A ĖSHTĖ KURANI KOPJE E BIBLĖS ?
Senad Maku
Atij nuk mund ti mvishet e pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė lavdishmit.
(Fussilet 42)
Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket.
(Kuran: Enbija 1
Shumė prej kundėrshtarėve tė Islamit mundohen tė mbjellin farėn e dyshimeve rreth ēėshtjes sė Kuranit dhe prejardhjes sė tij. Armiqėt e islamit mundohen dita ditės tė shpifin dhė tė hapin polemika mbi autenticitetin (vėrtetėsinė) e tij si libėr Hyjnorė. Shumė libra, revista dhe media tė ndryshme e paraqesin Kuranin Famėlartė si njė vepėr tė mendjes njerėzore, krijuar prej njė mashtruesi tė pejgamberisė. Puna e madhe e tyre ka patur njė objektivė tė qartė, atė tė ēoroditjes sė njerėzve tė thjeshtė e tė pafajshėm nėn maskėn e punimeve shkencore. Disa mundohen tė paraqiten pėrpara masės me maskėn Islame, duke menjanuar tekstet e tija, e duke ndryshuar koncepte e parime bazė, pėr interesa tė ndryshme, nė shumė raste politike e financiare. Disa tė tjerė hedhin dyshime se Muhamedi a.s. duhet tė jetė autorė i vetėm i kėtij libri, e shumė e shumė shpifje dhe trillime nė adresė tė Islamit, Kuranit dhe Muhamedit a.s. Shumė kemi dėgjuar e shumė kemi pėr tė dėgjuar
Kurani vet ju pėrgjigjet kėtyrė trillime me njė pėrgjigje tė saktė dhe vendimtare, ku Allahu xh.sh. thotė:
Nuk ėshtė e logjikshme tė mendohet se ky Kuran ėshtė i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por ėshtė vėrtetues i asaj (shpalljes) qė ishte mė parė, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farė dyshimi se ėshtė (i zbritur) nga Zoti i botėve. Pėrkundėr kėsaj, ata (idhujtarėt) thonė se atė e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: Sillne pra ju njė kaptinė tė ngjajshme me kėtė, madje thirrni kė tė doni nė ndihmė, pos All-llahut, po qe se jeni tė drejtė nė atė qė thoni. Por ja, ata pėrgėnjeshtruan atė (Kuranin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kėshtu, gėnjenin dhe ata qė ishin mė pėrpara. Shiko si ishte pėrfundimi i zullumqarėve. Ka prej tyre (te tė cilėt u dėrgua Muhammedi) qė e besojnė atė(Kuranin), e ka prej tyre edhe asish qė atė nuk e besojnė. Zoti i njeh mė sė miri kokėfortit. (Junus 37-40)
Prej shpifjeve tė shumta qė i adresohen Kuranit Famėlartė ėshtė edhe kjo qė kinse Kurani ėshtė kopje e biblės, apo Muhamedi a.s. huazoj prej librave hebreo-kristiane dhe pėrpiloj Kuranin, kopjoi atė nga autorė dhe burimet tjera.
Faktikisht kjo akuzė ėshtė ripėrtėritje e pohimeve tė vjetra pagane tė kohės sė Pejgamberit Muhamed, megjithatė nė njė formė tjetėr:
Edhe thanė: (pėr Kuranin) Janė legjenda tė tė parėve, qė ai (Muhammedi) kėrkoi ti shkruhen ato, e i lexohen atij mėngjes e mbrėmje. (Furkan 5).
Sipas logjikės sė kėsaj akuze duke qenė se Kurani flet pėr shumė ngjarje tė cilat pėrmenden gjithashtu edhe nė bibel ky u dashka tė jetė njė kopje e saj. Mirėpo kjo akuzė ėshtė fare e paargumentuar. Pikė sė pari ngjajshmėria nuk do tė thotė medoemos kopjim. Allahu e bėn tė qartė nė Kuran se mesazhi qė ai po shpallte nėpėrmjet Muhamedit a.s. nuk ishte diēka e re, por ishte vetėm njė vazhdim i zinxhirit tė mėhershėm tė porosive dhėnė nga Zoti nėpėrmjet Pejgamberėve.
