Receta Gatimi

Deklarata e Pavaresise se Kosoves


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Deklarata e Pavaresise se Kosoves

    Te mbledhur ne mbledhje te jashtezakonshme me 17 shkurt 2008, ne kryeqytetin e Kosoves, ne Prishtine;

    Duke iu pergjigjur thirrjes se popullit per te ndertuar nje shoqeri qe respekton dinjitetin njerezor dhe afirmon krenarine dhe synimet e qytetareve te saj;

    Te zotuar per t'u perballur me trashegimine e dhembshme te se kaluares se afert ne fryme te pajtimit dhe faljes;

    Te perkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit te diversitetit te popullit tone;

    Duke riafirmuar deshiren tone per t'u integruar plotesisht ne familjen euroatlantike te demokracive;

    Duke verejtur se Kosova eshte nje rast special qe del nga shperberja jokonsensuale e Jugosllavise dhe nuk eshte presedan per cilendo situate tjeter'

    Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunes ne Kosove qe shqetesuan ndergjegjen e te gjithe popujve te civilizuar;

    Mirenjohes qe bota intervenoi me 1999, duke hequr ne kete menyre qeverisjen e Beogradit mbi Kosoven, dhe vendosur Kosoven nen administrimin e perkohshem te Kombeve te Bashkuara;

    Krenare qe Kosova qe atehere ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike te demokracise qe shprehin lirisht vullnetin e qytetareve tane;

    Duke rikujtuar vitet e negociatave te sponsorizuara nderkombetarisht ndermjet Beogradit dhe Prishtines mbi ceshtjen e statusit tone te ardhshem politik;

    Duke shprehur keqardhje qe nuk u arrit asnje rezultat i pranueshem per te dyja palet perkunder angazhimit te mirefillte te udheheqesve tane;

    Duke konfirmuar se rekomandimet e te Derguarit Special te Kombeve te Bashkuara, Marti Ahtisari, i ofrojne Kosoves nje kornize gjitheperfshirese per zhvillimin e saj te ardhshem dhe jane ne vije me standardet me te larta evropiane per te drejtat te njeriut dhe qeverisjen e mire;

    Te vendosur qe ta shohim statusin tone te zgjidhur, ne menyre qe t'i jepet popullit tone qartesi mbi te ardhmen e vet, te shkohet pertej konflikteve te se kaluares dhe te realizohet potenciali i plote demokratik i shoqerise sone;

    Duke nderuar te gjithe burrat dhe grate qe bene sakrifica te medha per te ndertuar nje te ardhme me te mire per Kosoven;

    1. Ne, udheheqesit e popullit tone, te zgjedhur ne menyre demokratike, nepermjet kesaj Deklarate shpallim Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tone dhe eshte ne pajtueshmeri te plote me rekomandimet e te Derguarit Special te Kombeve te Bashkuara, Marti Ahtisari dhe Propozimin e tij Gjitheperfshires per Zgjidhjen e Statusit te Kosoves.

    2. Ne shpallim Kosoven nje republike demokratike, laike dhe multietnike, te udhehequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes se barabarte sipas ligjit. Ne do te mbrojme dhe promovojme te drejtat e te gjithe komuniteteve ne Kosove dhe krijojme kushtet e nevojshme per pjesemarrjen e tyre efektive ne proceset politike dhe vendimmarrese.

    3. Ne pranojme plotesisht obligimet per Kosoven te permbajtura ne Planin e Ahtisarit dhe mirepresim kornizen qe ai propozon per te udhehequr Kosoven ne vitet ne vijim. Ne do te zbatojme plotesisht ato obligime, perfshire miratimin prioritar te legjislacionit te perfshire ne Aneksin XII te tij, vecanerisht ate qe mbron dhe promovon te drejtat e komuniteteve dhe pjesetareve te tyre.

    4. Ne do te miratojme sa me shpejt qe te jete e mundshme nje kushtetute qe misheron zotimin tone per te respektuar te drejtat e njeriut dhe lirite themelore te te gjithe qytetareve tane, posacerisht ashtu sic definohen me Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do te inkorporoje te gjitha parimet relevante te Planit te Ahtisarit dhe do te miratohet nepermjet nje procesi demokratik dhe te kujdesshem.

