Rrjeti socjal me i madh ne bote, Facebook, persei ka prezantuar nje vecori te re. Kesaj radhe behet fjale per Facebook Card (e ngjajshme me VISA dhe MasterCard) por qe Facebook ka konfirmuar se Facebook Card eshte "nje lloj i ri i Facebook gifts (dhuratat)". Karta e cila eshte e ndertuar brenda produktit Facebook Gifts, si partnere lansimi do t'i kete Jamba Juice, Olive Garden, Sephora dhe Target.
Karta e Facebook funksionon ne merkato te ndryshme, por qe mbane balancen e ndare te shumes se krediteve per secilen merkato. Per shembull, Facebook ka bere te ditur se ne nje karte te vetme, ju mund te keni balance krediti prej $100 tek Sephora, $75 tek Target, $50 tek Olive Garden dhe $8.25 tek Jamba Juice.
Me fjale te tjera, Facebook deshiron te zevendesoje kartat tradicionale te dhuratave me produktet e veta (duke dashur perdoruesit) dhe nese kompanite e medha si Target do ta pranojne kete gje, mundesite jane te medhaja qe edhe te tjeret do ta pranojne sherbimin e ri gjithashtu.
Sic e ka edhe zakon Facebook, si fillim risite i prezanton ne Amerike dhe tek nje rreth i caktuar i perdorueseve atje. Pasi qe te jete perhapur atje sherbimi "Facebook Card", pritet qe me marreveshje me firmat e tjera, kjo risi te arrije edhe per perdoruesit ne Europe dhe me pas ne mbare boten.
Burimi: TNW (http://thenextweb.com)