Mbase mund te duket e pabesueshme por sipas nje postimi ne Reddit nga nje perdorues i web faqes, Cigaret Elektrike mund te sjellin software te demshem (Malware) per PC-ne tuaj! Ne platformen ne fjale, perdoruesi ka raportuar per nje rrjet te firmes ku jane mbledhur te gjithe Tekniket e IT-se per ta gjetur se ku ndodhet problemi me kompjuteret e firmes, dhe pasi i kane marre nen vezhgim te gjitha pajisjet, dolen ne perfundim se Cigarja Elektrike e shefit ishte shkaku i problemit.
Nderkohe qe Cigarja Elektrike eshte duke u ngarkuar me rryme, ajo lidhet me PC permes kabllit USB dhe nga aty mund te perhapet ne te gjithe rrjetin. Hakeret e kishin fshehur kodin keqberes ne pjesen elektronike te karikimit te cigares.