Inxhinierėt e Apple kanė deklaruar se mė parė do tė jepnin dorėheqjen sesa do tė ndihmonin qeverinė amerikane tė kishte akces ne pajisjet e kėsaj kompanie, iPhone dhe iPad.
Kėto deklarata janė vazhdimėsi e njė lufte qė ka nisur mes FBI-sė dhe gjigantit teknologjik, Apple. Nė tė vėrtetė, masakra e San Bernardinos nė Kaliforni ėshtė kthyer nė mollė sherri.
Brenda kompanisė Apple inxhinierėt kanė diskutuar se kush mund dhe kush jo tė ndėrtojė GovtOS, softuerin qė FBI i kėrkon kompanisė qė ta krijojė, duke marrė nė konsideratė edhe inxhinierėt qė tashmė nuk janė pjesė e Apple.
Byroja Federale e Hetimit kėrkon kodin e telefonit iPhone tė vrasėsit, por kolosi i teknologjisė refuzon me argumentin se njė lėshim i tillė pėrbėn njė precedent tė rrezikshėm.
Qė prej shtatorit 2014 tė gjitha tė dhėnat nė pajisjet e Apple kodohen automatikisht dhe vetėm ai qė ka kodin 4-shifror tė telefonit do tė mund ti shohė, pra pronari i tij.
Nėse kodi futet dhjetė herė gabim, tė dhėnat fshihen automatikisht. Askush, as Apple, nuk ėshtė i aftė ti shohė kėto tė dhėna, por FBI i kėrkoi kompanisė qė ta ndihmojė tė shmang sigurinė duke modifikaur telefonin e Farook.
/ Top Channel