Nė njė tė ardhme tė afėrt, makina e James Bond, agjenti sekret mė i famshėm nė botė, mund tė flasė japonisht.
Kolosi aziatik Toyota ėshtė mes blerėsve potencialė tė pjesės mė tė madhe tė aksioneve tė Aston Martin, pasi kompania kuvaitiane Investment Dar Co, ka propozuar shitjen e kuotės sė saj prej 64%.
Lajmin e bėn tė ditur Automotive News qė citon agjencinė Bloomberg dhe zbulon se si shoqėria kuvaitiane ka ngarkuar Rothschild pėr tė verifikuar ekzistencėn e subjekteve tė interesuara pėr blerjen.
Nga ana e saj, Toyota ka rekrutuar njė kėshilltar pėr tė verifikuar mundėsitė e blerjes. Analiza paraprake e shtėpisė japoneze tė automobilizmit pritet tė pėrfundojė pėr njė javė, edhe pse mė parė ėshtė bėrė njė vlerėsim i pėrgjithshėm i tregut.
Sipas njė personi tė informuar mbi faktet, por qė ka kėrkuar tė mbetet anonim, mes blerėsve potencialė ėshtė edhe ndėrtuesi indian Mahindra.
Por negociatat pėr shitjen e Aston Martin janė ngadalėsuar pėr shkak tė kėrkesės sė Investment Dar Co pėr tė pasur nė kėmbim tė njėjtėn shifėr prej 800 milionė dollarėsh qė ajo pagoi pėr tė blerė markėn britanike nga Ford pesė vjet mė parė. Por kėrkesa nė fjalė nuk ėshtė mirėpritur nga blerėsit e interesuar.
Kompania kuvajtiane ka motive tė mira pėr tė shitur Aston Martin, pasi shkurtin e kaluar ka rinegociuar njė borxh prej 4.9 miliardė dollarėsh, pasi nuk shleu njė kredi nė maj tė 2009-ės.
Burimi: Top-Channel