Sipas specialistėve tė Shėndetėsisė, sėmundjet e zemrės shkaktojnė 50% tė vdekjeve. Ja programi i ISHP-sė pėr depistimin

Sėmundjet e zemrės po vrasin ēdo ditė e mė shumė shqiptarėt. Madje gjysma e vdekjeve, nė ēdo vit, kanė nė bazė njė shkak tė lidhur me sistemin e qarkullimit tė gjakut. Kėshtu, specialistėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė bėjnė tė ditur se, ēdo vit nė vendin tonė vdesin rreth 8 mijė persona nga sėmundjet e zemrės. Por ajo ēka e bėn situatėn tragjike ėshtė fakti se mjekėt nuk i kushtojnė vėmendje faktorėve tė riskut, kur pacienti paraqitet pėr vizitė. Tė ndodhur pėrpara kėsaj situate Instituti i Shėndetit Publik ka pėrgatitur njė model tė ri shėrbimesh pranė Mjekut tė Familjes, me qėllim kapjen e hershme tė shkaqeve tė mundshme tė sėmundjeve kardiovaskulare dhe trajtimin nė kohė tė tyre.

Vdekshmėria

Sėmundjet kardiovaskulare janė shkaku kryesor i vdekjeve nė Shqipėri dhe gjysma e vdekjeve nė vend kanė lidhje me sistemin e qarkullimit tė gjakut. Kėshtu shprehen specialistėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė, sipas tė cilėve, kėto vdekje vazhdojnė tė rriten si pasojė e ndryshimeve moshore dhe tė mėnyrės sė jetesės. "Nėse nė fillim tė viteve '90 kishim rreth 6000 vdekje nė vit, nga sėmundjet kardiovaskulare, sot ky numėr ėshtė mbi 8000",- pohojnė specialistėt. Sipas tyre, sėmundjet kardiovaskulare nuk janė njė fatalitet, pra ato nuk ndodhin thjesht sepse ėshtė e shkruar nė gjenet tona. Por mjekėt shpjegojnė se ka njė sėrė faktorėsh tė lidhur me mėnyrėn e jetesės dhe me kontrollin e disa treguesve biologjike tė organizmit. "Informimi i duhur dhe krijimi i kushteve pėr njė jete tė shėndetshme nga ana e shtetit, do tė ndihmonte qė tė prekeshim mė pak nga kėto sėmundje dhe tė kishim njė jetė mė tė gjatė e mė tė shėndetshme",- pohojnė specialistėt.

Programi

Instituti i Shėndetit Publik ka pėrgatitur njė model tė ri shėrbimesh pranė Mjekut tė Familjes me qėllim kapjen e hershme tė shkaqeve tė mundshme tė sėmundjeve kardiovaskulare dhe trajtimin nė kohė tė tyre (kėshillim dhe trajtim i natyrave tė tjera). Kėshtu u shprehen specialistėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė duke shtuar se synimi i kėtij programi ėshtė tė nxisė kapjen e hershme dhe trajtimin e pėrshtatshme me kėshilla apo trajtim tė faktorėve risk pėr sėmundjet koronare dhe ato cerebrovaskulare, me qėllim final parandalimin e pasojave shėndetėsore nė popullatė. "Nė qendėr tė programit ėshtė njė udhėzues i pėrgatitur pėr t'u ardhur nė ndihmė mjekėve",- bėhet e ditur nga specialistėt duke shtuar se nė udhėzues janė pėrfshirė veē tė tjerash, nė mėnyrė skematike edhe standardet e klasifikimit dhe tė kėshillimit tė individėve pėr secilin prej 8 faktorėve tė ndryshueshme, madhore dhe minore tė sėmundjeve kardiovaskulare.

6000 vdekje nė vit nga sėmundjet kardiovaskulare kishte para viteve '90

8000 vdekje nė vit nga sėmundjet kardiovaskulare ka pas viteve '90

Sipas studimit tė ISHP-sė, mjekėt i vlerėsojnė faktorėt e riskut vetėm kur pacientėt shfaqin shenjat klinike

ISHP: Mbi 60% e mjekėve nuk masin faktorėt e riskut

Sėmundjet e zemrės shkaktojnė situata alarmante pėr shkak tė numrit tė lartė tė vdekjeve qė shėnohen ēdo vit. E ndėrsa kėto sėmundje po gjejnė terren gjithnjė e mė shumė specialistėt theksojnė se nė sistemin shėndetėsor tė Shqipėrisė bėhet ende pak, lidhur me kapjen e hershme tė problemeve dhe trajtimin nė kohė tė tyre. Gjithashtu, kėshillimit tė individėve nė risk u kushtohet pak rėndėsi. "Nė njė studim tė viti tė kaluar, tė kryer nga Instituti i Shėndetit Publik, vetėm 40 pėr qind e mjekėve tė pėrgjithshėm e kryejnė vlerėsimin e tensionit tė gjakut nė formėn e njė depistimi rutinė tek personat nė dukje tė shėndetshėm",- pohojnė specialistėt duke shtuar se njė situatė e ngjashme vėrehet edhe pėr vlerėsimin e duhanpirjes tek pacientet. Rezultatet nė lidhje me matjen e faktorėve tė tjerė tė riskut pėr sėmundjet kardiovaskulare, sipas studimit, janė akoma mė tė ulėta. Mjekėt vlerėsojnė nivelin e glicemisė (sheqeri nė gjak), indeksin e masės trupore (mbipeshėn) mėnyrėn e ushqyerjes, konsumin e alkoolit dhe nivelin e stresit vetėm nė prani tė shenjave klinike apo ankesave nga pacientėt. Nga ana tjetėr kanė munguar udhėzuesit e duhur pėr kėtė qėllim. "Reforma financiare nė shėrbimet e mjekut tė familjes nė vendin tonė vėrtetė pritet tė pėrmirėsojė administrimin e kėtij sistemi dhe cilėsinė e shėrbimeve pėr pacientėt, por rrezikon shėrbimet e parandalimit",- pohojnė specialistėt.

Faktorėt e riskut

-konsumimi i alkoolit

-tensioni i gjakut

-duhanpirja

-niveli i glicemisė (sheqeri nė gjak)

-indeksin e masės trupore (mbipesha)

-mėnyra e ushqyerjes

-niveli i stresit