Pas Samsung Nativ S dhe Nokia Lumia 820 dhe 920 edhe HTC ka prezantuar dy smartphone te ri me Windows Phone 8. Ne dallim prej konkurenteve te cekur, prodhuesi Taivanez i ka zbuluar edhe cmimet e te dy pajisjeve. Aty shihet qe Modeli X eshte i klases se larte ndersa modeli S i klases se mesme.

HTC 8S

8S (foto me lart) mbi te gjitha e shenon ngritjen e HTC ne boten e Windows Phone 8. Ai ka nje ekran prej 4 inēesh me rezolucion WVGA (800 × 480 Pixel), nje ēip 1Ghz dual-core nga Qualcomm (S4 MSM8227) dhe memorien RAM prej 512MB. Hapsira e brendshme prej 4GB per ruajtjen e te dhenave mund te zgjerohet permes nje microSDXC. Ne anen e pasme eshte e vendosur nje kamere prej 5 mega pixel e cila mund te incizoje edhe video HD (720p). Nje kamere te perparme nuk ka gjithsesi. Vecori te tjera si Quad-Band-GSM, Dual-Band-UMTS, WLAN, Bluetooth, GPS dhe nje bateri 1700 mAh me Lithium te forte e permbushin dizajnin e pajisjes.

Pajisja qe peshon 113 gram do te vije ne treg ne muajin nentor. Si cmim do te kerkohen 299 Euro.



HTC 8X

Tek smartphone-i 8X kemi te bejme me nje produkt me te vecuar sesa ai 8S! Si vecori kryesore eshte ekrani 4,3 inē LCD-Display me nje rezolucion prej 720 × 1280 Pixel. Keshtu ekrani arrine nje dendesi te pixelave prej 341 dpi dhe eshte edhe me i mprehte se Retina-Display i iPhone 5 (326 dpi). Edhe tek specifikat teknike pajisjes nuk i mungon gje. Prozessori eshte nje dual-core ēip me 1.5Ghz nga Qualcomm (Snapdragon S4 MSM8260) dhe 1GB RAM memorie. Hapsira e brendshme per ruajtjen e te dhenave eshte dizajnuar me 16GB, por fatkeqsisht nuk mund te zgjerohet. Kamera 8 mega pixeleshe eshte marre nga Androidi me Qualcomm One X dhe per kete eshte nje prozessor i imazhit i dedikuar per fotografi me kualitet te larte dhe efekte te ndryshime si shkrepje e shpejte e fotografise gjithashtu. Per video thirrje eshte e vendosur nje kamere 2,1 mega pixel. Te dyja kamerat mund te incizojne ne HD. Tek vecorite e tjera vijne edhe Quad-Band-GSM/UMTS, WLAN, Bluetooth, GPS, 1.800 mAh bateri dhe Moduli NFC.

Pajisja me peshe 130 gram do te vije gjithashtu ne nentor dhe cmimi ketu eshte 550 euro.