Ne tė frymėzuam ty me shpallje sikurse e patėm frymėzuar Nuhun dhe pejgamberėt pas tij; e patėm frymėzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhėsit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patėm hėnė Zeburin. (Nisa 163)
E, sa pejgamberė kemi dėrguar te popujt e lashtė?! (Zuhruf 6)
Secili popull kishte tė dėrguarin e vet, e kur u vinte i dėrguari i tyre bėhej gjykimi i drejtė mes tyre, atyre nuk u bėhet padrejtėsi. (Junus 47)
Ėshtė e natyrshme qė mesazhi i kėtyre Pejgamberėve ishte i njėjtė duke qenė se ata vinin nga Zoti i njėjtė dhe tash pasi qė nė bibel kanė mbetur gjurmė tė mesazhit tė vėrtetė tė pėrcjellė nga Pejgamberėt, nuk ėshtė aspak e ēuditshme nėse edhe nė Kuran gjejmė paralelizma me ngjarje tė caktuara. Akuza se Kurani ėshtė kopje e biblės vetėm pse tė dy librat flasin pėr disa ngjarje tė njėjta ėshtė shumė naive.
Mungesa tjetėr e kėsaj akuze ėshtė se kurr nuk ėshtė gjetur se cili ėshtė ai person misterioz nga i cili Muhamedi a.s. mėsoi biblėn apo mėsimet hebreo-kristiane, pėr ti kyēur pastaj ato nė Kuran, pėr arsyen e thjeshtė se ai person apo ata persona nuk ekzistonin. Mosdija e shkrim-leximit qė e shoqėroi Muhamedin a.s. gjatė tėrė jetės sė tij pėrbėn njė pengesė tė rėndėsishme. Ėshtė e pamundshme se si ai mund tė mblidhte tėrė ato materiale nga ēifutėt, krishterėt apo nga burimet tjera pagane me qėllim qė kėtė material ta pėrpunonte dhe ta recitonte mė pas pėr 23 vjet nė gjuhėn e madhėrishme tė Kuranit pa ndihmėn e njė pende. Kurani thotė:
Ti (Muhammed) nuk ishe qė lexon ndonjė libėr para kėtij, e as qė shkruajshe atė me dorėn tėnde tė djathtė, pse atėherė do tė dyshonin ata tė prishurit. (Ankebut 4
Shtrohen pyetjet: Cili mėsues mund ti mėsonte Muhamedin a.s. njė besim tė plotė e koherent qė ktheu faqen e historisė? Pėrse nuk u ngrit ai apo ata (nė qoftėse ka patur ndonjė) kundėr tė ashtėquajturit nxėnės i cili vazhdonte ta mėsonte dhe ti injoronte ata nė tė njėjtėn kohė duke shpallur se mėsimet a tij vinin nga njė burim Hyjnorė, siē ėshtė vetė Allahu xh.sh.? E si mundet qė disa nga bashkėkohėsit e tij krishterė dhe ēifutė u kthyen nė musliman dhe besuan nė vėrtetėsinė e tij nė qoftėse e dinin se ai po kopjonte shkrimet e tyre tė shenjta apo po mėsonte nga rabinjt ose priftėrinjt e tyre? etj.
Verzioni i parė arab i Dhjatės sė Vjetėr doli 200 vjet pas vdekjes sė Muhamedit a.s. dhe verzioni mė i vjetėr i Dhjatės sė Re doli 1000 vjet pasi Muhamedi a.s. na kish lėnė. Tomas Patrik Hjuz thotė: Nuk kemi asnjė provė se Muhamedi pati mundėsi ti njihte shkrimet e shenjta. Duhet gjithashtu tė kemi parasysh se nuk kemi asnjė gjurmė pėr ekzistencėn e teksteve arabisht tė Dhjatės sė Vjetėr pėrpara ardhjes sė Muhamedit.
Jologjikshmėria tjetėr e kėsaj akuze ėshtė se megjithqė nė disa raste Kurani flet pėr ngjarje tė njėjta me Biblėn, ato nė asnjė mėnyre nuk janė identike por ndėrrojnė thelbėsisht. Pastaj ky edhe ishte misioni themelor i Muhamedit a.s. qė tė pėrmirėsonte mesazhin e Zotit i cili ishte korruptuar deri atėher. Ideja se Kurani ka huazuar nga bibla kundėrshtohet mė tej edhe me ekzistencėn e dallimeve themelore nė besim qė i gjejmė nė dy tekstet. Kėto dallime janė: P.sh.: nė konceptin e Zotit. Bibla Zotin e tregon si njė Zot qė lodhet (Ekzodi 31:17- Zanafilla 2:2); njė Zot qė harron (Psalmi 13:1- Vajtimet 5:20); i pafuqishėm (Zanafilla 32:2; njė Zot qė flen (Psalmi 44:23- 78:65); i pamėshirshėm (Psalmi 77:7-9); dituria e mangėt e Zotit (Zanafilla 3:; Zoti pėrshkruhet nė formėn njerėzore (Zanafilla 1:26- 9:6); njė Zot qė ka familje (Ekzodi 4:22- Ligji i pėrtėrirė 32:19- Ezekieli 16:3-32- Hebrenjve 5:5- Psalmi 2:7); njė Zot qė ka nevojė pėr udhėheqjen e njeriut (Exodi 12:13); padrejtėsia e Zotit (Jobi 19:6-7); njė Zot qė prish premtimin (Levetiku 26:44); njė Zot i cili pendohėt pėr atė qė bėn (Zanaflilla 6:6-7), e shumė argumente tė tjera qė janė nė kundėrshtim me Qenien e Zotit xh.sh., kurse Kurani i hedh posht kėto trillime, shih ajetet qė iu kundėrvihen kėtyre citatėve biblike; Kaf 38, Taha 52, Haxh 74, Bekare 255, Zumer 53, Bekare 115, Shuara 11, Nahl 74, Ihlas 1-4, Maide 18, Furkan 6, En-Am 59, Junus 44, Nisa 40, Ibrahim 42, Rrum 6, e shumė citate tjera.
