve qė pėshpėrisin se i vėllai e ka nisur nė emigracion tek disa tė afėrm pėr tė humbur gjurmė dhe pėr tė vendosur heshtjen nė kėtė zonė, kėsisoj duke ruajtur edhe nderin e moralin e familjes.

    Sigurisht, ngjarje tė tilla pėrveē tronditjes qė mbajnė me vete, janė tė ditura nga tė gjithė ne shqiptarėt, por kur shkon dhe i prekėn vetė hallet dhe vuajtjet e tyre mbinjerėzore, emocioni dhe ndjenja e pafuqisė tėnde pėr tė frenuar ndodhi tė tilla janė tė pashmangshme.

    Bashkohesh edhe ti me mjerimin, e bashkė me tė gjen pikėllimin!

    Fenomene tė tilla janė tė trajtuara gjatė nė libra, analiza e opinione, reportazhe dhe emisione tė ndryshme televizive. Nga kėto ligje kanunore kemi mjaft gjakderdhje, por nė reportazhin tonė kemi vendosur profilin e femrės, vajzės, gruas pėrballė kėsaj shėnjestre antinjerėzore, e cila ka pikėlluar dhe dėmtuar individė tė ndryshėm.

    Edith Durtham mes tė tjerash pėr Kanunin dhe ligjet e tij ėshtė shprehur: “Lekė Dukagjini duhet tė ketė pasur njė personalitet imponues qė ka ndikuar kaq shumė te njerėzit, aq sa shprehja “Kėshtu ka thėnė Leka”, ka mė tepėr forcė detyruese se sa tė Dhjetė Porositė e Biblės, mėsimet e Islamit e tė Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishės, tė gjitha duhet t’i nėnshtroheshin Kanunit tė Lekės…

    Fama e tij midis fiseve qė ende ruajnė emrin e tij, ia ka kaluar edhe famės sė Skėnderbeut.” Kjo tregon se Kanuni ka qenė dhe vazhdon tė jetė i pamėshirshėm ndaj atyre qė shkelin ligjet e shkruara prej tij. Nė ligjin 31, tek libri i tretė nė kapitullin pėr Martesėn, Kanuni thotė shprehimisht se vajza edhe nėse ėshtė e vetme, pra pa prindėr, nuk ka asnjė tė drejtė tė mendojė pėr fejesėn dhe martesėn.

    Pėr martesėn e njė vajze kanė tė drejtė tė merren vėllezėrit dhe kushėrinjtė e saj. Ajo nuk ka asnjė tagėr pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė ndėrhyrė nė lidhjen e krushqive. Fatin e saj do ta zgjedhin tė tjerėt pėr tė, ajo nuk ka asnjė tė drejtė tė merret me kėtė gjė. Gjithashtu, po nė kėtė kapitull, por nė pikėn 40 thuhet se “fejesa dhe martesa duhen bėrė me shkusi”, pasi nuse pa shkusi nuk bėhet kush, se bie ndesh me ligjet kanunore.

    Mes tė tjerash nė Kanun thuhet se vajza duhet tė ndjekė fénė e saj dhe se nuk lejohen lidhje krushqie me fé tė ndryshme. Kjo tregon se sa absurde dhe tė padrejta, por edhe paragjykuese e racionale na paraqiten kėto ligje, qė jo vetėm nuk i qėndrojnė kohėve tė sotme, por mbi tė gjitha sjellin dėme duke nisur nga konflikti e duke pėrfunduar deri tek problemet e ekzistencės jetike.

    Burimi:Femina.al

  2. #2
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Eshte trasmetuar ne topchannel ne Excluzive nje dokumentar ne lidhje me ligjet e kanunit, eshte me te vertet per te ardhur keq!

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Po Arjol e pash edhe une nje emision te till,eshte vertet per te ardhur keq,

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Endrrat
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-10-2014, 11:10 PM
  2. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-07-2013, 01:39 AM
  3. Sė shpejti dėnime tė ashpra pėr dėrgim tė porosive spam
    Nga aurel nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2009, 08:13 PM
  4. Ėndrrat
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 09:15 AM
  5. BUKURIA E FEMRAVE SHQIPTARE
    Nga PoLiGrAfIkSi nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2007, 05:22 PM