    5. Ne mirepresim mbeshtetjen e vazhdueshme te bashkesise nderkombetare per zhvillimin tone demokratik nepermjet te pranive nderkombetare te themeluara ne Kosove ne baze te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (1999). Ne ftojme dhe mirepresim nje prani nderkombetare civile per te mbikeqyrur zbatimin e Planit te Ahtisarit dhe nje mision te sundimit te ligjit te udhehequr nga Bashkimi Evropian. Ne, po ashtu, ftojme dhe mirepresim NATO-n qe te mbaje rolin udheheqes ne pranine nderkombetare ushtarake dhe te zbatoje pergjegjesite qe i jane dhene sipas Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (1999) dhe Planit te Ahtisarit, deri ne ate kohe kur institucionet e Kosoves do te jene ne gjendje te marrin keto pergjegjesi.

    6. Per arsye te kultures, gjeografise dhe historise, ne besojme se e ardhmja jone eshte ne familjen evropiane. Per kete arsye, ne shpallim synimin tone per te marre te gjitha hapat e nevojshem per te siguruar anetaresim te plote ne Bashkimin Evropian sapo qe te jete e mundshme dhe per te zbatuar reformat e kerkuara per integrim evropian dhe euroatlantik.

    7. Ne i shprehim mirenjohje Organizates se Kombeve te Bashkuara per punen qe ka bere per te na ndihmuar ne rimekembjen dhe rindertimin pas lufte dhe ndertimin e institucioneve te demokracise. Ne jemi te perkushtuar te punojme ne menyre konstruktive me Organizaten e Kombeve te Bashkuara gjersa ajo vazhdon punen e saj ne periudhen ne vijim.

    8. Me pavaresine vjen detyra e anetaresise se pergjegjshme ne bashkesine nderkombetare. Ne e pranojme plotesisht kete detyre dhe do t'i permbahemi parimeve te Kartes se Kombeve te Bashkuara, Aktin Final te Helsinkit, akteve tjera te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope, obligimeve ligjore nderkombetare dhe parimeve te marredhenieve te mira nderkombetare qe shenojne marredheniet ndermjet shteteve. Kosova do te kete kufijte e saj nderkombetare ashtu sic jane parapare ne Aneksin VIII te Planit te Ahtisarit, dhe do te respektoje plotesisht sovranitetin dhe integritetin territorial te te gjithe fqinjeve tane. Kosova, po ashtu, do te permbahet nga kercenimi apo perdorimi i forces ne cilendo menyre qe eshte jokonsistente me qellimet e Kombeve te Bashkuara.

    9. Ne, nepermjet kesaj deklarate, marrim obligimet nderkombetare te Kosoves, perfshire ato te arritura ne emrin tone nga Misioni i Administrates se Perkohshme te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera te ish-Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise ndaj te cilave obligohemi si ish-pjese konstituive, perfshire konventat e Vjenes per marredheniet diplomatike dhe konsullore. Ne do te bashkepunojme plotesisht me Tribunalin Penal Nderkombetar per ish-Jugosllavine. Ne synojme te kerkojme anetaresim ne organizatat nderkombetare, ne te cilat Kosova do te synoje te kontribuoje per qellime te paqes dhe stabilitetit nderkombetar.

    10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone te Evropes Juglindore. Pavaresia jone e sjell ne fund procesin e shperberjes se dhunshme te Jugosllavise. Gjersa ky proces ka qene i dhembshem, ne do te punojme pa pushim per t'i kontribuar nje pajtimi qe do te lejonte Evropen Juglindore te shkoje pertej konflikteve te se kaluares dhe te farkoje lidhje te reja rajonale te bashkepunimit. Per kete arsye, do te punojme se bashku me fqinjet tane per te avancuar te ardhmen tone te perbashket evropiane.

    11. Ne shprehim, ne vecanti, deshiren tone per te vendosur marredhenie te mira me te gjithe fqinjet tane, perfshire Republiken e Serbise, me te cilen kemi marredhenie historike, tregtare dhe shoqerore, te cilat synojme t'i zhvillojme me tej ne te ardhmen e afert. Ne do te vazhdojme perpjekjet tona per t'i kontribuar marredhenieve te fqinjesise dhe bashkepunimit me Republiken e Serbise duke promovuar pajtimin ndermjet popujve tane.

    12. Ne, nepermjet kesaj, afirmojme ne menyre te qarte, specifike dhe te parevokueshme se Kosova do te jete ligjerisht e obliguar te plotesoje dispozitat e permbajtura ne kete Deklarate, pershire ketu vecanerisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisarit. Ne te gjitha keto ceshtje, ne do te veprojme ne pajtueshmeri ne parimet e se drejtes nderkombetare dhe rezolutat e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, perfshire Rezoluten 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se te gjithe shtetet kane te drejten te mbeshteten ne kete deklarate dhe u bejme apel te na ofrojne perkrahjen dhe mbeshtetjen e tyre.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Deklarata e Pavaresise se Kosoves


  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: Deklarata e Pavaresise se Kosoves

