Receta Gatimi

Si mund ta rifillojmė jeten pas divorcit....


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 19 prej 19
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Si mund ta rifillojmė jeten pas divorcit....

    Pas njė divorci jeta ndryshon tėrėsisht, duke u gjendur nė njė kapitull tė ri.
    Shumė e shohin atė si dėshpėrim dhe humbje shprese. Janė tė paktė ata qė guxojnė tė shfrytėzojnė mundėsitė dhe lirinė e munguar.
    Nė fakt divorci, pėr ata qė mbetet zgjidhja e vetme, ėshtė mundėsia pėr tė rifilluar njė jetė tė re. Do tė jetė mė e lehtė nėse evitoni ndjenjėn e fajit, vlerėsoni veten, harroni tė kaluarėn, mendoni single, si dhe nėse kujdeseni mė tepėr...
    Nėse njė ditė mė parė kishit njė familje dhe njė bashkėshort pranė tė cilit ndiheshit mirė, sot jeni pėrballė divorcit krejt papritur. Iluzioni i lumturisė sė pėrjetshme ėshtė fikur.
    Jeni divorcuar dhe gjėrat nuk mund tė kthehen pas.
    Jeni e lodhur, e dėshpėruar, e pashpresė, sikur interesi dhe bukuria e jetės ka humbur tėrėsisht. Nė fakt ēdo gjė mund tė ketė ndryshuar, por nuk ka pėrfunduar. Shumė tė tjera ende nuk kanė filluar.
    Jeta pas njė divorci, tė papritur ose jo, mund tė jetė njė kapitull i ri. Ndryshime qė mund t’iu sjellin ditė shumė mė tė lumtura se ato qė keni pėrjetuar dikur.
    Ajo qė zakonisht mendohet nė momente tė tilla, qė realisht janė tė vėshtira, ėshtė diēka e frikshme dhe e papėrballueshme. Nė fakt nuk ėshtė e vėrtetė. Divorci nė thelb ėshtė emancipim, revolucion i njė shpirti tė lodhur. Henry VIII ishte ai qė e miratoi divorcin pėr herė tė parė nė Angli.
    U pėrball me reagimet e ashpra tė kishės katolike, por duket se i dha zgjidhje vetes, si dhe njė shoqėrie tė tėrė qė e vuante. Divorci ėshtė pėrcaktuar nga shumė psikologė si mundėsi dhe perspektivė e re.
    Mundėsia e njė dashurie tė vėrtetė. Sigurisht, nė njė raport, ata sugjerojnė qė partnerėt duhet tė luftojnė pėr njė jetė mė tė mirė, por nėse kjo ėshtė e pamundur endja drejt konfliktit tė vazhdueshėm do tė ishte njė dėshtim i plotė. Pavarėsisht se kush mund tė jetė iniciatori i njė divorci, secili prej nesh, nė mėnyrėn e tij ndihet fajtor. Pėr arsyen mė tė thjeshtė, qė lind brenda nesh.
    Pėrballja me fundin e njė lidhjeje tė gjatė, pėr tė cilėn kemi investuar ndjenja e vite tė tėra. Ndihemi fajtorė pėr faktin se kemi braktisur dikė, ose nė shumicėn e rasteve ndihemi keq pėr fėmijėt tanė, pėr mėnyrėn se si i kemi lėnduar. Ka njė mori arsyesh se pse ndihemi fajtorė nė momente tė tilla.