Poashtu edhe nė konceptin e Pejgamberėve ka dallime. Bibla i quan profetėt si mėkatarė, gėnjeshtarė, tradhtarė, e shumė epitete tė tjera, nė kryerjen e veprave tė shėmtuara dhe tė ndyra, etj. P.sh. Luti a.s. bėri zina me dy bijat e tij (Zanafilla 19:30-3; Haruni a.s. si njeri i cili e konstruktoi viēin qė ta adhurojnė Izraelitėt (Ekzodi 32:1-20); Sulejmani u martua me 700 gra dhe 300 konkubina dhe u kthye nė idhujtari (1 Mbretėrve 11:3-7); Zoti e urdhėron profetin Osea qė tė martohet me prostitutė, e tė ketė fėmijė tė kurvėrisė (Osea 1:2); Jakobin e quan si dinak dhe mjeshtėr i intrigave tė shumta (Zanafilla 27:16, 19-36/32:24-30); Juda bėri zina me nusėn e tė birit Tamarėn dhe ajo u ngjis me tė dhe lindi dy binjakė, Faresi dhe Zara, ku prej Faresit, si rezultat i kėsaj zinaje nderohen si stėrgjyshėrit e Jezusit-Isait a.s., Davudi a.s., Sulejmani a.s. (Zanafilla 38:12-30, Mateu 1:3-16) etj. Kurse Kurani Pejgamberėt i ngrit nė piedestalin mė tė lartė dhe i bėn shėmbėlltyrė pėr ne. Dallime thelbėsore gjejmė edhe pėrsa i pėrket besimit nė jetėn e tanishme dhe tė pėrtejme nė konceptin e shpėtimit dhe drejtimit nė jetė. Poashtu dallime kemi edhe ne histori ku Kurani dhe Bibla nuk pėrputhen: p.sh. te Ademi dhe Havaja, te Ibrahimi a.s., Isamilit, Ishakut, Lutit, Musait, Isait a.s. etj.
Teoria e huazimėve dobėsohet mė tej nga prania nė Kuran e historive dhe detajėve tė cilat mungojnė nė bibėl. Si p.sh. rrėfimi mbi popullin e Adit dhe Themudit mbi pejgamberėt e tyre Hudin dhe Salihun a.s. qė nuk pėrmendėn nė bibėl. Nė Kuran gjen edhe histori dhe detaje tjera qė nuk gjendėn nė bibėl si rasti i Ibrahimit dhe mrekullia e tij, shpėtimi nga zjarri (mosdjegja nė zjarr) mrekullia e ringjalljės sė shpendėve nga ana e Allahut xh.sh. Rasti i Isaut a.s. qė ka folur qysh foshnje (nė djep), zogun qė krijoi nga balta, e shumė raste tė tjera. (shih Kuranin 2:258/2:260/3:37/3:46/3:49/11:32/21:57/21:69/42:19 etj.)
