E Diele, 30 Dhjetor 2007
Rremuja thjeshton shume punen e keqberesve dhe per me shume ne te tilla raste cdo njeri i kushton me shume vemendje sendeve te ekspozuara ne vitrina duke qene me pak te kujdesshem
Mbingarkesa me canta ju ekspozon me shume ndaj keqberesve dhe ju ben gjithashtu me te dobet ne kunderveprim ashtu sikurse eshte edhe perqendrimi i tepert te mallrat e ekspozuara dhe cmimet e tyre
Mirebesimi dhe qetesia ne keto vende bejne qe te harroni cdo lloj kujdesi
Eshte nje zakon i mire, qe kur te hiqni xhaketat ose palltot, te lini xhepat bosh. Eshte nje loje femijesh per nje xhepist, te marre dokumentet ose para nga nje xhakete e mbajtur ne dore
Frekuentimi i festes ne shesh ose i tregjeve publike te shoqeruar edhe nga femijet, pervec kujdesit normal per te mos humbur femijen, eshte e rendesishme te beni kujdes qe te mos behen ata mjeti per thjeshtimin e detyres se keqberesit duke i perdorur per tju shperqendruar, duke abuzuar me naivitetin e tyre
Mundesisht kerkoni te keni nje dore gjithmone te lire: n.q.s. kjo nuk eshte e mundur shoqeroni canten ku keni vlerat monetare me nje me te vogel e cila natyrisht duhet te jete bosh per te mashtruar keqberesin
Evitoni te visheni me rroba te shtrenjta te cilat pervec qe terheqin vemendjen, ju kushtezojne ne veprime
Evitoni te kryeni diskutime me miqte tuaj me portofolin e hapur ne dore kur jeni ju ai qe do te paguani, mund te jeni nen vezhgimin e ndonje keqberesi
Te merren te gjitha masat per ata qe do te kene femije ne makina. Kujdesi gjate drejtimit te makines eshte me i rendesishem, prandaj nese e ndjeni veten keq, nese keni marrje mendsh etj, ndaloni dhe pushoni
Mos harroni te kontrolloni gjendjen e makines perpara se te udhetoni, sidomos sistemin e drejtimit dhe te frenimit
Te apasionuarit pas fishekzjarreve i keshillojme te mbajne larg femijet gjate shperthimeve
Mos beni spektakle te panevojshme ne mes te grumbujve me njerez, zbatoni te gjitha keshillat dhe rekomandimet per shperthime te tilla. Ne kete menyre evitoni surpriza te pakendshme qe prishnin gezimin tuaj dhe te qytetareve te tjere
Telefononi te numri pa pagese, 129, nga cdo lloj telefoni, fiks apo celular per cdo problem apo ngjarje tuajen, fqinjit apo ku konstatoni vete
Lajmeroni fqinjet se nese degjojne zhurma te dyshimta ne apartamentin tuaj te lajmerojne 129-n
Nese ktheheni shpejt ne shtepi dhe e gjeni porten te hapur, apo te mbyllur nga brenda, apo degjoni zhurma, mos hyni, mos beni heroin. Kjo mund te shkaktoje reagimin e menjehershem dhe instiktiv te hajdutit, qe mund te kete pasoja te renda. Thjesht njoftoni menjehere, 129-n
Ruajeni shtepine qe ta gjeni... aty ku ishte
Lini ndonje drite ndezur, radion apo televizionin
Sigurohuni qe e keni mbyllur deren dhe celesat mos i lini ne vende te njohura nga te gjithe
Mos lini mesazhe mbi dere, kjo tregon qe ne shtepi ska njeri
Nese keni bizhuteri me vlere te madhe dhe do ti lini ne shtepi, fotografojini, kjo mund te lehtesoje kerkimet ne rast vjedhjeje
Porta e blinduar ju nderon sepse eshte ideale per tua nxire punen hajduteve
Mire eshte te mos mbani ne shtepi shuma te medha parash, bizhuteri dhe objekte te tjera me vlere te larte
Kujtohu qe drita dhe zhurma largojne vjedhesit. Nese je vetem mbaj ndezur dritat e dhomave per te simuluar prezencen e me shume personave.
Nese humbet celesin e shtepise ose peson ndonje vjedhje te cantes nderro braven e deres
Sigurohu qe duke dale ose hyre, porta e apartamentit dhe e pallatit te jete e mbyllur.
Mos bej te ditur jashte familjes, qe ne shtepi ndodhen para apo objekte me vlere ose qe shtepine nuk e ke te siguruar mire.
Lini nje radio ndezur
Kur ta mbyllni deren mos e lini celesin poshte tapetit te jashtem
Sensibilizoni edhe fqinjet, qe te bejne kujdes ndaj zhurmave jo te zakonshme ne sheshpushim dhe ne apartament. Interesi eshte i ndersjelle
Mos perhapni oren e kthimit tuaj
Te panjohurit, keta miq misterioze
Mos dergoni femije qe te hapin porten e baneses suaj kur dikush troket. Bejeni vetem nese e dini apo e shihni se kush eshte te porta
Mos ia hapni porten te panjohurve edhe nese veshin uniforma policie ose deklarojne se jane punetore te nje ndermarrjeje publike
Ne feste me miqte
Shoqeria dhe njohjet e reja jane aspekte te bukura dhe pozitive te jetes, beni kujdes, nuk duhet te jeni shume te hapur ne te tilla njohje
Perzgjidhni shoqerine dhe merrni pjese ne takime ne te cilat njihni organizatoret
Ne qofte se duhet te ktheheni ne shtepi ne oret e vona do te ishte me e keshillueshme tju shoqeronte ose te vinte tju merrte dikush
Mos bini pre e provokacioneve. Ekzistojne grupe qe sillen neper rruge vetem per te vjedhur ose per te rrahur njerez qe i shohin si te pershtatshem
Evitoni pije alkoolike, cigare dhe mbi te gjitha drogen, sepse provokojne vetem telashe me shume deme
Te ndjekin? Ja cte besh
Nese ndjehesh i ndjekur ne rruge, ndermerr nje nga keto hapa:
Drejtohu ne nje rajon policie
Ndalo sherbimet e policise qe ndodhen ne rruge
Futu ne ndonje bar ose ne ndonje vend tjeter me njerez
Kerko ndihmen e ndonje kalimtari tjeter
Ne qofte se ndjen dicka anormale afer teje, mbaje canten fort ne krah
Mos mbani kurre shume para me vete dhe n.q.s. kjo eshte e pa evitueshme, shoqerohu nga persona te tjere
Mos e mbaj asnjehere armen ne cante: Do ta kesh te veshtire per ta nxjerre dhe mund te ndodhe qe te ta marrin keqberesit