40 vjet mė parė, nė garėn pėr pushtimin e hapėsirės mes NASA-s dhe rivales sė saj tė Rusisė ish-komuniste, agjencia amerikane triumfoi duke sjellė dhjetra imazhe tė Tokės, shkrepur nga lartėsia nėpėrmjet satelitit The Blue Marble.
Por sot, 40 vite mė vonė, Rusia hakmerret duke publikuar njė imazh tė vetėm, njė imazh qė tregon planetin tonė si kurrė mė parė, qartėsisht me cilėsinė 12 megapiksel.
Foto ėshtė shkrepur nga sateliti rus i hidro-meteorologjisė, Electro-L, satelit i gjeneratės sė fundit i hedhur nė orbitė, nė 36 mijė kilometra distancė mbi brezin ekuadorial, nė janar tė vitit 2011.
Electro-L nis drejt Tokės njė imazh cdo 30 minuta dhe cdo piksel ėshtė ekuivalent me 1 kilometėr.
Por pėr Robert Simmon, shkencėtar nė Goddard Space Flight Center, imazhet e sjella nga NASA nė tokė, nuk janė as mė tė mira, as mė tė kėqia se ato tė rusėve. Ndryshimi gjendet tek pėrpunimi i tė dhėnave, thotė ai.
Burimi:
TOP CHANNEL