    Ka tė bėjė me ndarjen prej njeriut qė dikur konsiderohej i shtrenjtė, sikurse edhe ndarja e sendeve materiale ose rikthimi i gjėrave qė na pėrkasin. Janė pikėrisht ēastet kur secili bėhet pronar i gjėrave qė dikur mendoheshin tė pėrbashkėta.
    Ndodh shpesh qė nė jetėn e re pas divorcit tė shprehim karakteristikat mė negative qė mund tė kemi, pėr tė cilat as nuk kemi dyshuar. Pėrjetojmė ndjenja faji, sepse dikur kėto tipare i kemi shfaqur nė formėn e tyre mė tė bukur, ndėrsa nė kėtė realitet tė ri tregojmė mė tė keqen tonė.
    Ajo qė dėshirojmė mė shumė ėshtė kthimi i kohės pas! Mbi tė gjitha duhet evituar ndjenja e fajit.
    Nėse njė lidhjeje tė gjatė i ka ardhur fundi, ekzistojnė shumė arsye drejt njė pėrfundimi dhe vendimi tė tillė.
    Thuajini lamtumirė ndjenjės sė fajit, duke u pėrpjekur tė rifilloni njė jetė tė re. Fatkeqėsisht njėra nga ndjesitė qė pėrjetojmė mė tepėr pas njė divorci ėshtė ajo e modestisė, e cila edhe ekzagjerohet. Ekziston njė ndjenjė e plotė zhgėnjimi prej vetvetes, duke mos i besuar shumė asaj.
    Nuk besojmė mė nė talentin qė kemi, vlerat si njė shtėpiake dhe femre tė suksesshme, bukurinė e jashtme, si dhe aspekte tė tjera tė personalitetit. Madje ndonjėherė dėgjojmė shumė edhe nga ish-partnerėt tanė, informacione negative qė ata tentojnė tė pėrcjellin duke na bėrė t’i besojmė ēdo gjėje.
    Ky ėshtė pikėrisht njė nga gabimet mė tė mėdha qė bėjmė. Ēlirojeni veten nga gjithė kjo ngarkesė negative dhe filloni tė besoni se keni vėrtet vlera. Momentet e vėshtira qė pėrjetohen pas njė divorci shpesh janė si pluhuri qė mbulojnė shumė cilėsi reale. Ajo qė ka ndodhur thjesht ishte e thėnė tė ndodhte. Ekzaminoni arsyet pse gjėrat pėrfunduan kėshtu. Duhet tė filloni tė besoni se nė jetė ndodhin ato qė meritojmė.
    Divorci ndodh sepse shpirti ynė kėrkon mė shumė qetėsi dhe shpėtim ndonjėherė. Nė kėto raste e kaluara duhet tė mbetet pas krahėve. Ashtu dhe e ardhmja. Mos mendoni shumė se si do tė jetė e nesėrmja juaj, sepse nuk mund ta zbuloni dot, ėshtė e panjohur. Nėse ndiheni keq mundohuni ta ēlironi veten.
    Gėlltisni dhembjen menjėherė, duke mos e ngadalėsuar procesin e saj. Koha ka vetinė qė ta tresė atė shpejt ,nėse ju e pėrtypni atė po aq shpejt.
    Merrni prej ēastit avantazhet dhe kėnaqėsitė qė dikur nuk i kishit. Nuk do tė ngriheni mė dy orė mė herėt pėr t’i pėrgatitur bashkėshortit mėngjesin, t’i lani rrobat, apo ēdo gjė tjetėr tė tijėn. Mund tė bėni ēdo gjė qė iu pėlqen, qė pėr shkak tė tij hezitonit. Nuk do tė ketė mė gėrhitje natėn, futboll me zė tė lartė, apo darka nė tre tė mėngjesit. Keni lirinė e munguar.


