Apple sot ka hapur dyert per para-porosite e Smartphone-t me te ri iPhone 5 ne Angli ne oren 08:00 duke kufizuar numrin e para-porosive per nje konsumator ne dy njesi. iPhone 5 eshte ne dispozicion me para-porosi vetem ne dyqanet e Apple ne Angli i pazhbllokuar dhe pa kontrate. Ai mund te aktivizohet dhe te perdoret me ndonje GSM Wireless Network (rrjet pa tela). Modeli 16GB kushton £529, ai 32GB £599 ndersa modeli me i madh me 64GB kushton £699.
Celularet do te fillojne dergesat tek konsumatoret nga dita e premte. Ato do te kerkojne nje sim-kartele te ndonje GSM Operatori nga e gjith bota. iPhone 5 gjithashtu eshte ne dispozicion ne operatorin Vodafone ne Angli me £25 ne muaj me planin "100 te Vodafone" duke perfshire 100 minuta per te bere thirrje, mesazhe te pakufizuara ne Angli dhe 100MB internet. Ne kete kontrate modeli 16GB kushton £249, ai 32GB £349 ndersa modeli 64GB kushton £409.