Nė njė ditė kur kujtesa u vendos nė qendėr tė vėmendjes sė emisionit tė “Pasdite”-s nė “TCH”, kėto janė disa kuriozitete mbi tėrėsinė e memories njerėzore dhe jo vetėm.

Nga vjen origjina e frazes “kujtese elefanti”?

Elefantėt nuk harrojnė dhe kjo sipas studimeve ka tė bėjė me faktin se elefantėt ndjekin tė njėjtat shtigje dhe madje kanė memorje gjenetike tė drejtimeve dhe vendeve ku shkojnė pėrmes gjeneratash.

Madje ata, si shumė komunite njerezore, kanė varrezat e tyre dhe gjithmonė e ndihmojnė njėri-tjetrin pėr tė shkuar nė kėtė vend tė posaēėm kur vjen koha. Pėrveē kėsaj, elefantėt gjithashtu kanė njė miqėsi tė madhe me njerėzit dhe i mbajnė mend ata edhe nėse ndahen pėr dekada.

Peshqit mbajnė mend vetėm pėr 3 sekonda? S’ėshtė e vėrtetė!

Shkencėtarėt kanė hedhur poshtė tė gjitha paragjykimet pėr peshqit tė cilėt nė tė vėrtetė nuk kanė memorie 3-sekondshe siē ėshtė thėnė deri mė tani. Studiuesit kanė zbuluar se peshqit mbajnė mend sulmuesit e mundshem pėr muaj tė tėrė dhe se ata janė tė aftė tė organizohen nė grup e madje tė bėjnė dhe hile. Etiketimi “trupeshk” tani e tutje mund tė kthehet nė njė komplimet.

Xhill Price dhe Bred Uilliams, njerėzit qė nuk harrojnė kurrė

Tė mbash mend tė mirėn dhe tė keqen, mund tė quhet fat dhe fatkeqėsi. Dy njerėz qė s’harrojnė asgjė ēfarė ndodh nė jetėn e tyre kanė Xhill Prais, njė grua 48-vjeēare nga Nju Jorku dhe 57-vjeēari Bred Uilliams, po nga Shtetet e Bashkuara.

Xhill mund tė tregojė detaje tė hollėsishme mbi datat dhe ngjarjet qė ndodhin qė nga mosha 14-vjeēare, ndėrkohė qė Bred ėshtė quajtuar njeriu me memorien me te mirė nė botė. Qė tė dy bėjnė pjesė nė 20 personat me superkujtesė nė tė gjithė botėn, aftėsi qė e kaėn trashėguar thjesht nga gjenet e tyre.

Clive Uiring, muzikanti britanik pa kujtese
Nė 20 vitet e fundit, ai harron gjithēka brenda 7 sekondave. Clive Uiring, muzikanti i njohur britanik njihet ndryshe si njeriu pa memorie. Sapo bashkeshortja e tij hyn ne dere, ai vrapon drejt saj dhe e perqafon sikur te mos ta kishte pare prej 20 vitesh, edhe pse ne fakt e shoqja thjesht mund te kete qene tek dhoma tjeter.

Emocionet jane te verteta dhe kjo ndodh ne ēdo moment. Jeta para 20 vitesh ka lėnė pak gjurmė tek ai. Clive mban mend se eshe martuar, por jo diten e tij te dasmes. Ai i njeh femijet e tij, por nuk mban mend se sa femije ka. Nese i thua Uniston, ai thote Churchill, por mohon te kete degjuar per te me pare.

Studimet, teknologjia po “dembelos” kujtesen

“Nuk kam nevoje per nje kujtese, sepse kam “Google”-in, “Yahoo”-ne dhe “Ėikipedia”-n. Nje numer i madhe kerkimesh tregojne se funksioni i trurit eshte gjithnje e me shume ne renie.

Kjo renie e vazhdueshme e kujteses duket sikur e ka ulur aftesine e te kujtuarit te te rinjte. Tani nuk eshte me e nevojshme te kujtojme numrat e telefonave, sepse nje gje te tille na e ofron memoria e celularit. Gjithashtu, ne memorien e tyre mund te shenojme edhe takimet, ditelindjet apo ngjarjet e ndryshme.

Nje nga studimet me specifike dhe shqetesuese vjen nga Irlanda. Nje profesor i neuroshkencave ka hetuar raportin mes perdorimit te teknologjive te reja dhe shendetit. Ketij studimi i jane nenshtruar 3000 persona, ku gjysma e tyre kane qene te rinj dhe gjyma tjeter te moshuar.

Nga rezultatet perfundimtare eshte vene re se te moshuarit ishin ne gjendje me te mire sesa te rinjte. Pra, 87 per qind e personave mbi 50 vjeē i kujtojne pa asnje problem datat e ditelindjeve te familjareve te tyre, ndersa ata qe ishin mbi 30 vjeē kishin probleme me kujtesen, duke qene se nuk arrinin te kujtonin datat e ditelindjeve te familjareve te tyre i shenonin ato ne telefon.

Ne vitin 2001 te njejtin problem paten edhe shkencetaret japoneze. Perballe perdorimit te tepruar te lojerave elektronike nga ana e te rinjve, rezultoi se te rinjte nuk kane me aftesi te ndajne e te zgjedhin mes informacione te rendesishme apo jo.. Nga 150 persona te analizuar, me moshe perkatesisht 20-35 vjeē, 10% e tyre vuanin nga shqetesime te renda te parakohshme te kujteses. Per shembull, nje 28-vjeēar kishte humbur vendin e punes, sepse nuk mbante me mend se ku do te shkonte e ke do te takonte.

Thuhet se ēdo njeri vlen per aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se nje njeri di aq gjera sa mund te kujtoje.
Top-Channel