Gruaja deklaroi se donte ta braktiste pasi bashkėshorti nuk e njihte si fėmijėn e tij

Vlorė-Ka kėrkuar tė lerė foshnjėn nė maternitet, pasi bashkėshorti dyshonte tė ishte fėmija i tij, por ėshtė penguar nga policia. Ngjarja ndodhi nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm nė maternitetin e Vlorės, kur pas kėrkesės pėr largim tė beftė tė gruas pa foshnjėn, reparti ka njoftuar policinė.

Gruaja qė ka pohuar se ka qenė nga fshati Tėrbaē i Vlorės, ka lindur dy ditė mė parė njė vajzė, sjellė nė jetė me lindje normale dhe me peshė 3 kg. Pas lindjes, sipas mjekėve, gruaja nuk ka pasur probleme apo komplikacione dhe u ėshtė nėnshtruar mjekimeve tė paslindjes, duke mos shfaqur asnjė shqetėsim. Por dje, gruaja i ka komunikuar njėrės prej infermiereve vendimin pėr t'u larguar duke kėrkuar tė braktiste fėmijėn. Fill pas kėsaj ėshtė njoftuar policia. Nga pyetjet qė i janė bėrė gruas, kjo e fundit ka qenė kontradiktore nė pėrgjigjet e saj, pasi ka ndryshuar moshėn qė kishte dhėnė njė ditė mė parė, nga 25 nė 31. Po kėshtu ndėrsa kishte thėnė se quhej Zenepe, gruaja ka pohuar se quhej Zonja, tė dhėna kėto qė do tė verifikoheshin nga ana e agjentėve tė policisė sė Vlorės. Sipas personelit, dy ditė mė parė gruaja ishte shoqėruar me njė femėr, e prezantuar si kunata e saj. Para tė dhėnave kontradiktore tė gruas, nuk kanė munguar dyshimet pėr gjendjen e saj tė shėndetit mendor. Siē u ka shpjeguar ajo bluve, bashkėshorti i saj, me diferencė tė madhe moshe, nuk ka pranuar qė fėmija tė ketė qenė i tij, arsye kjo qė gruaja i ka paraqitur si tė mjaftueshme pėr tė mos ēuar nė shtėpi fėmijėn, qė ajo ka sjellė nė jetė. Sipas personelit tė kėtij reparti, pėr kėtė vit ky ėshtė rasti i parė, qė ato ndeshen me braktisjen e foshnjave. Mėsohet se vitin e kaluar ka pasur tentativa, madje edhe tė realizuara fshehtėsisht, nė shifrat e pesė rasteve, dy prej tė cilave pėr shkaqe ekonomike, por tė sapolindurat janė kthyer shpejt pėr tė marrė foshnjat e tyre, duke kthyer mendje pėr tė mos braktisur fėmijėn.