A u konvertuan shqiptarėt me dhunė / At Faverial rrėfen, si reaguan kancelaritė e mėdha europiane
Shqiptarėt, siē i pa At Faveyrial/ Tė pohosh nė mėnyrė absolute se shqiptarėt nuk janė konvertuar me dhunė, siē pohohet nė librin Pax Albanica, mė duket disi e ekzagjeruar. Po ju sjell njė nga shembujt qė shkon nė kundėrshtim me tezėn qė mbrohet.
(vijon nga dje)
Nė librin e tij, Faveyrial na sjell dhe njė korrespondencė mjaft interesante tė marrė nga gazeta La Turquie e 19 nėntorit tė vitit 1870, e botuar nė Konstantinopojė, ku jepet njė korrespondencė e Berlinit. Ėshtė koha e luftės franko-prusiane, kur prusianėt i janė afruar portave tė Parisit. Njė gjendje e rėndė ku luhet fati i vetė Francės. Midis tė tjerash, nė kėtė gazetė shkruhet: «Njoftohet mbėrritja nė Marseille e 200 shqiptarėve, qė me pushkėt e tyre tė gjata, vijnė tė ndihmojnė Francėn. Duket se kjo ėshtė veēse pararoja e shqiptarėve. I gjithė muhamedanizmi i udhėve kryesore bėhet gati tė ndjekė detashmentin e parė. Kėta shqiptarė republikanė tė pa parashikueshėm, tė formuar nė zjarrin e luftės sė Ali Pashės sė Janinės dhe ndihmės tė pashpresuar tė z. Gambetta me shokė, natyrisht u brohoritėn dhe u pritėn pėrzemėrsisht, duke u mbuluar me lule, kur ata zbritėn nė tokėn franceze. Ndėrkohė qė ushtarėt e vėrtetė tė Francės, «bazenėt», «kurbertėt», «lebėfėt», e ndjejnė veten tė pėrbuzur nga bashkėatdhetarėt e tyre demokratė »
Skena duhet tė ketė qėnė padyshim mjaft prekėse. Kėta 200 shqiptarė, me veshjet e tyre karakteristike dhe pushkėt e gjata, edhe pse tė pakėt nė atė luftė, ishin njė lloj frymėzimi.
Dhe Faveyrial shton: «Nisur nga kjo, devotshmėria e shqiptarėve pėr Francėn e pafat, meriton jo pak pėr tu bėrė e njohur. Qoftė e thėnė qė Franca tė kujtohet ndonjė ditė pėr kėtė! »
Tekstet e shkruara nga Faveyrial si dhe letėrkėmbimet e tij qė gjėnden nė arkivin e Misionit Lazarist nė Paris, mė dhanė mundėsi tė gjej ndėr ato dorėshkrime dhe njė prej tyre qė mė befasoi pėr historinė qė tregonte dhe qė hidhte dritė mbi pėrpjekjet e shqiptarėve nė mesin e shekullit tė XIX, qė tė islamizuar dikur me forcė kėrkonin tashmė tė riktheheshin pėrsėri nė fenė e origjinės: kristianizmin. Kjo ishte tragjedia e tri fshatrave tė veriut shqiptar, (zona Mbishkodrės, drejt Gilan-it, njė fshat shqiptar, tashmė i mbetur nė Mal tė Zi), qė i tregoi Perėndimit tė asaj kohe kėtė pjesė tė identitetit shqiptar, tė cilin njerėzit e thjeshtė luftonin ta ruanin si gjėnė mė tė shenjtė, duke e paguar dhe me jetėn e tyre. Histori rrėnqethėse, e denjė pėr njė film, ēka dėshmon atė qė pak evropianė e kishin kuptuar nė atė kohė, kur ata gabimisht e konsideronin Shqipėrinė si tokė tė Islamit. Edhe pse me emra islamė, shqiptarėt i ruanin ritet e kishės latine, festonin festėn e Shėngjergjit, Shėn Markut, etj, madje dhe festat e tyre pagane, ēka ishin rrėnjosur nė identitetin shekullor tė tyre. Ritet e vjetra, kanunet dhe besytnitė e tyre, ishin pjesė e njė kulture pellazgjike dhe paralele tė «Homeriadės» sė Homerit tė madh, tė cilėn e kėrkoi gjatė udhėtimeve tė tij nė veriun shqiptar, Albert Dumont, nė vitin 1871. Pėrse ata shqiptarė pranuan mė mirė kalvarin sesa tjetėrsimin? Ja si e ka rrėfyer kėtė ngjarje historike At Faveyrial mė 1 janar tė vitit 1870, me atė shkrimin e tij tė vogėl, qė vėshtirė ta deshifrosh menjėherė.
