Duke lene menjane te gjitha sulmet dhe paragjykimet, Nina Davuluri nga Nju Jorku ėshtė fituesja e konkursit tė pėrvitshėm Miss America, duke fituar titullin pėr vitin 2014. Konkursi u zhvillua nė Atlantik Siti.
Davaluri ėshtė me origjinė indiane dhe kjo ėshtė hera e parė qė njė indiane fiton garėn legjendare nė Shtetet e Bashkuara. 24-vjeēarja Nina Davuluri ėshtė nga Sirakuza e Nju Jorkut dhe ajo thotė se do ti pėrdori 50 mijė dollarėt qė shoqėrojnė ēmimin pėr tė ndjekur studimet pėr mjekėsi. Davuluri interpretoi kėrcimin karakteristik indian Bollywood, nė njėrėn nga garat ku konkurueset shprehin talentin e tyre nė kėrcim.
Ajo dhe 52 konkurruese tė tjera, njė nga secili shtet amerikan, plus distriktin e Colimbias, Puerto Rikon dhe Ishujt Virgin, po ashtu u gjykuan nga juria nė njė intervistė personale, nga pėrgjigjet qė i dhanė njė pyetjeje nga salla, nga paraqitja e tyre me fustan mbrėmjeje dhe me rroba banje ,gjatė konkursit tė transmetuar nė television.
Gjatė vitit kur do tė mbajė titullin Miss America, Nina Davuluri do tė shėrbejė si zėdhėnėse pėr shoqatėn jo fitimprurėse STEM, Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria dhe Matematika dhe do tė punojė nė Departmentin e Arsimit nė Washington.