    Kujdesuni pėr veten
    Ndoshta dikur nuk kishit kohėn e mjaftueshme pėr t’u kujdesur pėr veten. Pėr pamjen tuaj, ėndrrat, botėn e brendshme, karrierėn, sportin, interesat… Tė gjitha sakrificat bėheshin pėr hir tė familjes. Tani keni mė shumė mundėsi. Mund tė arrini diēka. Keni njė stimė tė fuqishme pėr vetėperfeksionim dhe zhvillim. Ėshtė koha mė e mirė ta krijosh jetėn vetė, e jo tė shpresosh nga dikush tjetėr. Ēdo ditė ėshtė njė shans i ri nė rregullimin dhe perfeksionimin e jetės suaj. Trego interes dhe dėgjo me kujdes. Ēdo takim, ēdo event, apo ēdo rresht i librave qė lexon janė momente tė reja qė sinjalizojnė ndryshime tė kėrkuara prej jush, prej brendisė suaj. Investoni nė jetėn tuaj tė re me pėlqimin dhe pėrkushtimin e duhur. Askush nuk mund t’iu pengojė nė realizimin e dėshirave. Jeta bazohet thelbėsisht mbi plane dhe dėshira.


    Mendoni single
    Tė menduarit single ėshtė gjėja e parė qė duhet bėrė menjėherė pas njė divorci, edhe pse nė fakt ėshtė njė prej mė tė vėshtirave pėr t’u bėrė. Kėrkon durim dhe dėshirė mbi tė gjitha, nė kėtė ndryshim statusor, qė ėshtė shumė mė tepėr shpirtėror. Pėr mė tepėr, jeta si njė grua single ėshtė shumė mė ndryshe nga ajo qė bėje mė parė, nė shumė aspekte. Merrni kohėn e duhur pėr tė kuptuar ndryshimet qė po ndodhin nė jetėn tuaj. Nuk ka asgjė tė keqe nėse jeni beqarė. Nė njė shoqėri ku femrat single shihen me pėrēmim prej shoqeve tė tyre tė martuara, lehtėsisht mund tė besojnė se janė tė dėshtuara, pasi supozohet se gratė e “realizuara” janė tė pėrfshira nė dashuri, apo lidhje jetėgjata. Por kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ēdo ditė mė tepėr femrat po zgjedhin tė jenė single, apo t’u japin fund lidhjeve tė palumtura. Nė thelb kjo tregon forcė dhe jo dobėsi. Ato kėrkojnė lumturinė e vėrtetė. Tė mbijetosh do tė thotė tė besosh nė veten tėnde dhe nė aftėsitė si njė femėr single.


    Llogarisni tė ardhurat
    Ėshtė e rėndėsishme tė merreni dhe me tė ardhurat, dhe pse mund tė mendoni qė nė momente tė tilla janė tė dorės sė dytė. Ka gjasa qė situata juaj financiare tė ketė ndryshuar. Kėshtu vihuni nė dijeni tė gjendjes sė tyre sa mė parė tė jetė e mundur. Do tė jetė mė e lehtė nėse filloni tė shpenzoni pėr veten nė kėtė situatė ku morali nuk ėshtė nė gjendjen e tij mė tė mirė. Favorizojeni veten me kėnaqėsi materiale, pa u menduar shumė. Megjithatė mundohuni tė vendosni njė ekuilibėr tė drejtė mes dėshirave dhe shpenzimeve qė do t’iu duhen. Edhe shpenzime tė pakujdesshme nuk duhet tė bėni. Tashmė jeta juaj ka rifilluar vetėm, ndaj edhe tė ardhurat mund tė jenė mė tė pakta.


    Pranoni fundin e lidhjes
    Nė fund, ajo qė duhet tė rikujtoni vazhdimisht me veten tuaj ėshtė fundi i lidhjes, dhe pėr mė tepėr pranimin e saj. Ndėrgjegjėsohuni pėr pjesėn mė tė vėshtirė qė iu pėrket vetėm juve. Fundi i saj ėshtė i dhimbshėm por mbetet real. Kuptoni qė kjo ishte zgjidhja mė e mirė dhe se detajet i pėrkasin vetėm tė kaluarės. Pendesa mund tė jetė njė nga ndjesitė qė do t’iu pushtojė herė pas here, por qė duhet tė forconi besimin tuaj ndaj lėkundjeve tė tilla. Romanca ka pėrfunduar dhe nėse dėshironi ende tė ktheheni prapa, gjasat mund tė jenė tė vogla. Dhe nėse ndodh, rutina e pastabilitetit tė lidhjes do t’iu pėrsėritet duke iu kujtuar atė “deja-vu” qė mbetet e padėshiruar. Rifilloni jetėn me moton se “njė dhembje zgjuese ėshtė mė mirė se njė lumturi jetėshkurtėr”.

    Burimi:Gazeta-Shqiptare

  2. #2
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    jeta pas divorcit fillohet si beqar !!!!!

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga landi i Lexo postimin
    jeta pas divorcit fillohet si beqar !!!!!
    hahahahahhaa i pa pare je!...kjo dihej....por flitet ne rastet kur divorci ka qene vendim i veshtire...jo kur dy vete ndahen me konsensus hahahaha

  4. #4
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    pas divorcit thuhet apo jo ,clidhje ka si ka qene vendimi ....

    fillohet rindertimi si ne japoni pas bombave atomike ...!!!!

  5. #5
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    hahahhahahahahhaha fiks hahahahahha.....qe do me thene...do jete paksa i veshtire...por qe do rimekembet jeta serisht....e madje me shume se sa ishte...do behet me e gjalle!...hahahahhaa sa kam qeshur...

    po ku ishe o robo se na mori malli per njecik shaka...hahahaha

  6. #6
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    ishalla nuk e kap ndonje cunam kete ndertesen e dyte thuaj hahahaaaaa

  7. #7
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,081
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Si mund ta rifillojmė jeten pas divorcit....
    Nuk e di.......kur ta provoj te jeni te sigurt qe do tju jape disa keshilla

  8. #8
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga landi i Lexo postimin
    jeta pas divorcit fillohet si beqar !!!!!
    qe vlla

    Si njeri, shnosh rahat... del e pin 1, 2 ose 3 edhe je me i lire
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga vaaldr1n; 31-07-2012 mė 01:37 PM.

