Aparatet Fotografik Dixhital
Nėse kėtė verė keni menduar tė blini njė aparat fotografik tė ri apo tė permisoni atė qė keni, nė kėtė guide do tė perfshijė shpjegimin si tė zgjidhni aparatin ideal pėr tė plotėsuar kėrkesat tuaja.
Aparatet fotografik Dixhital klasifikohen nė disa kategori, si pėrshembull kemi fotokamėr kompakte, ultra komplakte, travel zoom, pro digicams, mirrorles apo bridge, semi SLR, Pro SLR etj.
Por aparatet qė do flasim jane 3 lloje: Fotokamerat Kompakte ato Bridge dhe pėr ato SLR (Single Lens Reflex).
Pėrpara se tė vazhdoj me shpjegimin dua tė theksoj se nuk ėshtė aparati qė ju bėn fotografė tė zotė por mėnyra se si manipuloni fotografinė dhe kapni ēastin. Mund tė keni dhe njė aparat qė kushton 5'000 Euro dhe pėrsėri fotografitė mund ta "shpifin" gjithėsesi! Pra lė tė jetė e qartė se fotografitė nuk dalin bukur vetėm se aparati ėshtė shumė i shtrenjte (sigurisht aparati jep kontributin e tij) por duhet dhe dora e fotografit dhe tė zgjidhni ēastin e duhur. Duhet tė mėsoni gjithashtu tė shfrytezoni apratin tuaj nė maksimum. Mund tė na shkruani kėtu nė forum pyetje apo pėr dyshime qė keni.
Tė gjitha kėto aparate nė merkato kanė disa veēori qė ndryshojnė nga njėri tjetri. Disa janė shumė komode pėr tu mbajtur nė xhepin e vogėl tė pantallonave, por nuk mund tė pretendosh foto "me cilėsi", disa aparate qė mund tė shkrepesh nė ēdo ambjent dhe pa patur nevojė pėr dritė por duhet tė mbani njė ēantė gjithmon me vete dhe gjithashtu dhe ēmimi ndryshon si nga njė llojė nė tjetrin.
Le ti hedhim njė sy mė tė detajuar dhe mė pas flasim pėr veēoritė pozitive dhe negative tė tyre.
Disa shpjegime mbi pjesėt e Aparateve Dixhital
Lente: Eshtė pjesa e xhamit te aparatet qė mundėson futjen e drites pėr tė lejuar aparatin tė rregjistroj foton. Sa mė cilėsore tė jetė kjo lente aq mė foto "tė pastra" shkrepim. Sa mė shumė tė hapet kjo lente (hapje diafragmes) aq me "pak drite" do te duhet pėr tė shkrepur fotografinė. Ka aparate qė nuk i ndėrrohet kjo lente por ka dhe te tjerė qė i nderrohet. Nė shumė raste flitet pėr njė grup lentesh tė radhitura njėra pas tjetrės.
Llojet e lenteve: Ka njė mori lloje lentesh. Duke filluar nga aparatet mirrorles apo bridge ėshtė e mundur tė nderrohet lentja. Jo tė gjitha lentet mund ti bėjnė tė gjithe aparateve! Pėrshembull njė lente pėr Canon nuk mund tė futet tek njė aparat Nikon pa njė adaptues. Ka lente pėr afer (macro), pėr larg (tele) dhe super tele si dhe ėide lens qė kanė njė kėnd tė gjėrė shikimi.
Cilesia e Lenteve: Cilesia nė lente varet nga disa faktore. Lloji i xhamit qė ėshtė punuar. Hapja e diafragmes si dhe cilesia e sfokimit te objektet nė plan tė dytė. Sa mė shumė tė hapet diafragma e lentes aq me pak drit nevojitet pėr tė shkrepur foton. Kjo pėrcakton dhe shpejtėsinė qė na duhet pėr tė bėrė foton. Sigurisht kjo veēori vjen dhe me njė ēmim shumė tė lartė.
Hapja e Diafragmės: Ky faktor tek lentet matet me njė numėr qė ka shkronjėn F pėrpara. F/3.5 apo F/1.2. Gjithashtu dhe me nje segment F/1.8 - F/6.5 nė rastin kur ne kente ka zoom. Vlera tė ulta shprehin hapje tė madhe tė diafragmes. Sa mė shumė tė hapet aq me pak drit kemi nevoj! Sa mė shumė tė hapet aq me shpejt do i shkrepim fotot. Sa mė shumė tė hapet aq mė shume do jetė i sfokuar objekti nė plan tė dytė.
Drita: Pa drite nuk do tė kishte fotografi. Drita luan rolin kryesor kur shkrepim njė fotografi. Pra nė ēastin qė nė shtypim deri nė fund butonin e shkrepjes se aparatit fotografik nė brendėsi tė aparatit hapet njė kanal qė lejon dritėn tė futet tek sensori aparatit. Nė kėtė mėnyre sensori rregjistron atė qe ne shohim nė objektivė (pjesa ku vėmė syrin, mirino).
Sensori: Eshtė ajo pjesė e apratit qė rregjistron dritėn qė futet nga lentja dhe me pas e pėrpunon dhe "ruan" fotografinė. Ka disa lloje sensorėsh qė varen nga aparati fotografik. Sensori ėshtė i pėrbėrė prej miliona pixel qė nė shumė raste pėrcaktojne numrin e PX tė aparatit.
