Kompania kineze Oppo, e cila filloi te prodhoje telefona ne vitin 2008, sot ka prezantuar diēka shume me ndryshe se rivalet e vet! Eshte fjala per Smartphone-in me te ri te kompanise, perkatesisht Oppo R5, i cili sipas kompanise, eshte celulari me i holle ne bote! Ai saktesisht ka trashesine vetem 4.85mm, nje dimension ky qe porta per kufje i mungon.
Oppo R5 ne krahasim me Top Smartphone-t e tjere, si iPhone 6 (i cili eshte 40 per qind me i trashe), apo Galaxy Note 4 i cili eshte dy here me i madh dhe perseri nuk e ka trashesine e Oppo R5! Karakteristikat e Oppo R5 jane:
Ekrani 5,2" me rezolucion 1080p dhe nje CPU tete berthameshe nga Snapdragon 615 dhe kamera e pasme me kapacitet 13 mega pixel. Ne perdorim eshte pak i ngadalte, por megjithate punon mire.
Sistem Operimi i pajisjes ne fjale, eshte Android 4.4 KitKat me ColorOS 2.0. ColorOS 2.0 eshte nje lloj shtese e ngjajshme me ato te Samsung, e cila ju jep mundesine t'i ndryshoni ngjyrat dhe animimet e ndryshme telefonit.