Mungesa e sporteleve nga pala greke ka bėrė qė mbrėmjen e djeshme me qindra emigrantė shqiptarė tė prisnin nė radhė nga ana tjetėr e Doganės sė Kapshticės. Kėshtu, gjatė pasdites sė djeshme ėshtė rritur ndjeshėm numri i emigrantėve tė ardhur nga Greqia drejt Shqipėrisė pėr festat e fundvitit, kėsisoj, pala greke ishte gjendur e papėrgatitur pėr njė fluks tė tillė. Gjatė ditės sė djeshme, ana tjetėr e kufirit ka punuar vetėm me njė sportel, ndėrkohė qė radha e makinave tė emigrantėve ka arritur deri nė 5 kilometra. Dritan Shema, komandant i pikės kufitare tė Kapshticės, sė bashku me kryetarin e Doganės sė Kapshticės, kanė kėrkuar njė takim me palėn greke, ku i kanė parashtruar kėrkesėn e shtimit tė sporteleve. Ndėrkohė, nga pala greke iu ėshtė thėnė se vonesa deri tani ka si shkak kohėn qė duhet pėr hedhjen e tė dhėnave nė kompjuter, duke mos u mjaftuar vetėm me vulosjen e pasaportave. Sipas tė dhėnave, gjatė ditės sė djeshme kanė hyrė 3600 persona, ndėrkohė qė edhe gjatė natės pritet tė ketė fluks.
Pas takimit tė dy homologėve ėshtė vendosur qė tė shtohen dhe dy sportele tė tjerė, nė mėnyrė qė tė mos krijohen mė radhė tė gjata.
Lėvizja e emigrantėve shqiptarė nė kufirin shqiptaro-grek qė kthehen nė atdhe pėr tė festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ēdo ditė, vjen duke u rritur edhe nė Kakavijė. Sipas tė dhėnave tė policisė kufitare, fluksi nė pikėn e kalimit kufitar tė Kakavijės ka qenė i madh, por lėvizja ėshtė normale. Gjatė 24 orėve tė fundit kanė hyrė 3247 shtetas dhe 758 automjete.
Ndėrkohė, sipas burimeve nga pikat e kalimit tė kufirit, mėsohet se gjatė ditėve tė ardhshme do tė ketė edhe mė shumė persona qė do tė vijnė nga Greqia nė drejtim tė Shqipėrisė pėr kalimin e festave tė fundvitit.