26/02/2008 Zhvishen nudo nė ambientet e shkollės katėr gjimnazistė

Ankohen prindėrit, justifikohen protagonistėt

Njė lodėr adoleshentėsh e katėr nxėnėsve tė vitit tė dytė e tė tretė tė njė shkolle tė mesme tė pėrgjithshme nė njė fshat tė rrethit tė Beratit, qė u shėrben nxėnėsve tė gjithė zonės tė Mesit tė Urave qė janė zhveshur pothuajse nudo nė ambientet e shkollės, u ka kushtuar atyre vitin mėsimor, pasi janė pėrjashtuar nga drejtoria e kėsaj shkolle.

Ngjarja e pazakontė, sipas dėshmive, mėsohet se ka ndodhur nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme tė fshatin Syzes tė komunės Poshnje 18 km nė perėndim tė qytetit, mė se njė javė mė parė, por qė Drejtoria e shkollės dhe ajo rajonale Arsimore e kanė mbajtur tė fshehtė, ndonėse ka irrituar edhe prindėr tė tjerė tė kėsaj zone qė kanė nxėnėsit nė kėtė shkollė. Pėr kėtė ngjarje, gjithsesi nxėnėsit pėr veprimin e pahijshėm qė kanė kryer, kanė marrė edhe masėn ndėshkimore mė ekstreme, atė tė pėrjashtimit nga shkolla duke lėnė pa pėrfunduar vitin mėsimor 2007-2008.

Ngjarja

Dėshmitė nga shkolla e mesme e pėrgjithshme e fshatit Syzezė, bėnė tė ditur se mė se njė javė mė parė, katėr nxėnėsit, emrat e tė cilėve pėr arsye etike s’bėhen tė ditur, pas pushimit tė gjatė janė futur nė klasė dhe pas njė ore bosh pa mėsim kanė filluar tė bėjnė shaka, ndėrsa dikujt prej tyre i ka shkuar nė mendje pėr t’u zhveshur nudo dhe se kush e kryen kėtė veprim fiton dhe njė bastė tė caktuar. Lodra e adoleshentėve ka filluar menjėherė. Sapo ata kanė arritur tė zhvishen deri nė rrobat e brendshme (tė mbathurat), kanė qenė disa nxėnės tė tjerė ata qė kanė lajmėruar menjėherė njė nga mėsuesit e shkollės dhe drejtorin e saj.

Veprimi skandaloz i nxėnėsve ka irrituar drejtorin e shkollės. Pasi u thirrėn nxėnėsit nė drejtori dhe u bė verifikimi, pas mbledhjes sė stafit tė mėsimdhėnėsve, u morėn masa ekstreme e pėrjashtimit nga shkolla pėr katėr nxėnėsit qė kanė kryer aktin e pa hijshėm.

Sipas tė njėjtave dėshmive, mėsohet se nė argumentimin e kėtij vendimi u bė e ditur se katėr nxėnėsit kishin thyer normat e moralit dhe rregulloren e shkollės, pėr tė cilat u mor edhe masa ekstreme.

Masat

Pas kėsaj, nxėnėsit kėrkuan ndihmėn e prindėrve pėr masėn qė mori drejtoria e shkollės.

Prindėrit nga ana e tyre, mėsohet se kanė kėrkuar nė drejtorin e shkollės qė fėmijėt e tyre tė mos pėrjashtohen ose atyre t’u jepet e drejta tė vazhdojnė vitin arsimor nė njė nga shollat e tjera tė mesme ku ata mundet tė regjistrohen, gjė tė cilėn e kanė pranuar edhe Drejtoria Arsimore.

Prindėrit e nxėnėsve pasi kanė pritur disa ditė qė drejtoria e shkollės tė ndryshonte vendimin dhe tė pranonte fėmijėt e tyre nė shkollė, kanė kėrkuar ndihmėn e prefektit tė qarkut tė Beratit, Thoma Rmunici, kur nga ana e kėsaj drejtorie nuk kishte asnjė reagim tjetėr. Mė pas ka qenė prefekti ai qė ka marrė takim me drejtorin e Drejtorisė rajonale tė Arsimit nė Berat, Yzedin Hima, tė cilit i ka kėrkuar zgjidhjen e kėtij problemi.

Nė njė deklaratė tė tijėn, prefekti i Beratit, Rumnici, u shpreh se “tė katėr nxėnėsit do tė kthehen tek e njėjta shkollė pėr arsye se edhe vetė nxėnėsit kanė pranuar gabimin dhe janė angazhuar se nuk do ta pėrsėrisim mė njė veprim tė tillė”, ndėrsa ka pohuar se pėr kėtė problem ka rėnė dakord gjatė bisedės edhe me drejtorin e arsimit tė Beratit, Yzedin Hima.

Vetė nxėnėsit, mėsohet se kanė pohuar nė drejtorin e shkollės se e kishin kryer aktin e pahijshėm pa u menduar mė shumė dhe se kjo ka qenė mes disa shokėve pėr arsye basti ose si dhe e kanė quajtur vetė ata njė shaka.

Precedenti

Rreth 12 vjet mė parė, njė skandal i ngjashėm nė Kuēovė

Ky ėshtė rasti i parė qė ndodh nė gjimnazet e qarkut tė Beratit pėr kėto vitet e fundit, ndėrsa rasti mė flagrant ka qenė 12 vjet mė parė kur disa nxėnės tė njė gjimnazi nė rrethin e Kuēovės, kryen njė veprim tjetėr tė kėtij lloji, atė vit ndaj drejtorit tė shkollės, nxėnėsve dhe mėsuesve tė saj u morėn masa ekstreme deri nė largimin nga puna dhe pėrjashtimin e disa nxėnėsve qė u pėrfshinė nė atė skandal.