Llojet e Sensorit: Full Frame janė sensoret 35 mm. Shumica e aparateve profesional si dhe Pro SLR kanė njė sensor tė plotė 35mm. Ky ėshtė njė standart qė nė kohėn kur fotografia zhvillohej me filma. Mė pas aparatet e tjere aplikojne nje Crop (prerje) tė imazhit. (Shiko foton)
Pixel: Eshtė njėsi matėse dhe pse njė shprehje e tillė ėshtė e gabuar. Por marketingu e shrytezon pėr tė shitur aparatet dixhital. E pėrdor numrin e pixel pėr tė percaktuar "fuqin" e aparatit. Nė fakt pixel ėshtė numri i "pikave" i cili ėshtė i pėrbėr sensori aparatit dixhital. Nuk ėshtė e rendesishme qė sa mė i larte tė jetė numri i Pixel aq mė foto tė bukura do tė shkrepim. Pixel hyn nė skenė vetėm nėse duam tė printojmė foton tonė me dimesione tė mėdha mbi normalen 10x6.
Aparatet dixhital Kompakt
Kėta lloj aparatesh janė ideal pėr njė fotograf tė rastit. Kanė veti qė janė shumė tė vegjėl dhe mund tė futen nė ēdo xhep pa zenė shumė hapesirė. Nė keto aparate nuk ėshtė e mundur tė ndėrrohet pjesa e lenteve, pra pjesa pėrpara qe del kur shkrepim fotot. Kėta aprate kane nevoj pėr shumė drite pėr tė shkrepur foto. Sensori i kėtyre aparateve ka njė faktor prerje mjaft tė lartė deri nė 2/3'' apo 1/2''. Pra nėse syri jon shikon 100%, kėta do tė kapin njė pjesė tė vogėl.
Pro:
Kanė njė ēmim tė pėrshtatshėm pėr tė gjitha xhepat
Kanė dimesione shumė tė vogla
Kundėr:
Nuk mund tė pretendosh foto tė mėdha
Kanė nevojė pėr shumė dritė
Janė shumė tė ngadaltė
Nuk mund tė ndėrrosh llojin e lenteve
Nuk mund tė shkrepesh nė mėnyre manuale
Syri dhe sensori kanė njė kėndveshtrim tė ndryshėm
Zoom-i Optik ėshtė shumė i ulet 5x
Aparatet dixhital Bridge
Kėta lloj aparatesh janė njė mix mes atyre SLR dhe kompakt. Nė fakt janė mė tė vegjėl sė ata SLR dhe pak mė tė medhenje sė ata kompakt. Eshtė mundėsia qė tė ndėrrosh lenten. Mund tė shkrepini foto mjaft tė pastra dhe nė pak dritė.
Pro:
Janė aparate me dimesione tė pranushme
Mund tė shkrepesh nė mėnyre manuale
Mund tė ndėrrosh objektivin
Kundėr:
Ēmimi ėshtė i lartė
Lentet kushtojnė
Kanė njė sensor tė vogėl (nė krahasim me SLR)
Aparatet dixhital SLR
Sigla SLR vjen nga shkurtimi Single Lens Reflex, qė do tė thotė qė sensori i aparatit do tė "kapi" pamjen qė syri i njeriut shikon nga objektivi. Kjo bėhet e mundur duke pėrdorur njė pasqyr nė pjesėn para sensorit. Drita futet nga lentja nė aparat dhe pėrplaset tek njė pasqyrė e cila gjėndet para sensorit e perkulur 45 grad. Kėtė dritė e ēon tek njė prizem i cili e kthen mbrapa tek objektivi ku eshte syri i njeriut (shikoni foton), dhe nė ēastin qė nė shkrepim deri nė fund butonin pėr tė bėrė foton, kjo pasqyre ngrihet dhe lejon dritėn tė kapet nga sensori.
SLR ndahen nė dy kategori. Nė Pro dhe Semi SLR. Nryshimi pėrveē funksioneve apo disa butonave mė shumė pėr Pro qėndron nė faktin sė kėto kanė njė sensor Full Frame 35mm. Ndėrsa nė Semi SLR sensori ka njė faktor prerje (Crop) pėr 1.5x apo 1.6x.
Pro:
Shkrepin me mėnyre manuale
Kanė njė sensor mjaft tė madhė
Janė shume tė shpejtė
Sipas lentes ofrojnė zoom optik pa humbur cilėsinėe
Mund tė ndėrrosh lentet
Shkrepin nė disa formate pa pėrpunuar imazhin. Lexo mbi RAW
Shkrepin foto me dimesione shumė tė mėdha
Shkrepin dhe nė ambjente me pak drite (me njė lente tė duhur)
Kundėr:
Janė aparate shumė tė mėdhenjė
Aparati dhe lentet peshojnė shumė
Kanė njė ēmim shumė tė lartė
Lente shumė tė kushtushme
Kjo ishte e gjitha qė kisha pėrgatitur mbi kėtė temė. Pėr ēdo pyetje dhe sqarime mos nguroni tė pėrdorni forumin pėr ti bėrė. Gjithashtu janė tė mirėpritura sygjerimet dhe vėrejtjet.
ReniX per Lirenti.com Korrik 2012