[align=center]Japrak me gjethe rrushi[/align]
* Zakonisht kjo lloj gjelle pėrgatitet nė pranverė, kur gjethet janė ende tė njoma. Gjethet lahen dhe hidhen nė ujė tė vluar pėr 1-2 minuta, qė tė zbuten. Kullohen e hapen nė tavolinė njė nga njė (pjesa e shkėlqyer nga posht). Vendoset mbushja dhe mbėshtillen nė formė roleje duke futur anėt nga brenda.
Mbushja pėrgatitet nė kėtė mėnyrė: orizi qėrohet, shpėlahet dhe zihet pėr 4-5 minuta; i kullohet uji, shtohet qepė e njomė e grirė hollė, kripė, piper dhe kopėr. Tė gjitha kėto pėrzihen mirė dhe pėrdoren pėr mbushje. Gjatė mbėshtjelljes, sipas dėshirės, nė ēdo japrak mund tė vendoset njė copė e vogėl mish qingji (tul). Nė rast se pėrdoret mish tjetėr, atherė duhet tė kalohet nė makinė.
Japrakėt mund tė pėrgatiten edhe pa mish. Pėr kėtė, nė njė tigan kaurdisen qepė tė grira hollė, shtohet oriz, vazhdon kaurdisja edhe pak, hidhet ujė nė mėnyrė qė orizi tė jetė gjysmė i zier, shtohen erėza, kripė, piper dhe pėrzihen mirė.
Japrakėt e mbėshtjellė vendosen nė tenxhere me fund tė gjerė nė 2-3 shtresa. Nė fund vihen disa gjethe, pastaj shtohet ujė ose lėng mishi dhe kripė. Sipėr vihet njė pjatė, mbulohen me kapak dhe zihen nė zjarr tė javashėm pėr 25-30 minuta. Japrakėt mund tė shoqėrohen me kos,ose me lėngun e vet tė prerė me vezė e limon.
Pėr 4-5 persona duhen:
gjethe rrushi 40-50 copė, oriz njė filxhan e gjysmė ēaji, qepė tė njoma 4-5 copė, vaj 2 filxhanė kafeje, kripė, piper, kopėr.