Mbrapa ne Gusht, Windows 7 e kaloi Sistemin Operativ Windows XP ne shperndarjen e tregut sipas rezultateve te kerkueseve te Net Applications. Nese ju akoma jeni tek per qindja 42.52, qe do te thote keni Sistemin Operativ te vjeter gati 11 vjet dhe deshironi te kaloni ne Adobe Photoshop CS7, kjo nuk do te jete e mundur! Tom Hogarty menaxher i produkteve te Adobe, lajmeroi se Adobe Photoshop CS6 do te jete azhornimi i fundit i cili do te perkrahe Windows XP-ne! Versioni tjeter i Photoshop do te kerkoje Windows 7 apo nje Sistem Operativ me te vonshem.
Nuk eshte e qarte nese Adobe do t`u ndaloje perdorueseve instalimin e Photoshop CS7 ne Windows XP apo ai thjeshte nuk do te perkrahet nga ky Sistem Operativ. Adobe tashme e leshoi perkrahjen e Sistemit Operativ Windows XP per Photoshop CS6, megjithese perdoruesit nuk jane te ndaluar ta instalojne programin per editimin e grafikave ne Windows XP. Sidoqofte, kompanija e mbajti perkrahjen per Windows XP per arsye sepse atehere kur u leshua Adobe Photoshop CS6 kishte me shume perdorues ne Windows XP sesa ne Windows Vista.
Ne postin e tij ne blog, Hogarty ka cekur se Windows XP nuk mund t`i perballoje kerkesat e programit per te mbajtur Adobe Photoshop: XP nuk eshte mjafte modern. Versioni tjeter do te pershpejtoje me shume GPU-ne, nje trend ky i Adobe-t i filluar me CS4. Grupi i Adobe-t ju sygjeron qe te planifikoni te beni upgrade ne Windows 7 ose Windows 8 nese doni t`i shijoni vecorite dhe risite ne versionin e radhes te Adobe Photoshop.