Perberesit:
* 250 gr arra tė grira
* 250 gr sheqer
* 200 gr ēokollatė pėr gatim
* 250 gr biskota
* 200 ml ujė
* 250 gr kikirikė tė pjekur tė grirė
* 250 gr gjalpė
* 250 gr sheqer pluhur
Pėrgatitja:
E ziejmė sheqerin dhe ujin dhe e hedhim nė enėn mė biskotat e thėrrmuara. I shtojmė arrat e grira. E thyejmė ēokollatėn nė enė dhe pėrziejmė, derisa tė shkrihet. Fillojmė me pėrgatitjen e kremit. Nė enėn pėr pėrzierje e hedhim gjalpin dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser. I shtojmė kikirikėt dhe pėrziejmė me lugė. Nė tavolinėn e punės vėmė njė copė flete plastmasi. Sipėr fletės sė plastmasit e vėmė masėn pėr role dhe e mbulojmė me njė fletė tjetėr plastmasi. Me petės, nga peta bėjmė formė drejtkėndėshe pėr role. E largojmė fletėn e plastmasit tė sipėrme dhe sipėr e vėmė kremin. Me ndihmėn e fletės sė plastmasit, e mbėshtjellim rolenė dhe e lėmė tė ftohet. Rolenė e shtrėnguar e shpalosim nga fleta e plastmasit dhe e presim nė copė. Copėt e rolesė me kikirikė i rendisim shkallė-shkallė nė pjatė pėr ėmbėlsira. Me kėtė ėmbėlsirė rekomandohet vera e thatė e bardhė
[/I]