    Ishalla e ruajne......
    se ne tonen se kemi me

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e Kampioni99
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    36
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Deklarata e Pavaresise se Kosoves

    Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės

    Tė mbledhur nė mbledhje tė jashtėzakonshme mė 17 shkurt 2008, nė kryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė,

    Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė popullit pėr tė ndėrtuar njė shoqėri qė respekton dinjitetin njerėzor dhe afirmon krenarinė dhe synimet e qytetarėve tė saj,

    Tė zotuar pėr t’u pėrballur mė trashėgiminė e dhembshme tė sė kaluarės sė afėrt nė frymė tė pajtimit dhe faljes,

    Tė pėrkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit tė diversitetit tė popullit tonė,

    Duke riafirmuar dėshirėn tonė pėr t’u integruar plotėsisht nė familjen euroatlantike tė demokracive,

    Duke vėrejtur se Kosova ėshtė njė rast special qė del nga shpėrbėrja jokonsensuale e Jugosllavisė dhe nuk ėshtė presedan pėr cilėndo situatė tjetėr,

    Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunės nė Kosovė qė shqetėsuan ndėrgjegjen e tė gjithė popujve tė civilizuar,

    Mirėnjohės qė bota intervenoi mė 1999 duke hequr nė kėtė mėnyrė qeverisjen e Beogradit mbi Kosovėn, dhe vendosur Kosovėn nėn administrimin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara,

    Krenarė qė Kosova qė atėherė ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike tė demokracisė qė shprehin lirisht vullnetin e qytetarėve tanė,

    Duke rikujtuar vitet e negociatave tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės mbi ēėshtjen e statusit tonė tė ardhshėm politik,

    Duke shprehur keqardhje qė nuk u arrit asnjė rezultat i pranueshėm pėr tė dyja palėt pėrkundėr angazhimit tė mirėfilltė tė udhėheqėsve tanė,

    Duke konfirmuar se rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnė Kosovės njė kornizė gjithėpėrfshirėse pėr zhvillimin e saj tė ardhshėm, dhe janė nė vijė me standardet mė tė larta europiane pėr tė drejtat tė njeriut dhe qeverisjen e mirė,

    Tė vendosur qė ta shohim statusin tonė tė zgjidhur nė mėnyrė qė t’i jipet popullit tonė qartėsi mbi tė ardhmen e vet, tė shkohet pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė realizohet potenciali i plotė demokratik i shoqėrisė sonė,

    Duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn,

    1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės.

    2. Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes sė barabartė sipas ligjit. Ne do tė mbrojmė dhe promovojmė tė drejtat e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė dhe krijojmė kushtet e nevojshme pėr pjesėmarrjen e tyre efektive nė proceset politike dhe vendimmarrėse.

    3. Ne pranojmė plotėsisht obligimet pėr Kosovėn tė pėrmbajtura nė Planin e Ahtisarit, dhe mirėpresim kornizėn qė ai propozon pėr tė udhėhequr Kosovėn nė vitet nė vijim. Ne do tė zbatojmė plotėsisht ato obligime, pėrfshirė miratimin prioritar tė legjislacionit tė pėrfshirė nė Aneksin XII tė tij, veēanėrisht atė qė mbron dhe promovon tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.

    4. Ne do tė miratojmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme njė kushtetutė qė mishėron zotimin tonė pėr tė respektuar tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore tė tė gjithė qytetarėve tanė, posaēėrisht ashtu siē definohen me Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do tė inkorporojė tė gjitha parimet relevante tė Planit tė Ahtisaarit dhe do tė miratohet nėpėrmjet njė procesi demokratik dhe tė kujdesshėm.

    5. Ne mirėpresim mbėshtetjen e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zhvillimin tonė demokratik nėpėrmjet tė pranive ndėrkombėtare tė themeluara nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999). Ne ftojmė dhe mirėpresim njė prani ndėrkombėtare civile pėr tė mbikėqyrur zbatimin e Planit tė Ahtisaarit dhe njė mision tė sundimit tė ligjit tė udhėhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmė dhe mirėpresim NATO-n qė tė mbajė rolin udhėheqės nė praninė ndėrkombėtare ushtarake dhe tė zbatojė pėrgjegjėsitė qė i janė dhėnė sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999) dhe Planit tė Ahtisaarit, deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės do tė jenė nė gjendje tė marrin kėto pėrgjegjėsi. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht mė kėto prani nė Kosovė pėr tė siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin nė tė ardhmen nė Kosovė.