Shtrohet pyetja: Kah i mori Muhamedi a.s. kaq shumė detaje pėr popujt dhe pejgamberėt dhe historia e tyre qė nuk i gjejmė nė bibėl? Kurani kur flet pėr popujt dhe pejgamberėt e tjerė, Allahu xh.sh. ja bėn me dije Muhamedit a.s. pėr ti treguar masės dhe njerėzve nė pėrgjithėsi se ti as qė ke marrė pjesė nė ato ngjarje, as qė ke ditur gjė mbi ta gjerė atėherė, por ėshtė vetė Allahu xh.sh. Ai qė tė ka lajmėruar dhe se ky Kuran ėshtė fjalė e Zotit tė Madhėrua:
Kėto janė nga lajmet e fshehta (tė hershme) qė po ti shpallim ty. Ti nuk ishe ndėr ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do tė bėhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranė tyre as kur ata ziheshin mes vete. (Ali Imran 44) E ti nuk ishe nė anėn perėndimore (tė vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljėn (e bėmė pejgamber dhe dėrguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pran. (Kasas 44) Kėto janė disa rrėfimet e panjohura (pėr ty), qė po ti shpallim ty, e qė para kėtij (Kuranit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra tė jesh i durueshėm se pėrfundimi (i lavdishėm) ėshtė pėr tė devotshmit. ( Hud 49) Nuk ėshtė e logjikshme tė mendohet se ky Kuran ėshtė i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por ėshtė vėrtetues i asaj (shpalljes) qė ishte mė parė, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farė dyshimi se ėshtė (i zbritur) nga Zoti i botėve. (Junus 37)
Po tė analizohet bibla nė tėrėsi do tė gjendi shumė kundėrthėnie, mospajtime, gabime ndėrmjet dy Dhjatave dhe citatėve qė gjendėn nė tė, gjė qė tregon se nė bibėl ka prekur dora e njeriut. Kurse te Kurani njė gjė e tillė nuk ekziston, gjė qė vetė Kurani e mbron vetvehtėn, ku thotė: A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kuranin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr, pėrveē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie. (Nisa 82)
Bibla nuk ėshtė njė libėr por njė pėrmbledhje tė librave. Bibla sipas versionit protestant pėrmban 66 libra, kurse bibla sipas versionit Romano-Katolik pėrmban 73 libra. Pse???!
Bibla ėshtė njė pėrzierje e thėnieve hyjnore dhe komenteve njerėzore tė atyre qė erdhėn mė pas, duke falsifikuar, ndryshuar shkrimin e shenjtė dhe duke vendosur mendimet dhe fjalėt e veta. (shih p.sh. Jeremia 8:8, Luka 1:1-4, 1 Korintasve 7:25) Origjinali i kėtyre librave si tė Dhjatės sė Vjetėr dhe Ungjijve kanė humbur. Kurani nuk pėrmend komente dhe ndėrhyrje njerėzore siē ka ndodhur me vetė biblėn, madje edhe fjalėt e Mudamedit a.s. nuk janė pjesė tė Kuranit, ato quhen Hadithe.
Nė bibėl gjindėn disa libra tė cilat janė shkruar shumė vjet pasi kėto pejgamber kishin vdekur dhe jo nė gjuhėn e tyre tė pejgamberėve duke krijuar kėshtu njė numėr vėshtirėsish nė analizimin e tyre, duke hasur nė gabime, kontradikta, mospėrputhje faktėsh etj. Kurse i tėrė Kurani u shkrua gjatė jetės sė pejgamberit Muhamed a.s. dhe u mėsua pėrmendėsh nga qindra njerėz nė gjuhėn origjinale.
Tė katėr ungjijt kanonikė nuk ishin ungjijt tė vetėm. Vendimi, se ēfarė duhėt tė jetė nė bibėl dhe ēfarė jo iu la gjykimit njerėzor. Nė islam nuk u mbajt asnjė konferencė qė tė pėrcaktohet se cila sure duhet tė jetė e cila tė mos jetė nė Kuran. Nė dhjatėn e re, tė katėr ungjijt japin jetėn dhe misionin e Isait, Jezusit a.s., kurse Kurani nuk ėshtė njė biografi e Muhamedit a.s. shkruar nga pasuesit e tij. E shumė e shumė dallime tė tjera ndėrmjet biblės dhe Kuranit.
Ideja se Kurani ka huazuar nga bibla ėshtė padyshim e gabuar.
Keneth Kreg thotė se: Muhamedi nuk pati asnjė kontakt personal me shkrimet e shenjta paraardhėse... Kemi pothuajse njė mungesė absolute tė asaj qė mund tė quhej citim i drejtpėrdrejt nga secila Dhjatė.
Ndėrsa atyre qė akoma vazhdojnė tė besojnė se Kurani ėshtė vepėr e dikujt tjetėr pos Allahut xh.sh., u kėshilloj tė lexojnė ajetin Kuranorė:
A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kuranin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr, pėrveē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie. (Nisa 82)
E nėse akoma vazhdojnė tė jetojnė nė botėn e ankthit dhe tė dyshimit: Zoti i udhėzoftė!
Kėtė artikull po e pėrfundoj me fjalėt e Allahut xh.sh. nė Kuranin e Madhėrishėm:
E edhe ai (kurani) ėshtė shpallje (zbritje) e Zotit tė botėve. (Shuara 192)
E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vėrtetėsinė e tij. (Sad 8