  9. #9
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    po ku ka ma mire ,bile ta kesh edhe komshie se e fton per kafe ne ballkon hahahaa

  10. #10
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga 3r1k0 Lexo postimin
    Nuk e di.......kur ta provoj te jeni te sigurt qe do tju jape disa keshilla
    uroj te mos e provosh...sepse si do qe te jete...shkrimet e lexuara diku...jane shume larg perjetimit real....une uroj te mos e perjtosh dhe te mos e provosh...por nese per dike...kjo eshte zgjidhje...atehere...uroj me te miren per te dyja palet!...

  11. #11
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga landi i Lexo postimin
    po ku ka ma mire ,bile ta kesh edhe komshie se e fton per kafe ne ballkon hahahaa
    hahahhaa ajo do ishte fantastike!

  12. #12
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga iceman Lexo postimin
    hahahhaa ajo do ishte fantastike!
    shife c'behet ketej more aman...ketu flitet per divorcin...keta flasin per komshien......zor nuk ju vjen xhanem

  13. #13
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    une po u divorcova do mar nji shpi afer te divorcumes time ,qe ta kem komshie !!!!hahahahahahaaaa ishalla nuk na hedh ndonji vazo prej ballkonit ...

  14. #14
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    hahahahhaha u qimja jalla.......hahahahhaha jo vazon qe do e hani kokes hahahahahhaha por kujdes mos ju vjen ndonje gje me e madhe hahahahahha dhe ju le pilaf ne vend!....hahahahhaa

  15. #15
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    do kaloja me flamur te bardhe ......hahahahahaa

  16. #16
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga landi i Lexo postimin
    jeta pas divorcit fillohet si beqar !!!!!
    Per meshkuj mir thua se per femra aspak, njoh shum raste se akoma vuajn divorcin

  17. #17
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erinaa Lexo postimin
    Per meshkuj mir thua se per femra aspak, njoh shum raste se akoma vuajn divorcin
    Erinaa edhe per femrat ne kete dite sot nuk eshte e veshtire...sepse varet se si ka qene mardhenia e tyre gjate marteses...por qe pa tjeter eshte i veshtire...dhe ne kete mes...ata qe vuajne jane femijet...ndersa bashkeshortet e shohin ndryshe kete pjese....por qe kohet e fundit eshte perhapur shume divorci...dhe eshte per te ardhur keq...qe me shume shohim cifte te ndare...se sa dy njerez bashke!..

  18. #18
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Te kuptoj erinda , ka till nuk prejashtohet mundesia por shumica jan se vuajn ndarjen desh apo jo fema si qenje me e but e me e ndishme ashtu edhe eshte kriju.psh nese marim rastin e nje te veje, ajo do kujdeset per femiun e vet qoft se eshet vetem 1 por een nje gje till mashkulli do thuash ti ? JO ta them me te madhe ... un njoh nje rast ketu nje komshiu im ka 9 cuan e 3 goca ka martu gjysmen e femive eshte ber gjysh i vdiq gruaj u martu prap, dhe edi ca thoshin grat ; U martu se puna te kujdeset per te, se pak kishte ai femij e nuse te cunave te gjitha ne shpi po te martohet, thuj me mir dua dhe pik .

  19. #19
    i/e rregjistruar 10% Maska e rrahgegja
    Anėtarėsimi
    Sep 2011
    Postime
    56
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    paj munoesh me ja ba veti rrafsh hajt se bahet mir hajt se bahet mir po tybe hamamin bahet mir... veq shnosh apet skom ni qe ka dek kush kur u da me femen e bajm hall edhe na diqysh

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Citime qe mund tju ndryshojne jeten!
    Nga ReniX nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 10:22 PM
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2012, 09:54 PM
  3. Adriana Lima para divorcit
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-05-2012, 10:28 PM
  4. Hapet salloni i divorcit nė Paris
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 08:11 PM
  5. Vazhdon telenovela e divorcit Ēako-Mula
    Nga aurel nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 07:21 PM