Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi mė 13 tetor 1911 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr qytetare; vdiq mė 26 gusht 1938 nė moshėn 27-vjeēare nė njė sanatorium pranė Torinos nė Torre Peliēe. Ishte njė poet dhe prozator.
Shkollėn fillore e kreu nė qytetin e lindjes, mė 1928-1932 ndoqi mėsimet e mesme teologjike nė Manastir. Nė vitet 1933-1937 punoi si mėsues filloreje nė Vrakė, Shkodėr dhe nė Pukė. Kjo ėshtė edhe koha kur zhvilloi veprimtarinė letrare. Shkrimet e para i botoi mė 1934, bashkėpunoi nė revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Mė 1936 krijimet e veta poetike i pėrmblodhi nė librin "Vargje tė lira", tė cilin censura nuk e la tė qarkullojė. Nga fundi i vitit 1937 shkoi nė Itali pėr tu shėruar nga sėmundja e mushkėrive. La nė dorėshkrim njė pjesė tė rėndėsishme tė prozės sė tij.
Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me tė cilat filloi tė brumoset qė nė bankat e shkollės nėn ndikimin e veprave tė autorėve pėrparimtarė. Punėn si shkrimtar e nisi kur nė letėrsinė shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellėsisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmė tė madhe nė zhvillimin e saj tė mėtejshėm.
Nė themel tė krijimtarisė sė Migjenit qėndron aspirata pėr njė botė tė re, ku njerėzit e thjeshtė tė jetojnė tė lirė dhe tė lumtur me dinjitet njerėzor dhe pa frikė pėr tė nesėrmen. Ky humanizėm aktiv pėrshkon tej e ndanė veprėn e tij. Nė poezitė e para, si "Zgjimi", "Tė birt' e shekullit tė ri", "Shkėndija", "Shpirtėnit shtegtarė", etj. pakėnaqėsia e thellė ndaj realitetit ēifligaro-borgjez dhe ėndrra e autorit pėr njė tė ardhme tė bukur u shpreh me figura tė gjalla romantike. Poeti u ngrit kundėr amullisė shoqėrore dhe forcave qė mbanin vendin nė errėsirė («kalbėsinave qė kėrkojnė shejtnim»). Kritika e rreptė e gjendjes sė rėndė tė vendit u gėrshetua nė kėto krijime me dėshirėn e zjarrtė pėr "njė agim tė lum e tė drejtė kombėtar", me grishjen pėr tė luftuar pėr ditė mė tė bukura. Pėr zhvillimin e Migjenit si shkrimtar ėshtė karakteristik kalimi i tij i shpejtė nga romantizmi revolucionar nė realizmin kritik.