    6. Pėr arsye tė kulturės, gjeografisė dhe historisė, ne besojmė se e ardhmja jonė ėshtė nė familjen europiane. Pėr kėtė arsye, ne shpallim synimin tonė pėr tė marrė tė gjitha hapat e nevojshėm pėr tė siguruar anėtarėsim tė plotė nė Bashkimin Europian sapo qė tė jetė e mundshme dhe pėr tė zbatuar reformat e kėrkuara pėr integrim europian dhe euroatlantik.

    7. Ne i shprehim mirėnjohje Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr punėn qė ka bėrė pėr tė na ndihmuar nė rimėkėmbjen dhe rindėrtimin pas lufte dhe ndėrtimin e institucioneve tė demokracisė. Ne jemi tė pėrkushtuar tė punojmė nė mėnyrė konstruktive me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara gjersa ajo vazhdon punėn e saj nė periudhėn nė vijim.

    8. Me pavarėsinė vie detyra e anėtarėsisė sė pėrgjegjshme nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne e pranojmė plotėsisht kėtė detyrė dhe do t’i pėrmbahemi parimeve tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, Aktin Final tė Helsinkit, akteve tjera tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė, obligimeve ligjore ndėrkombėtare dhe parimeve tė marrėdhėnieve tė mira ndėrkombėtare qė shėnojnė marrėdhėniet ndėrmjet shteteve. Kosova do tė ketė kufijtė e saj ndėrkombėtarė ashtu siē janė paraparė nė Aneksin VIII tė Planit tė Ahtisaarit, dhe do tė respektojė plotėsisht sovranitetin dhe integritetin territorial tė tė gjithė fqinjve tanė. Kosova, po ashtu, do tė pėrmbahet nga kėrcėnimi apo pėrdorimi i forcės nė cilėndo mėnyrė qė ėshtė jokonsistente me qėllimet e Kombeve tė Bashkuara.

    9. Ne, nėpėrmjet kėsaj Deklarate, marrim obligimet ndėrkombėtare tė Kosovės, pėrfshirė ato tė arritura nė emrin tonė nga Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera tė ish-Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė ndaj tė cilave obligohemi si ish-pjesė konstituive, pėrfshirė konventat e Vjenės pėr marrėdhėniet diplomatike dhe konsullore. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht me Tribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė. Ne synojmė tė kėrkojmė anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, nė tė cilat Kosova do tė synojė tė kontribuojė pėr qėllime tė paqes dhe stabilitetit ndėrkombėtar.

    10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit nė rajonin tonė tė Europės Juglindore. Pavarėsia jonė e sjell nė fund procesin e shpėrbėrjes sė dhunshme tė Jugosllavisė. Gjersa ky proces ka qenė i dhembshėm, ne do tė punojmė pa pushim pėr t’i kontribuar njė pajtimi qė do tė lejonte Europėn Juglindore tė shkojė pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė farkojė lidhje tė reja rajonale tė bashkėpunimit. Pėr kėtė arsye, do tė punojmė sė bashku me fqinjtė tanė pėr tė avansuar tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt europiane.

    11. Ne shprehim, nė veēanti, dėshirėn tonė pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjtė tanė, pėrfshirė Republikėn e Serbisė, me tė cilėn kemi marrėdhėnie historike, tregtare dhe shoqėrore, tė cilat synojmė t’i zhvillojmė mė tej nė tė ardhmen e afėrt. Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjet tona pėr t’i kontribuar marrėdhėnieve tė fqinjėsisė dhe bashkėpunimit me Republikėn e Serbisė duke promovuar pajtimin ndėrmjet popujve tanė.

    12. Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė, specifike dhe tė parevokueshme se Kosova do tė jetė ligjėrisht e obliguar tė plotėsojė dispozitatat e pėrmbajtura nė kėtė Deklaratė, pėrshirė kėtu veēanėrisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Nė tė gjitha kėto ēėshtje, ne do tė veprojmė nė pajtueshmėri nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirė Rezolutėn 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se tė gjitha shtetet kanė tė drejtėn tė mbėshteten nė kėtė Deklaratė, dhe i bėjmė apel tė na ofrojnė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e tyre.

    Kuvendi i Kosovės

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Tatuazhet e Pavarėsisė (foto + video)
    Nga vaaldr1n nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2012, 04:09 AM
  2. 100 Vjetori Shpalljes Pavarėsisė sė Shqipėrisė - Gėzuar!
    Nga Administratori nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-11-2012, 07:55 PM
  3. Peticion per 100 Vjetorin e Pavaresise ne Twitter
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-11-2012, 09:28 PM
  4. Obama uroi Sejdiun nė pėrvjetorin e pavarėsisė
    Nga selami2006 nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-02-2009, 07:00 PM