Tė gjithė neve na pėlqen qė tė rrimė nė ambientet e kėndshme e tė rehatshme, qė na reflektojnė neve dhe dėshirave tona, por shtrohet pyetja se si tė rregullohet shtėpia a banesa, tė cilėn e kemi marrė me qira, meqė ekzistojnė disa kufizime tė cilave duhet t'u pėrmbahemi. Rregulli kryesor ėshtė se, me rastin e lėshimit tė banesės me qira, ajo duhet tė jetė nė gjendjen e njėjtė, ashtu siē e keni marrė. Ja disa kėshilla, tė cilat do t'ju shėrbejnė si udhėrrėfyes pėr rregullimin e shtėpisė me qira.
Mos bėni vrima nė mur!
Po, e dimė se sa vėshtirė ėshtė qė t'i bėsh ballė dėshirės qė ta vendosėsh atė raft tė mrekullueshėm, i cili do tė shėrbente aq mirė si dekorim, por megjithatė duhet pasur kujdes qė muri tė mbetet i padėmtuar. Mbyllja e vrimave, nė mėnyrė qė murit t'i kthehet pamja e mėparshme, rrallė rezulton me njė rezultat tė mirė. Nėse gjithsesi tė duhet tė varėsh ndonjė gjė, pėr shkak tė mungesės sė hapėsirės, atėherė pėrdorni varėset ngjitėse, tė cilat mund tė hiqen me lehtėsi. Por, kujdes, ato nuk mbajnė peshė tepėr tė rėnda.
Mos ngjyrosni muret!
Qiradhėnėsit nė tė shumtėn e rasteve nuk lejojnė ndryshimin e ngjyrės sė mureve, por edhe nėse qiradhėnėsi juaj ua ka lejuar njė gjė tė tillė, duhet ta dini se disa ngjyra ėshtė e pamundur qė tė hiqen, duke pamundėsuar kėshtu kthimin nė gjendjen e mėparshme. Ekziston njė alternativė e mrekullueshme pėr stolisjen e mureve dhe pėr dhėnien e vulės personale nė rregullimin e shtėpisė - dekorimet ngjitėse, tė cilat hiqen me lehtėsi. Ato mund tė gjenden nė tė gjitha ngjyrat, format dhe dizajnėt. Juve ju mbetet qė ta zgjidhni atė qė ju pėlqen mė shumė.
Kujdes ndaj dyshemesė
Zhvendosja e mobilieve mund tė shkaktojė dėmtime tė dyshemesė, sidomos nėse kemi tė bėjmė me dysheme tė drurit, prandaj nė kėmbėt e mobilieve duhet tė veni mbrojtėse qė ngjiten, nė mėnyrė qė dyshemeja tė shpėtojė pa u dėmtuar.
Ndriēimi
Meqė nė atė shtėpi, apo banesė do tė qėndroni vetėm pėrkohėsisht, atėherė zgjidhje ideale janė llambat, tė cilat me rastin e zhvendosjes, shpėrnguljes, mund t'i merrni me vete. Nė pajtim me shijen personale, pėrcaktohuni pėr llambat e tavolinės, apo ato tė dyshemesė.
Burimi:
KosovaSot