Kujtesė historike
Nė raportin «Kujtesė historike mbi familjet shqiptare tė persekutuara dhe tė syrgjynosura pėr shkak tė fesė, mė 1845-1846», At Faveyrial do tė shėnonte: «Pėr kėto shėnime qė duhej ti plotėsoja, mu desh tė kem njė korrespondencė tė gjatė me kolegėt tanė dhe «motrat» («suorat») qė ende janė gjallė, tė cilat ishin dėshmitare tė fakteve qė do tė tregojmė. Tani qė i kam kėto dokumente, po i rendis tė gjitha. Pėr kėtė do tė pėrdor dhe disa fakte tė pėrmėndura nga vepra e tė ndjerit z. Hecquard, konsulli francez i Shkodrės, tė cilat i referohen aktorėve tė asaj barbarie. Sipas kolegut tim Bonnieu, ja cili ishte shkaku fetar qė bėri tė nxisė mizorinė e turqve. Njė shqiptari, njė kristiani tė hershėm, qė gjėndej nė Konstantinopojė nė vitet 1844 apo 1845, i kishin thėnė se njė epokė e re kishte filluar pėr tė dhe tė krishterėt e tjerė tė Perandorisė osmane dhe se liria e ndėrgjegjes ishte proklamuar. Kėtej e tutje ēdo njeri ishte i lirė tė pėrqafonte fenė qė donte. Por pse u pėrhap njė lajm i tillė? Kolegu ynė nuk thotė asgjė rreth kėsaj dhe sigurisht nuk dinte gjė. Por nuk ishte si shkak i Kartės sė Gul-bané-sė, pasi ajo ishte botuar qė mė 1839. Shkaku, tė paktėn nė dukje ishte ky: Mė 1844, njė armenian skizmatik, (ortodoks), i quajtur Ovakim dhe qė na ishte bėrė musliman, u kthye sėrrish nė fenė kristiane. Por meqė u zbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi tė rikthehej nė musliman dhe atėherė e vranė. Nėse pas ekzekutimit, trupin e tij do ta hidhnin nė Bosfor, ky fakt nuk do tė bėnte zhurmė. Por atė e ekspozuan nė mes tė pazarit, ēka ishte njė fyerje e madhe pėr kristianėt. Ky akt i dyfishtė fanatizmi dhe talljeje e ndyrė, e preku gjithė Konstantinopojėn. Pėrfaqėsuesit e opinionit publik, ambasadorėt dhe veēanėrisht ambasadori i Anglisė, Lord Stratford Canning, i bėnė kritika tė forta qeverisė turke. Ata madje kėrcėnuan pėr ndėrprerje tė marrėdhėnieve diplomatike nėse nuk premtonin se akte tė tilla intolerance nuk do tė pėrsėriteshin mė. Dhe Abdul-Mexhid premtoi dhe u angazhua se askush nuk do tė vritej pėr punė feje. Por ja motivet pėr tu ējerrė maskat kėtyre njerėzve tė errėt. Shqiptarėt nuk i vranė, por i internuan. Sidoqoftė, kur shqiptari qė ishte nė Stamboll u kthye nė shtėpinė e tij, ai tregoi pėr atė ēka flitej ato kohė pėr fenė. Dhe meqė tė gjithė nė shpirt janė kristianė, ata u deklaruan hapur se ēfarė janė nė tė vėrtetė
Nė fakt, siē e shkruan dhe Faveyrial, pėr kėtė histori kishte relatuar mė parė shkurtimisht dhe konsulli francez Hyacinthe Hecquard nė librin e tij Historia dhe pėrshkrimi i Shqipėrisė sė Epėrme, apo Gegėrisė. Nė enciklikėn e Benediktit XIV, e 1 gushtit tė vitit 1754, kryepeshkopėve, peshkopėve, priftėrinjve dhe misionarėve shqiptarė u ndalohej tė merrnin emra turq, pėr tu shpėtuar kėshtu taksave dhe profesioneve tė mėdha qė bėnin nė atė kohė osmanėt kundėr tyre. Dhe kjo urdhėresė bėri punėn e vet. Shumė priftėrinj e ndaluan shndėrrimin e katolikėve nė muslimanė, dhe siē shkruan Hecquard, njėri nga ata, qė ishte dalluar mė shumė ishte Antonio Markoviē. I pajisur me durim dhe energji, ai arriti tė bindė njėqind e njėzet familjet qė jetonin nė famullinė e Gilanit tė Malit tė Zi qė tė hiqnin dorė publikisht nga islamizmi, duke u premtuar se do tė pėrballonte sėbashku me ata tė gjitha persekutimet qė mund tu bėnin turqit dhe se nuk do ti braktiste kurrė, ēfarėdo qė tė ndodhte.